LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mësoni numrin e zyrtarëve shqiptarë që SHBA u ka refuzuar vizat familjarisht

30 Korrik 2019, 17:06, Denoncim CNA
Mësoni numrin e zyrtarëve shqiptarë që SHBA u ka refuzuar

Pak më parë radioja Zeri i Amerikës njoftoi se nëpërmjet marrjes së një vendimi Sekretari i Shtetit të SHBA ia ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij.

Me këtë akt të rrallë ndëshkimi ish kryebashkiaku  Dako, bëhet zyrtari i tretë nga Shqipëria që ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. Para tij, e njëtja masë është marrë ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm Adritaik Llalla dhe ish deputetit socialist Tom Doshi.

Dipas raportimit të VOA, Ligji që u ndalon hyrjen në SHBA të zyrtarëve të huaj, është një prej mjeteve që ka në dispozicion administrata amerikane për të luftuar korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga zyrtarë të huaj. Në ndryshim nga ligjet për dhënien e vizave, ku në rast refuzimi, vendimi është konfidencial, ligji që përcakton zyrtarët e huaj si persona jo të përshtatshëm për të hyrë në Amerikë, nuk është konfidencial dhe mund të bëhet publik.

Ky ligj i ka fillesat në vitin 2008, kur Kongresi, synoi të identifikojë dhe të shpallë të papërshtatshëm për të hyrë në Amerikë zyrtarë të huaj të përfshirë në afera korruptive për të shfrytëzuar burimet natyrore të vendeve të tyre.

Në vitin 2012, Kongresi e zgjeroi hapësirën e shtrirjes së këtij ndalimi, duke përfshirë në të termin ?raste të mëdha korrupsioni? dhe sqaroi se njoftimi për individët përkatës mund të bëhej publik ose të mbetej privat.

Rasti i parë që Depaertamenti i Shtetit e përdori këtë ligj, ishte në shkurt të vitit 2018, kur ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Në njoftimet e Departamentit të Shtetit nuk përmendet se për cilat raste specifike bëhet fjalë për këta zyrtarë, nga të dhenat zyrtare mësohet se  nga 2017 deri më sot janë rreth 170 zyrtarë dhe ish zyrtarë shqiptarë të cilëve Ambasada në Tiranë u ka refuzuar vizat, së bashku me gjithë familjarët e tyre. /CNA.al

Lajmet e fundit nga