Connect with Us

Lufta me të fortët e rrugëve/ Artan Hoxha, tregon “kurthin” e ngritur  Policia

Kronika

Lufta me të fortët e rrugëve/ Artan Hoxha, tregon “kurthin” e ngritur  Policia

Publikuar

-

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e “45 minuta” në Report Tv ka zbërthyer të gjithë skemën se si do të funksionojë kjo njësi speciale, që përmendi sot Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp.

Hoxha është shprehur se këto 30-40 forca komando janë trajnuar në Akademinë e Policisë së Shtetit, duke kompletuar formimit e tyre ushtarak dhe atë policor.

“U zgjodh një trup prej 50 efektivësh nga forcat komado të Ushtrisë të cilët u mungon formimi policor janë dërguar në Akademinë e Policisë së Shtetit, ata po e përfundojnë trajnimin për mënyrën se si vepron policia, si duhet të veprojnë në operacione. Në fillim janë trajnuar si komando për të luftuar terroristët në fron dhe tani edhe për ato policore. Një nga RENEA është trajnuar për forcat urbane, ai duhet të mbrojë edhe jetën e kriminelit, ndërsa për një komando armiku është i pamëshirshëm. Tani janë 34-40 komando. Kjo njësi do të jetë e varur nga Drejtori i Policisë së Shtetit, por do jetë autonome. Kjo njësi do kap ata që Rama i quajti “të fortët e rrugëve”. Informacioni kësaj njësi do t’i vijë nga policia kriminale, ata thjesht do e ekzekutojnë”, u shpreh Hoxha.

LEXO EDHE:  Nga Nikoll Lesi/ Me sa duket nuk e njihkan mirë Ilir Metën

Artan Hoxha ka deklaruar gjithashtu, se këto komando janë më të predispozuar për të përdorur armët, ndryshe nga RENEA e aq më tepër një polic i thjeshtë./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

‘Fati i Lojërave’/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe vëllai i shefes së KPA-së

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 nga 87 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Fati i Lojërave’.

Të ndaluarit dolën sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, në një seancë maratonë e cila nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundoi pas 14 orësh.

Midis 55 personave u lanë në burg është edhe Gramoz Murataj, apo i njohur ndryshe si bosi i basteve. Po kështu Gjykata la në burg dhe Elvis Mulajn, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

LEXO EDHE:  Goxhaj hedh dritë mbi planin e Ramës dhe Bashës/ Ja pse i shiti Luli zgjedhjet

LEXO EDHE:  Letra e gjashtë e Ramës/ Shkëlzen Berisha ironizon Ramën

Ndërkaq, 27 nga të ndaluarit janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK “rrëzon” OFL-në/ Çliron pronën e sekuestruar të të akuzuarit për pengmarrjen e Prengës

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka hequr sekuestron një banese në Shkodër.

Mësohet se SPAK ka rrëzuar OFL-së, duke e cilësuar sekuestrimin si një akt në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Bëhet fjalë për banesën njëkatëshe, në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, në pronësi të Aldo Manishtës. Kjo banesë u sekuetrua në kushtet e emergjencës dhe sipas SPAK,  nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

LEXO EDHE:  Kanosi me armë zjarri babë e bir/ E pëson keq 48-vjeçari

LEXO EDHE:  Nga Nikoll Lesi/ Me sa duket nuk e njihkan mirë Ilir Metën

Ndërkohë, kujtojmë se Manishta është një ndër personat që dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trageti kanceroz në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit, gruaja humb ndjenjat gjatë seancës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar pas gjetjes së një sasie të madhe amianti në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Mësohet se gjykata ka lënë në burg tre prej të arrestuarëve si dhe ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për një agjent të shitjes së biletave.

Ndërkohë, për Festim Tafën dhe Elisabeta Çunin është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”
Në burg me afat dy mujor janë lënë Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve; Arbër Çuni dhe Kujtim Xhaferllari.

LEXO EDHE:  Ishte shpallur në kërkim/ Qëllon me armë policinë dhe arratiset

LEXO EDHE:  200 forca policie në aksion/ Shoqërohen 7 persona, sekuestrohen vula të falsifikuara dhe armë  

Gjatë seancës gjyqësore gruas së Zamir Kormuzi i ka rënë të fiktë pas komunikimit të masës së sigurisë për të shoqin./CNA.al

LEXO TE PLOTE