LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dakos i ndalohet hyrja në ShBA/ Duka paralajmëron Rilindjen

30 Korrik 2019, 13:08, Politikë CNA
Dakos i ndalohet hyrja në ShBA/ Duka paralajmëron Rilindjen

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar pas lajmit të DASh, sipas të cilit kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe familjes së tij nuk i lejohet të shkojë në ShBA me arsyetimin se është i përfshirë në afera korrupsioni.

Duka shkruan në rrjetet sociale se vendimi i DASh tregon se beteja e opozitës joparlamentare është e drejtë dhe do të vijojë deri në fund me çdo kosto.

Postimi i Agron Dukës

Shumëkujt deklaratat, qëndrimet dhe akuzat e opozitës, mund t?i kenë tingëlluar si pjesë e betejës së politikës për pushtet. Por, pas përgjimeve të BILD, vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është një provë e qartë se beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e drejtë dhe duhet të vijojë deri në fund me çdo kusht dhe me çdo kosto. Kjo nuk është përballje me një individ, por me një grupim të strukturuar, shembja e të cilit do të vijojë vetëm falë bashkimit të opozitës dhe hapjes së saj. Shumë shpejt NON GRATA do të shpallet gjithë ?Rilindja?!/CNA.al

Zëri i Amerikës: Vangjush Dakos dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Lajmet e fundit nga