Connect with Us

“Mos prisni mrekulli nga qielli”/ Meta jep lajmin e keq për shqiptarët

Politikë

“Mos prisni mrekulli nga qielli”/ Meta jep lajmin e keq për shqiptarët

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se duke pasur parasysh situatën politike në vend, shqiptarët do marrin lajme të këqija nga BE, sa i takon vendimit për hapjen e negociatave për integrimin në BE.

Gjatë një konference për mediat, Meta tha se “E kam thënë mjaft qartë që me këtë situatë krize të thellë të gjithanshme që ka vendi dhe aq më tepër me mungesën e vullnetit për të organizuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse nuk ka çelje të negociatave. Sa i takon negociatave, ju lutem të ndiqni koherencën e qëndrimeve të mia në 30 vjet.”

Më tej, ai shigjetoi edhe ndërkombëtarët ndërsa theksoi se “Për çështjen e integrimit mos u lodhni të pyesni asnjë ambasador, që t’ju thotë të vërtetën siç është. Asnjë më mirë se unë nuk do e thotë të vërtetën, asnjë nuk e di më mirë, të gjithë e shohin me një mandat të kufizuar. Unë e shoh si një ish-student i dhjetorit dhe për shkak të pozicioneve që kam mabjtur jam më i përgjegjshëm dhe më i vërtetë se çdo kush tjetër. Nuk jam këtu ti bëj qokë as opozitës as qeverisë, por t’i shërbej interesit kombëtar. Mos prisni mrekulli nga qielli në tetor, prandaj kam kërkuar dialog”-tha Meta./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zoran Zaev flet pas takimit me liderët/ Zbulon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Zgjedhje të parakohshme në 12 prill 2020 dhe qeveri teknike 100 ditëshe, kjo është ajo çka është vendosur në takimin e liderëve të partive politike me Presidentin maqedonas, Pendarovski ditën e sotme. Qeveria teknike do të jetë nën patronazhin e presidentit Stevo Pendarovski, ndërkohë referuar këtij fakti, Zaev është shprehur datë është vendosur me konsensusin e të gjitha palëve politike.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli: Ilir Meta të dorëhiqet

LEXO EDHE:  Zgjedhjet Lokale/ Sot, negociatat mes PS-së dhe LSI-së

Takimi i liderve u mbajt një ditë pasi kryeministri Zoran Zaev u shpreh se do të dorëhiqej pas dështimit me negociatat.

Pjesë e takimit të sotëm ishte vetë Zaev, lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, lideri i BDI Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Menduh Thaci./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Monstra veç Shqipërisë dogji dhe Maqedoninë e Veriut”/ Berisha nuk i ndahet Ramës

Publikuar

-

Nga

“Monstra që përveç Shqipërisë i mbylli dyert edhe Maqedonisë së Veriut!”, kështu shprehet ish-kryeminstri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale teksa publikon një artikull të Euroneës.

Ndërsa për humbjen e negociatave opozitarët ia kanë faturuar Ramës si një dështim të tij, ish kryeministri Berisha edhe njëherë tjetër duket se pajtohet me idenë se “Jo”-ja për Shqipërinë ishte arsyeja që dogji Maqedoninë, e cila në një farë mënyre i kishte përmbushur detyrat e saj për të hedhur hapin e radhës drejt familjes europiane.

“Monstra qe perveç Shqiperise i mbylli dyert edhe Maqedonise se Veriut!

EuroNeës: Rama ‘dogji’ edhe Maqedoninë

Rrjeti prestigjoz Euroneës, i cili citon burime të dorës së parë nga mbledhja e djeshme e kryetarëve të qeverisë të vendeve anëtare në BE, ku edhe u vendos që të mos hapeshin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka nxjerrë detajë të rendësishme nga debati që çoi në atë përfundim.

LEXO EDHE:  Meta dekreton ambasadorët e rinj/ Zbardhen emrat

LEXO EDHE:  LSI nuk është hirushja

Sipas “Euroneës”, presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka pranuar ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të cilën shumica dërrmuese ishte për t’ia hapur negociatat, përcjell ABC Neës.

“Presidenti francez Emmanuel Macron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, shkruan Euroneës, duke cituar burimin e saj.

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti happen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”, shton më tej ai.

Pavarësisht kësaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev njoftoi sot dorëheqjen e tij, ndërsa lajmëroi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Ndryshe ndodh në Tiranë, ku kryeministri Edi Rama vijon me justifikimin se “fajin e ka Europa”.”, shkruhet në postimin e ish-kryeministrit Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Franca kundër negociatave/ Manjani: Macron tha të vërtetën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar refuzimin e vendeve të BE-së, për të hapur negociatat me Shqipërinë

Sipas Manjanit, Macron tha të vërtetën, atë të vërtetë që Romana, Mogherini, Hahn, Tusk, Junker e Knut e të tjerë e fshehën.

Duke vijuar më tej, Manjani shkruan se ne kishim nevojë për një lutje publike për Presidentin e Francës para një jave që të bashkohej me Gjermaninë dhe ta mbikqyrnin vëncce këtë vend. Jo të na hapnin negociatat, por të na tregonin rrugën që u shtrua nga Gjermania.

Reagimi i plotë

Se dimë më se nga ta kapim fillin e punëve tona!

Një hallakatje e madhe psikologjike e llogjike na ka ndodhur.

Kur mendoj se më i miri i letrave tona, zoti Kadare gjeti kohë ti shkruante një letër Romana Vllahutinit, ku shprehte gatishmërinë t’i ulej në gjunjë, vërtetë diçka nuk shkon! (Letër e 17 Maj 2017)

E kujt i shkroi?!

Romanës që ngatërroi keqas këtë vend dhe vetëm fshehu pa pikë turpi për të fshehur realitetin e hidhur shqiptar.

LEXO EDHE:  Meta dekreton ambasadorët e rinj/ Zbardhen emrat

LEXO EDHE:  Berisha: Nuk i themi jo koalicionit me Metën

Macron Presidenti i Francës, ku jeton zoti Kadare tha të vërtetën, por nuk e meriton as gjysmën e letrës së Romanës.!!

Kishim nevojë për një letër, për një lutje publike (jo rënie në gjunjë) për Presidentin e Republikës së Francës para një jave që të bashkohej me Gjermaninë dhe ta mbikqyrnin vënce këtë vend. Jo të na hapnin negociatat, por të na tregonin rrugën që u shtrua nga Gjermania.

Edhe tani, që Macron masakrohet publikisht nga eksponentë e analistë qeveritarë, prap e meriton një letër ndjese, shumë më tepër sesa “ç’meritoi” Romana.

Macron tha të vërtetën, atë të vërtetë që Romana, Mogherini, Hahn, Tusk, Junker e Knut etj etj burokratë në Bruksel e FSHEHËN!!!

E vërteta falenderohet, gënjeshtra nuk pranohet!

Nejse, s’është me të thënë kjo punë.

Qartësisht na ka humbur filli…/CNA.al

LEXO TE PLOTE