Connect with Us

“Do kemi raste të rënda goditjesh”/ Paralajmëron Rama

Politikë

“Do kemi raste të rënda goditjesh”/ Paralajmëron Rama

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mediat në një takim me gazetarët mbi investimet që janë bërë dhe do të bëhen në qytetet e Shqipërisë si dhe lidhur me shtimin e sigurisë në kuadër të sigurisë ushqimore.

Kryeministri Rama theksoi se Kuvendi miratoi saksione të rënda për abuzuesit në sektorin e sigurisë ushqimore duke mos harruar të përmed edhe dënimin me heqje lirie.

“Dua ta theksoj se jemi në një fazë të re, luftë pa kompromis për garancinë ushqimore. Kuvendi miratoi sanksionet për abuzusesit dhe janë tepër të rënda. Do të kemi raste shembullore goditjesh që nuk ia uroj asnjë sipërmarrësi. Por askush nuk duhet të harrojë se tanimë janë një sërë sanksionesh me heqje lirie për ata që abuzojmë me ushqimin. Kemi 16 ha më shumë tokë të ujitur. Përtej të gjithë situatës aspak inkurajuese kemi rritje 11% të vizitorëve të huaj, 2.3 milione për 6-mujorin e parë. Në Shqipëri ka 230 hotele më shumë sesa një vit më parë. Theksoj se nuk mjafton, vazhdojmë të punojmë për të siguruar një volum të rëndësishëm në turizëm. Jemi duke diskutuar intensivisht për disa projekte të mëdha që t’i materializojmë në kontrata,”-ka thënë Kryeministri Rama./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Unë shmanga rrugën e gjakderdhjes”/ Altin Goxhaj, tallet keq me Bashën

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj, ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha cili po jep një intervistë në Syri TV.

Sipas Goxhajt, Luli, live, po tallet me Lulzimsat.

“Lulzimsat kanë të drejtë, kur thonë se Lyli është më i miri në PD. Me kaq Lylzimsa idiotë dhe të metë që kanë mbetur në Shqyp, Lyli është i vetmi i mençëm. Ndaj dhe i mashtron ditë natë. Ma kapni live te Syri çfarë u thotë lylzimsave që e ndjekin (sapo ka ardhur nga pushimet, thonë në Portugali), pasi e nxori PD pa brekë në b.. nga çdo përfaqësim: Unë shmanga rrugën e  gjakderdhjes që kishte planifikuar Rama”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

HAHAHA LYLI TANI LIVE TU TALL MENDEREN ME LYLZIMSAT
Lulzimsat kanë të drejtë kur thonë se Lyli është më i miri në PD. Me kaq lylzimsa idiotë dhe të metë që kanë mbet në SHQYP, Lyli o i vetmi i mençëm 😀 Ndaj dhe i mashtro ditë natë 😀
Ma kapni live te Syri çfarë u thotë lylzimsave që e ndjekin (sapo ka ardh nga pushimet – thonë në Portugali) pasi e nxorri PD pa brekë në b.. nga çdo përfaqësim:
“UNË SHMANGA RRUGËN E GJAKDERDHJES QË KISHTE PLANIFIKUAR RAMA” hahaha
(e ka për rrugën që e nisi dhe e udhëhoqi vetë zvarrë nga 16 Shkurti e deri tani sipas Axhendës Soros për shkatërrimin e Opozitës me qëllim mbajtjen në pushtet të Rilindjes 😀 )

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Basha kyç gojën për Soros-in/ Tenton të justifikojë tradhtinë ndaj Metës

Publikuar

-

Nga

Në një dokument të brendshëm i Partisë Demokratike dërguar të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe ish-deputetëve, të cilin CNA.al e ka publikuar më herët, PD dilte kundër Presidentit Ilir Meta për çështjen e  Sorosit.

Në dokumentin e shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi,  porosia ishte e qartë që të mos thuhet asnjë fjalë për qëndrimin që Presidenti Ilir Meta për akuzat ndaj Sorosit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur për këtë dokument gjatë një interviste në Syri TV dhe për herë të parë Basha nuk e ka përgënjeshtruar.

Por, duke dashur të dalë nga situata ka sulmuar mediat.

“Po, kthehemi në çështje që nuk janë çështje. Teza e vjetër e mercenarëve të Edi Ramës është për të tërhequr vëmendjen nga problemi kryesor. Është një dokument i dërguar përfaqësuesve  tanë ditën e 30 qershorit. Qëndrimet e mi për Sorosin i gjeni në arkiv në shqip dhe në anglisht. Në dokument iu kërkoj që të mbahej vëmendja me 1 korrik te zgjedhjet dhe mos të merreshin me çështje të tjera. Presidenti ishte në të drejtën e vet. Qëndrim më të ashpër kam mbajtur unë më shumë se sa Meta për Sorosin”, është shprehur Basha, duke mos thënë asnjë fjalë për Sorosin./CNA.al

Zbulohen tezat e PD pas 30 qershorit/ Asnjë koment kundër Soros, Basha zhytet në batak

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Basha nuk e “dorëzon” Ramën/ Kreu i PD nuk përjashton një marrëveshje të re

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi i dorëzoi edhe pushtetin vendor në tavolinë Ramës, është shfaqur sonte në një intervistë në Syri TV.

I pyetur se a mund të ketë një zgjedhje paqësore me Ramën, Basha nuk ka thënë as po as jo.

Duke lënë kështu të kuptohet se nuk e përjashton një marrëveshje të re me Kryeministrin.

Ai ka zgjedhur të komentojë vendimet e Presidentit Ilir Meta nëpërmjet dekreteve.

“Të shohim çfarë ka ndodhur realisht. Presidenti veproi sepse realisht gjendja popullore po shkonte drejt një konflikti të hapur, i cili mbarte edhe rrezikun e viktimave. Asnjë fije floku e asnjë shqiptari nuk vlen të sakrifikohet për një satrap të korruptuar si Edi Rama”, ka thënë Basha.

Ai ka përsëritur kërkesën për zgjedhje përmes një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër.

“Kjo është ajo që kërkon opozita e bashkuar. Ka një numër njerëzish të frustuar që flasin se pa gjak nuk ka ndryshim. Pastaj më trego ndryshimin mes meje dhe Edi Ramës më 21 janar”, ka thënë ndër të tjera Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE