LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Investimet në Shkodër/ Rama thumbon Voltana Ademin

30 Korrik 2019, 09:43, Politikë CNA
Investimet në Shkodër/ Rama thumbon Voltana Ademin

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët përmendi  dy rrugët e reja që do të ndërtohen me PPP-të, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, si dhe zhvillimet që do të realizohen në rajonin e Shkodrës ku thumboi Voltana Ademin sërish, por nuk harroi as Pogradecin, që gjithashtu drejtohej më parë nga të djathtët.

“Së shpejti nisin punimet për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Milot-Balldren është pjesë e korridorit blu, europian dhe pjesë e projekteve rajonale të procesit të Berlinit, ndërsa Orikum-Dukat është një tjetër aks me rëndësi strategjike, të cilit duam ti bashkojmë tunelin e Llogarasë, për të cilin ka nisur studimi dhe së shpejti nis projekti. Prioritet nisja e punës për Shëngjin-Velipojë, për rrugën e Thethit, projekte të financuara që janë në fazat e fundit të procedurave.

Nga ana tjetër rruga e Semanit. Shkodra do të marrë një rëndësi të vecantë, do të jetë zonë me prioritet strategjik, i gjithë rajoni i Shkodrës. Jemi përgatitur dhe kemi një sërë projektesh, nga finalizimi i atyre të nisura apo të mbetura në start për shkak të murit shurdh të bashkisë, deri te disa projekte më të gjëra, që synojnë të krijojnë një atraksion të ri turistik nga liqeni deri në alpe. Do të fokusohemi te parku i Lurës, Korabit dhe Shebenikut”,- tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga