LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i PD "zbret" në Këshillin Bashkiak/ Rama vë Bashën përballë Veliajt

30 Korrik 2019, 17:32, Politikë CNA
Kreu i PD "zbret" në Këshillin Bashkiak/ Rama vë

Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së betimit të kryebashkikuat të Tiranës, Erion Veliaj, ka vlerësuar punën e këtij të fundit, ndërsa ka sulmuar paraardhësin e tij.

Pa e përmendur me emër Rama, ka vënë në shënjestër Bashën, duke bërë një karahasim me Tiranën në kohën që drejtohej nga ai dhe atë të ditëve të sotme.

Sipas tij, krahasimi me si u gjet Bashkia e Tiranës dhe qyteti dhe si është sot, është vrastar për ata që e lanë qytetin në derexhe për katër vite më parë.

?Bilanci i derikëtushëm i Bashkisë ëshë padiskutim pozitiv, por padiskutim nevojat janë shumë dhe pritshmëritë. Edhe pse koha ka shkuar, është e nevojshme të mos harrojmë se nga u nisëm katër vite më parë.

Krahasimi me si e gjetëm dhe si e kemi Tiranën,është vrastar për ata që e lanë Tiranën në derexhe katër vite më parë. Arsyeja është duke bërë këtë krahasim ne vijimësisht marrim kreditet e nevojshme të besimit të njerëzve për të bërë shumë më shumë?, është shprehur Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga