LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ekonomia në krizë"/ Rama pranon dështimin?

30 Korrik 2019, 09:16, Politikë CNA
"Ekonomia në krizë"/ Rama pranon dështimin?

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me ekonominë dhe zhvillimin e saj.

Rama ka pranuar hapur se ekonomia po kalon një krizë si dhe ka patur një periudhë problematike për pasojë ?të frymës së antishtetit që u injktua në mënyrë të vazhdueshme dhe në forma agresive?, siç e quan ai rritjen e informalitetit.

?Do të fokusohem te aspektet e qeverisjes duke filluar me ekonomimë, e cila edhe pse është në një situatë të pafavorshme, u rrit, krahasuar me një vit më parë me 2,21 %.

Përtej këtij fakti me rëndësi është të fokusohemi tek investimet publike dhe private. Siç mund ta dini kam pasur një periudhë problematike për pasojë të frymës së antishtetit që u injktua në mënyrë të vazhdueshme dhe në forma agresive gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit.

Ndërkohë efekti i thatësirës së madhe është ndjeshëm duke pasur parasysh se vjet patëm një vit me shumë reshje dhe mundësi të shtuar për rritjen ekonomike. Të ardhurat kanë pasur një pasojë problematike për shkak të frymës së anti shtetit që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit, që do të mbetet në fokus. Papunësia është ulur. Borxhi rezulton me një ulje në raport me qershorin e vitit të kaluar, -2.16%,?- tha Rama ndër të tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga