LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

30 Korrik 2019, 06:17, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga  periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër kryesore në  detin e Zi e cila do të vazhdojë të ruajë paqëndrueshmërinë  e motit  në vendin tonë.

Për ditën e sotme, moti do të  jetë me kthjellime përgjatë Ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë prani të vranësirave ku nuk do të mungojnë rreshje shiu të izolura.

Sipas IGJEUM, priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës. Intensiteti i tyre do të vijë duke u dobësuar gjatë ditës së nesërme.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 28 °C
në vendet e ulëta: 19 / 31 °C
në vendet malore: 13 / 28 °C.

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasdites, sidomos në bregdet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga