Kryesore Show Biz
“U preka shumë”/ Aurela Gaçe rrëfen për “sekretet” e saj si nënë

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, i cili e ka mbështetur që në fillimet e karrierës së saj.
Ditën e sotme ajo ishte e ftuara speciale e “Pushime on top” ku ka rrëfyer një nga situate me vajzë e saj që e ka prekur shumë.
E pyetur për vajzat dhe nëse ka projektuar ëndrra për to, Aurela është shprehur se çdo gjë është në dorën e tyre. “Ato do i projektojnë vetë ëndrrat e tyre, siç unë kam bërë me ëndrrat e mia dhe Skerdi me të vetat.
Unë kam për detyrë të rris, t’i jap dashuri, t’i tregoj çfarë është e mirë e çfarë e keqe”. Më pas Aurela zbuloi edhe një detaj prekës në lidhje me vajzën e saj të madhe. “Vajza ime e madhe që tani ndjen peshën e emrit tim, sepse njerëzit i kërkojnë asaj që të jetë si unë.
Njëherë më tha diçka që më preku: “Njerëzit presin që unë të kendoj si ty”. E tha me zhgënjim. Është shumë e gabuar. Unë u preka shumë”, është shprehur këngëtarja.