Kryesore Show Biz
Upsss!/ Këngëtarët e njohur bullgarë kopjojnë këngën e Noizyt

Rigels Rajku, i njohur me emrin si Noizy është një nga reperët më të dëgjuar në Shqipëri. Këngët e tij janë hite dhe numërojnë me miliona klikime në Youtube.
Një nga bashkëpunimet më të suksesshme të tij është dhe kënga “Meksikane” e publikuar që në vitin 2018, duket se është pëlqyer dhe jashtë kufijve shqiptar.
Dy këngëtarë të njohur bullgarë kanë kopjuar pothuajse të gjithë këngën e dy reperëve, Noizyt dhe Varrosit, pasi beat-i dhe ritmi janë krejtësisht të njëjtë.
Këtë e kanë vënë re fansat e reperit të cilët kanë komentuar menjëherë në video: “Ata kanë vjedhur këngën e Noizyt dhe Varrosit- Meksikane. Ata kanë kopjuar beat-in dhe ritmin”.
Këngëtarët bullgarë e kanë publikuar këngën vetëm një muaj më parë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania