Connect with Us

Meta përhapi panik dhe informacion të rremë/ Presidenti rrezikon gjobë ose burg

Meta përhapi panik dhe informacion të rremë/ Presidenti rrezikon gjobë ose burg

Publikuar

-

Një ditë më parë në media qarkulloi një lajm, sipas të cilit presidenti Ilir Meta i kishte nisur një letër kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku kreu i shtetit flet se vendi ynë duhet të përgatitet për përballjen me një tërmet apokaliptik që mund të godasë Ballkanin.

Presidenti Meta në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkon informacion nga institucionet përkatëse rreth kësaj dukurie natyrore, nisur nga deklaratat e sizmiologut grek Akis Tselentis.

“Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar i Athinës. Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës. Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore”, thuhet në letrën e Metës, publikuar nga mediat.

Po në këtë letër, presidenti Meta kërkon informacion për paralajmërimin dhe për masat e mundshme, ndërsa thotë se është i gatshëm të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Por, në fakt nga një paralajmërim i fort që u duk në fillim, gjithçka rezultoi të kishte qënë një gafë e Metës.

Në një prononcim për “Shqiptarja.com”, sizmologu grek, Akis Tselentis ka përgënjeshtruar Metën, ndërsa ka theksuar se “Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete.  E gjitha kjo është fake (e rremë) dhe qesharake.

Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj”.

Pra, ajo çfarë ka bërë presidenti Meta është se ka përhapur panik dhe informacion të rremë, për të cilën Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon dënim me gjobë, ose deri në 5 vite burg.

“Kodi Penal, Neni 267 thotë se “Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.

Por, Presidenti i Republikës, Ilir Meta rrezikon përballjen me drejtësinë për përhapje lajmi të rremë dhe panik tek qytetarët./ CNA.al

Ilir Meta nuk heq dorë nga falli/ Parashikon tërmet në Ballkan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I përmendi “çunat problematikë”/ Gjiknuri debaton me Rakipllarin: Pse flet kot

Publikuar

-

Nga

“Çunat problematikë”, të dalë në përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, janë bërë burim i një debati mes gazetarit Robert Rakipllari me socialistin Damian Gjiknuri.

Rakipllari tha se synimi i opozitës është të garantojë zgjedhje të lira dhe nëse nuk do ndryshohet sistemi zgjedhor, Gjiknuri bashkë me “çunat problematikë” do t’i vjedhin sërish votat. Kjo normalisht nuk u pëlqye nga socialisti, i cili në emisonin “Opinion” i kërkoi gazetarit të mos flasë kot.

Robert Rakipllari: Kërkesa kryesore e opozitës, kauza kryesore e saj, ka qenë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ka qenë me një qeveri kujdestare, me një qeveri teknike. Në qoftë se opozita e arrijnë këtë gjë me ndërmjetësim ndërkombëtar, kjo do ishte një mënyrë që kauza e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme të arrihet. Në rast se kjo nuk arrihet, por do bëhen disa arnime të kodit, do shkojë Gjiknuri pastaj prapë me ata shokët e vetë, me çunat problematikë atje dhe do t’i bëjë zgjedhjet prapë siç ishin.

Damian Gjiknuri: Po pse flet kot?

Robert Rakipllari: Flas sepse ashtu është.

Damian Gjiknuri: Po lere se nuk bën as prokurorin as hetuesin.

Robert Rakipllari: Unë po flas se kam të drejtën time të flas, s’po gënjej unë, s’po them asnjë gënjeshtër. As po të akuzoj se s’jam as prokuror.

Damian Gjiknuri: Je marrë me zgjedhje ti?

Robert Rakipllari: Jam marrë, e di shumë mirë si bëhen zgjedhjet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PS, PD dhe LSI në një tryezë/ Gazetari tregon kush i bëri bashkë

Publikuar

-

Nga

Ulja e tre partive më të mëdha politike në tryezë trazoi edhe më tepër ujërat në politikën shqiptare, pasi kjo marrëveshje e papritur u lexua si pazar mes liderëve të PS, PD dhe LSI.

Por ai që i uli në  një tavolinë Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin duket se ka qenë ambasadori i  Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Këtë e zbuloi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” gazetari Robert Rakipllari , i cili theksoi se gjithashtu ka pasur një ndërmjetësim të fortë amerikan.

“Bazamenti i gjithë kësaj histoire është rezoluta e Bundestagut gjerman. Është negociuar mes të djathtës e të majtës së Bundestagut gjerman. Unë di që në një tryezë që është bërë për Reformën Zgjedhore në Sheraton me përfaqësuesit e komisionit të reformës ku ka shkuar edhe përfaqësuesi i opozitës së bashkuar z.Ivi Kaso, ka pasur një ndërmjetësim të fortë amerikan. Z.Palmer ka pasur bisedë telefonike me z.Basha që opozita të jetë e përfaqësuar në atë tryezë dhe procesi ka vijuar më tej me ndërmjetësim ndërkombëtar. Së fundmi, negociatori kryesor që ka ulur palët në tryezë është ambasadori britanik në Tiranë”, u shpreh Rakipllari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shitblerja e votave/ Revoltohet Gjiknuri: “Nuk kam as akuzë penale, s’jam as nën hetim”

Publikuar

-

Nga

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri është revoltuar mbrëmjen e sotme, lidhur me akzuat se është i përfshirë në shitblerje votash, teksa po diskutonte me ish-deputetin demokrat Oerd Bylykbashi.

Gjiknuri tha me tone të ashpra se nuk e kompleksojnë këto akuza, pasi theksoi se ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë penale apo hetim nga institucionet e drejtësisë.

“Nëse i referohesh akuzave, ndaj të gjithë aktorëve ka akuza të çdo lloj karakteri, mos merremi me pjesën se kush është i akuzuar se nuk kam asnjë kompleks, as akuzë penale nuk kam, as jam nën hetim. Megjithatë unë e kam thënë përfaqësoj partinë time dhe zotëria (Oerd Bylykbashi) nuk mund të vërë kushte kush do të jetë në tavolinë se nuk më pëlqen ky debat”, theksoi socialisti në emisonin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE