Connect with Us

Sheiku i Partisë Socialiste/ Deputeti me mbi 30 biznese dhe miliarda lekë

Politikë

Sheiku i Partisë Socialiste/ Deputeti me mbi 30 biznese dhe miliarda lekë

Publikuar

-

partia socialiste selia qendrore

Të jesh pjesë e politikës, duhet të jesh medeomos edhe i pasur.

Kjo të vjen ndër mend, ndërsa shikon radhët e partive politike, që janë mbushur me biznesmenë.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, një pjesë e jo e vogël e të kandiduarve për deputet, vinin nga radhët e biznesit.

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por situata ndryshon kurs, pasi ata nuk është se sjellin ndonjë gjë të re në Kuvend.

Disa prej tyre janë thjesht për të zbatuar urdhrat e partisë duke ngritur dorën në këmbim të përforcimit të bizneseve të tyre.

Përveç si biznesmenë, tashmë quhen edhe ligjvënës, por në kompanitë e tyre përfliten se janë ligj shkelës.

                                                 Vullnet Sinaj

CNA.al ka bërë një vëzhgim sot mbi pasurinë e biznesmenit socialist Vullnet Sinaj dhe nuk çuditemi nga pasuria që ai deklaron, por  nga fakti se nuk e kemi dëgjuar të flasë ndonjëherë në Kuvend,ndërkohë që pagën e merr plus edhe shpenzimet.

Siç duket PS e ka listuar Sinaj në radhët e deputetëve në këmbim të financimeve elektorale.

Sipas formularëve të pasurisë rezulton se Sinaj ka mbi 30 biznese dhe miliarda lekë në llogari të ndryshme, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga deputeti socialist Vullnet Sinaj.

Viti 2017 (Deklarata fillestare)

Apartament banimi me sip. 52 m2 në Tiranë, blerë sipas kontratës së shit-blerjes dt. 26.01.2000 me kursime nga emigracioni 2 000 000 lekë, rivlerësuar 8 580 000 lekë.

Truall me sip. 132 m2 nga i cili 78 m2 ndërtesë, shtëpi në Vlorë, trashëguar pas hapjes së testamentit dt. 03.03.1995, rivlerësuar 14 355 000 lekë.

Tokë arë me sip 3492.5 m2 në Tiranë dhuruar nga nëna më dt. 21.06.2017.

Tokë arë me sip. 11 400 m2 në Vlorë, fituar me Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi sipas ligjit 7501 dt. 17.07.1991, e pahipotekuar.

Shtëpi banimi me sip. 75 m2 dhe truall 1200 m2 në Vlorë, blerë 200 000 lekë me të ardhura nga bizneset dhe kursimet familjare, e pahipotekuar, vlera 2 200 000 pas investimeve ndër vite.

Gjendja e llogarisë bankare, në shumën 35 884 923 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në shumën 57 696 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në shumën 73 799 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në shumën 52 455 243 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në shumën 461 euro.

Gjendja e llogarisë së kursimit, në emër të djalit, kontribut nga familja, 1 061 euro.

Gjendja e llogarisë së kursimit, në emër të djalit, kontribut nga familja, 176 369 lekë.

Hua dhënë në dt. 20.06.2017 një shtetaseje, në shumën 1 700 000 lekë.

Hua dhënë një shoqërie në shumën 103 165 500 lekë.

Bashkëshortja,Miranda Sinaj, gjendja e llogarisë bankare, në shumën 339 974 lekë.

Vajza, Enxhi Sinaj, gjendja e llogarisë bankare në shumën 09.09.2017, 32 941 lekë.

Vajza, Enxhi Sinaj, gjendja e llogarisë bankare në shumën 0909.2017, 80 866 lekë.

Vajza, Françeska Sinaj, gjendja e llogarisë bankare, në shumën  88 560 lekë.

Vajza, Françeska Sinaj, gjendja e llogarisë bankare, në shumën 1 384 euro.

Deputeti ka 60 % të aksioneve në “Big Market” sh.p.k Tiranë në shumën 1 860 000 lekë, themeluar në dt. 09.07.2003.

Deputeti ka 50 % të aksioneve në “Big Ulqinaku” sh.p.k Tiranë në shumën 450 000 lekë, themeluar në dt. 09.02.2010.

Deputeti ka 50 % të aksioneve në “Big -Parku” sh.p.k Tiranë në shumën 1 500 000 lekë, themeluar në dt. 07.12.2009.

Deputeti ka  50 % të aksioneve në “Shallvare” sh.p.k Tiranë në shumën 250 000 lekë, themeluar në dt. 09.02.2010.

Deputeti ka 50 % të aksioneve në “Ideal Market” sh.p.k Tiranë, në shumën 1 589 500 lekë, blerë në dt. 30.10.2009.

Deputeti ka 51 % të aksioneve në “Komuna e Parisit” sh.p.k Tiranë, në shumën 1 020 000 lekë.

Deputeti ka 51 % të aksioneve në “Big Dielli” sh.p.k Tiranë, në shumën 1 020 000 lekë.

Deputeti ka 50 % të aksioneve në “Big Lezha” sh.p.k Lezhë, në shumën 600 000 lekë, themeluar më dt. 09.01.2013.

Deputeti ka 51 % të aksioneve në “Big Leo” sh.p.k Lezhë, në shumën 1 275 000 lekë, themeluar në dt. 29.04.2013.

Deputeti ka 50 % të aksioneve “Noeli” sh.p.k Lezhë, në shumën 1 000 000 lekë, themeluar në dt. 17.11.2011.

Deputeti ka 50 % të aksioneve në “Big Shëngjini” sh.p.k Lezhë, në shumën 1 000 000 lekë, themeluar në dt. 10.05.2012.

Deputeti ka 100 % të aksioneve në “Big Porcelani” sh.p.k Tiranë, në shumën 1 500 000 lekë, themeluar në dt. 10.02.2014.

Deputeti ka 51 % të aksioneve në “Big Rruga e Re” sh.p.k Vlorë në shumën 510 000 lekë, themeluar në dt. 14.01.2014.

Deputeti ka 51 % të aksioneve në “Big Kali i Trojës’ sh.p.k Vlorë, në shumën 1 530 000 lekë, themeluar në dt. 27.04.2013.

Deputeti ka 50 % të aksioneve në “Big Elbasani” sh.p.k Elbasan, në shumën 1 500 000 lekë, themeluar në dt. 17.06.2013.

Deputeti ka 51 % të aksioneve në “Dita e Verës” sh.p.k Elbasan, në shumën 510 000 lekë, themeluar në dt. 28.10.2013.

Deputeti ka 50 % të aksioneve në “Big Ushtaraku” sh.p.k Tiranë, në shumën 1 000 000 lekë, themeluar në dt. 14.02.2012.

Deputeti ka 51 % të aksioneve në “Big Kukësi” sh.p.k Kukës, në shumë 1 530 000 lekë, themeluar në dt. 24.06.2013.

Deputeti ka 100 % të aksioneve në “San Paolo” sh.p.k Tiranë, në shumën 2 000 000 lekë, themeluar në dt. 09.02.2010.

Deputeti ka 50 % të aksioneve në “Bashkimi” sh.p.k Tiranë, në shumën 1 050 000 lekë, themeluar në dt. 29.01.2007.

Deputeti ka 100 % të aksioneve në “Big Medreseja” sh.p.k Tiranë, në shumën 3 000 000 lekë, themeluar në dt. 04.06.2013.

Deputeti ka 100 % të aksioneve në “Big Rruga e Kavajës” sh.p.k Tiranë, në shumën 3 000 000 lekë, themeluar në dt. 10.05.2012.

Deputeti ka 100 % të aksioneve në “Mapo” sh.p.k Tiranë, në shumën 2 000 000 lekë, themeluar në dt. 07.01.2010.

Deputeti ka 100 % të aksioneve në “Big-Yz-Berish” sh.p.k Tiranë, në shumën 300 000 lekë, themeluar në dt. 07.06.2010.

Deputeti ka 100 % të aksioneve në “BigAlb Group” sh.p.k Tiranë, në shumën 105 800 000 lekë, themeluar në dt. 17.03.2011.

Deputeti ka 100 % të aksioneve në “Tirana Cash & Carry” sh.p.k Tiranë, në shumën 298 700 000 lekë, themeluar në dt. 02.04.2006.

Deputeti ka 50 % të aksioneve në “Iliria Penn” sh.p.k Tiranë, në shumën 50 000 lekë, themeluar në dt. 10.12.2004.

Bashkëshortja, Miranda Sinaj, ka 50 % të aksioneve në “Xhomlliku” sh.p.k Tiranë në shumën 6 450 000 lekë, blerë me kontratat noteriale dt. 23.05.2008, të ardhura nga pagat dhe fitime të kapitalizuara, 6 450 000 lekë.

Bashkëshortja, Miranda Sinaj, ka 49 % të aksioneve në “Stop & Shop” sh.p.k Tiranë në shumën 2 107 000 lekë, themeluar në dt. 02.12.2010, të ardhura nga pagat dhe fitime të kapitalizuara, 2 107 000 lekë.

Bashkëshortja, Miranda Sinaj, ka 50 % të aksioneve në “Bashkimi” sh.p.k në shumën 1 050 000 lekë, themeltar në dt. 05.03.2002 nga kursimet familjare, 1 050 000 lekë.

Bashkëshortja, Miranda Sinaj, ka 100 % të aksioneve në “Estee Lauder” sh.p.k Tiranë në shumën 100 000 lekë, themeluar në dt. 14.11.2013 të ardhura nga bizneset, 100 000 lekë.

Bashkëshortja, Miranda Sinaj, ka 100 % të aksioneve në “M.A.S.S.” sh.p.k Tiranë, në shumën 100 000 lekë, themeluar në dt. 17.02.2005 nga kursimet familjare. Statusi aktual i shoqërisë pasiv.

VajzaEnxhi Sinaj, ka 49 % të kuotave në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar “Big Ëishes” Tiranë, themeluar në 31.10.2014 në shumën 490 000 lekë, kontribut nga babai. Statusi aktual i shoqërisë: Shoqëri në likuidim e sipër.

Vajza, Françeska Sinaj, ka 51 % të kuotave në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar “Big Ëishes” Tiranë, themeluar në 31.10.2014 në shumën 510 000 lekë, kontribut nga babai. Statusi aktual i shoqërisë: Shoqëri në likuidim e sipër.

Të ardhura nga paga si konsulent për sipërmarrje në shoqërinë “Tirana Cash & Carry” sh.p.k, në shumën  3 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga si konsulent për sipërmarrje në shoqërinë “BigAlb Group” sh.p.k në shumën 587 275 lekë.

Të ardhura si dëmshpërblim shëndetësor nga aksidenti sipas marrëveshjes 21.06.2016 me “Euro Sig” sh.a, 12 500 000 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Komuna e Parisit”, sh.p.k, 3 639 728 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Kukësi” sh.p.k, 1 161 438 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big-Market” sh.p.k, 4 488 359 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Ulqinaku” sh.p.k, 2 130 908 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria, “Big-Parku” sh.p.k, 1 841 970 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Lezha”, sh.p.k, 3 997 911 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Leo”, sh.p.k, 3 679 561 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Noeli” sh.p.k, 2 889 474 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Shëngjini” sh.p.k, 10 690 527 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Porcelani” sh.p.k, 4 929 840 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “San Paolo” sh.p.k, 2 612 085 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Rruga e Re” sh.p.k, 2 519 680 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Kali i Trojës” sh.p.k, 4 013 556 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Elbasani” sh.p.k, 4 207 914 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Dita e Verës” sh.p.k, 2 853 324 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Mapo” sh.p.k, 5 447 067 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Rruga Kavajës” sh.p.k, 1 200 330 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Bashkimi” sh.p.k, 1 550 228 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Medreseja” sh.p.k, 3 703 927 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big-Yz-Berish” sh.p.k, 6 000 000 lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Ushtaraku” sh.p.k, 794 677 lekë. të ardhura persona të familjes.

Bashkëshortja, Miranda Sinaj, të ardhura si administratore (janar – maj) dhe analiste menaxhimi (qershor – gusht) në shoqërinë “Bashkimi” sh.p.k, në shumën 646 332 lekë.

Vajza, Enxhi Sinaj, të ardhura si psikologe në shoqërinë “BigAlb Group” në shumën 240 000 lekë.

Vajza, Enxhi Sinaj, të ardhura si administratore nga dt. 01.01.2017 – 11.05.2017 dhe si psikologe nga dt. 12.05.2017 – 30.06.2017 në shoqërinë “Big Ëishes” deri më 09.09.2017m në shumën 159 840 lekë.

Vajza, Enxhi Sinaj, të ardhura si psikologe në Bashkinë Tiranë, (mars- 09.09.2017.) në shumën 195 162 lekë.

Vajza, Françeska Sinaj, të ardhura si ekonomiste në shoqërinë “BigAlb Group” deri më 09.09.2017, në shumën 480 000 lekë.

Vajza, Françeska Sinaj, të ardhura si administratore në shoqërinë “Big Ëishes” , në shumën 92 215 lekë.

Shpenzime për blerjen e një ap. banimi me sip. 39 m2 në Vlorë më 08.07.2017 vlera 18 250 euro.

Të ardhura nga shitja e 49 kontributeve me vlerë 20 000 lekë secila, të kapitaleve të zotëruara në shoqërinë “Big Dielli” sh.p.k, 980 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 49 kontributeve me vlerë 20 000 lekë secila, të kapitaleve të zotëruara në shoqërinë “Komuna e Parisit”, sh.p.k, 980 000 lekë.

Viti 2017 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga Kuvendi në shumën 710 948 Lekë.

Paga si konsulent për sipërmarrje në shoqërinë “Tirana Cash & Carry” sh.p.k  në shumën 3 150 000 Lekë.

Paga si konsulent për sipërmarrje në shoqërinë “BigAlb Group” sh.p.k, në shumën 587 275 Lekë

Shitja e 49 kontributeve me vlerë 20 000 lekë secila, të kapitaleve të zotëruara në shoqërinë “Big Dielli” Sh.p.k, deri në Shator 2017. Velra totale 980 000 Lekë.

Të ardhura vjetore nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Komuna e Parisit”, sh.p.k, 7 639 728 Lekë.

Të ardhura vjetore nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Kukësi” sh.p.k, 1 761 438 Lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big-Market” sh.p.k, 4 488 359 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Ulqinaku” sh.p.k, 2 130 908 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria, “Big-Parku” sh.p.k, 1 841 970 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Lezha”, sh.p.k, 3 997 911 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Leo”, sh.p.k, 3 679 561 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Noeli” sh.p.k, 2 889 474 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Shëngjini” sh.p.k, 10 690 527 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Porcelani” sh.p.k, 4 929 840 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “San Paolo” sh.p.k, 2 612 085 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Rruga e Re” sh.p.k, 2 519 680 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Kali i Trojës” sh.p.k, 4 013 556 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Elbasani” sh.p.k, 4 207 914 lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura vjetore nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Dita e Verës” sh.p.k, 4 313 012 Lekë.

Të ardhura vjetore nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Mapo” sh.p.k, 5 677 409 Lekë.

Të ardhura vjetore nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Rruga Kavajës” sh.p.k, 2 050 330 Lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Bashkimi” sh.p.k, 1 550 228 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Medreseja” sh.p.k, 3 703 927 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura vjetore nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big-Yz-Berish” sh.p.k, 9 800 703 Lekë.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Ushtaraku” sh.p.k, 794 677 Lekë, periudha Janar-Shtator 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Ideal Market” sh.p.k, 5 839 428 Lekë, periudha Shtator-Dhjetor 2017.

Të ardhura nga tërheqja e dividentit nga shoqëria “Big Dielli” sh.p.k, 5 879 816 Lekë, periudha Shtator-Dhjetor 2017.

BashkëshortjaMiranda Sinaj, të ardhura me vlerë 646 332 Lekë si administratore dhe analiste menaxhimi në shoqërinë “Bashkimi” sh.p.k për periudhën Janar-Gusht 2017 dhe të ardhura me vlerë 336 537 Lekë si administratore për periudhën Shtator-Dhjetor 2017.

Bashkëshortja Miranda Sinaj, të ardhura me vlerë 353 880 Lekë si administratore në Shoqërinë Estee Lauder Sh.p.k, për periudhën Shtator-Dhjetor 2017.

Bashkëshortja Miranda Sinaj tërheqje dividend me vlerë 1 550 228 Lekë nga shoqëria “Bashkimi” Sh.p.k, periudha Shtator-Dhjetor 2017.

Bashkëshortja Miranda Sinaj, tërheqje dividendi me vlerë 553 567 Lekë nga shoqëria “Xhomlliku” Sh.p.k, periudha Shtator-Dhjetor 2017.

Bashkëshortja Miranda Sinaj, tërheqje dividendi me vlerë 778 277 Lekë nga shoqëria “Stop&Shop’ Sh.p.k, periudha Shtator-Dhjetor 2017.

Vajza, Enxhi Sinaj, të ardhura si psikologe në shoqërinë “BigAlb Group” me vlerë 240 000 lekë për periudhën Janar-Shtator dhe 160 000 Lekë për periudhën Shtator-Dhjetor 2017.

Vajza, Enxhi Sinaj, të ardhura si administratore nga dt. 01.01.2017 – 11.05.2017 dhe si psikologe nga dt. 12.05.2017 – 30.06.2017 në shoqërinë “Big Ëishes”, vlera 159 840 lekë.

Vajza, Enxhi Sinaj, të ardhura si psikologe në Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Bashkia Tiranë, me vlerë 195 162 Lekë për periudhën Mars- 9 Shtator 2017 dhe 153 155 Lekë për periudhën Shtator-Dhjetor 2017.

Vajza, Françeska Sinaj, të ardhura si ekonomiste në shoqërinë “BigAlb Group”, me vlerë 480 000 Lekë për periudhën Janar-Shtator 2017 dhe 62 530 Lekë për periudhën Shtator-Dhjetor 2017.

Vajza, Françeska Sinaj, të ardhura si administratore në shoqërinë “Big Ëishes” me vlerë 92 215 lekë deri më 12.05.2017, dhe 26 640 deri në Dhjetor 2017.

Të ardhura me vlerë 12 500 000 Lekë marrë si dëmshpërblim shëndetësor nga aksidenti, sipas marrëveshjes me “Euro Sig” Sh.a në datë 21.06.2016.

Shpenzime me vlerë 18 250 Euro për blerjen e një apartamenti banimi me sip. 39 m2 në Vlorë më 08.07.2017, me të ardhura nga bizneset./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Bledi Mane plas skandalin/ Ja monumenti i radhës që po përgatit Veliaj

Publikuar

-

Nga

Gazetari Bledi Mane akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po bën gati një tjetër memorial.

Në një postim në rrjetet sociale, Mane shkruan se pas memorialit turk, Bashkia e Tiranës po ngre një tjetër monument për 6 milionë hebrenjtë e vrarë.

“Një muaj më parë Bashkia e Tiranës në mënyrë tinzare ndërtoi një monument për dëshmorët e rinj taze që dhanë jetën në Stamboll për zgjatjen e pushtetit të Erdoganit ndërsa tani, një tjetër monument po hedh shtat mes parkut më të famshëm.”-shkruan ndër të tjera Bledi Mane.

Sipas tij, Bashkia po përgatit një përmendore në formë trinity, e cila u kushtohet 6 milionë hebrenjve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

“Këtu fillon groteskja, tragjikomedia. Shqipëria nuk spiunoi, nuk dorëzoi dhe nuk pushkatoi asnjë nga ata pak çifutë që u strehuan këtu. Shqipëria nuk ndjehet fajtore por krenare ndaj ngritja e kësaj përmendoreje në 3 gjuhë (shqip, anglisht, hebraisht) tingëllon absurde, hipokrite, servile.”-shkruan ndër të tjera Mane.

Postimi i plotë:

Harrojini dëshmorët turq, Bashkia e Tiranës po ngre një tjetër monument për 6 milionë hebrenjtë e vrarë!

Parku i Liqenit Artificial në verilindje të kryeqytetit po u njan më tepër skenave të filmave të regjisorit britanik Alfred Hiçkok. Ti ecën nëpër shtigjet e pyllit dhe befas të shfaqet një varr, një zog që cicëron, një çift rënkon.

Era përkëdhel tymin e hashashit, qenushi që luan me të zonjën, pleqtë ia fusin një lojë domino, manjakët fshehur te ferra presin dashnorët të heqin brekët…

Te Parku i Liqenit artificial tashmë gjen varre anglezësh, gjermanësh, statuja partizanësh. Varre rilindasish, ballistësh, komunistësh. Nuk i mungon asgjë Liqenit, as erotizmi e as heroizmi.

Madje ky i fundit tashmë po ndërkombëtarizohet. Një muaj më parë Bashkia e Tiranës në mënyrë tinzare ndërtoi një monument për dëshmorët e rinj taze që dhanë jetën në Stamboll për zgjatjen e pushtetit të Erdoganit ndërsa tani, një tjetër monument po hedh shtat mes parkut më të famshëm.

Një përmendore në formë trinity u kushtohet 6 milionë hebrenjve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Këtu fillon groteskja, tragjikomedia. Shqipëria nuk spiunoi, nuk dorëzoi dhe nuk pushkatoi asnjë nga ata pak çifutë që u strehuan këtu. Shqipëria nuk ndjehet fajtore por krenare ndaj ngritja e kësaj përmendoreje në 3 gjuhë (shqip, anglisht, hebraisht) tingëllon absurde, hipokrite, servile.

Personalisht uroj që në botë mos të ndodhin më tragjedi apo konfilkte ushtarake sepse Parku i Liqenit Artificial të Tiranës është tepër i vogël dhe nuk ka vend për çdo dëshmor që jep jetën për Afrikën, Azinë apo Amerikën Latine. I lutem lali Erit të ndërhyjë menjëherë për përfundimin e luftës në Siri apo në Kashmir të Pakistanit sepse na mjafton betonizimi i kryeqytetit me gradaçela!

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Jemin Gjana si alternativë e Lulzim Bashës, nga fitorja në fitore

Publikuar

-

Nga

Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha është kaq qesharak, kaq i pabesueshëm dhe kaq i konsumuar politikisht sa edhe kur do të bëjë diçka, ka frikë ta bëjë vetë.

Vërsul “zagarët” e tij të përhershëm, ata të rrjeteve sociale që shajnë e fyejnë apo disa nga ata qejfmbeturit e qeverisë së Berishës, që ishin në nivele të ulëta zyrtare, por edhe ata ofiqemëdhenjtë, që të dalin dhe ta mbrojnë Lulin me të madhe dhe të thonë se ata që kanë kritikuar Lulzim Bashën janë pjesë e Rilindjes, apo ata që sulmojnë kryetarin e PD-së nuk kanë të drejtë, sepse opozita është në kauzën e saj të drejtë etj.

Jemin Gjana është një nga ish-ministrat katër vjeçar të Berishës, që iku duke qarë dhe duke u qurravitur, sepse ai e hoqi si ministër, nuk e la më në pozicione. I përfolur për shumë e shumë gjëra, Jemin Gjana sot ka dalë në mbrojtje të Lulzim Bashës dhe ka sulmuar ata që e kritikojnë.

Në fakt, Jemin Gjana nuk është asgjë më shumë sesa falsifikatori i shifrave zyrtare dhe vjedhësi i votave të demokratëve, në garën brenda PD-së. Dy herë apo më shumë çertifikues i tyre.

Por, përtej kësaj ai është një ish-ministër i përfolur, për një mijë e një gjëra, por këto nuk kanë rëndësi sot. Ajo që është e pafalshme është se Lulzim Basha, ai që pretendon se është me fytyrë perëndimore dhe sheh tek e ardhmja e PD-së dhe do të ecë përpara duke e hapur atë, alternativë ka Jemin Gjanën, avokat ka Jemin Gjanën, votat ia numëron Jemin Gjana. A thua se ky është një korifejtë e mëdhenj të demokracisë dhe na duhet së tepërmi. Megjithëse kudo që ta dërgosh nuk mbledh dot më shumë se dy vota.

E kanë parë në Pogradec, në Kukës e gjetkë, kudo që ai ka qënë. Pa folur pastaj për historitë e tij të verdha, rozë apo jeshile, brenda dhe jashtë PD-së. Këto nuk kanë rëndësi.

Por, sot Jemin Gjana na thotë se kritikët e Lulit janë në rrugë të gabuar dhe alternativë e Rilindjes. Por, nuk na thotë:

-A i ka kërkuar llogari apo a e ka pyetur ndonjëherë Lulzim Bashën për marrëveshjen e tij me Edi Ramën?

-A e ka pyetur ndonjëherë Lulzim Bashën sesi i fali 61 bashki në tavolinë Edi Ramës?

-A e ka pyetur ndonjëherë Lulzim Bashën sesi i shiti mandatet e deputetëve në vitin 2017?

-A e ka pyetur Lulzim Bashën ndonjëherë, sesi në vitin 2013, punoi që Edi Rama të vinte në pushtet, duke regjistruar katastrofë elektorale të padëgjuar ndonjëherë për PD-në në kryeqytet? Dhe atë e përsëriti në 2017.

-A e ka pyetur ndonjëherë Jemin Gjana për bizneset e kunatit dhe të familjes.

-A e ka pyetur Jemin Gjana, Lulzim Bashën për 16 milion eurot e pallatit në Vlorë?

-A e ka pyetur Jemin Gjana për një milion dollarët e financimeve të fotos me presidentin e SHBA, Donald Trump dhe lobimet e tij?

-A e ka pyetur ndonjëherë Jemin Gjana, Lulzim Bashën pse i përjashtoi themeluesit e PD-së? Pse e përçau Partinë Demokratike?

-A e ka pyetur ndonjëherë Lulzim Bashën, Jemin Gjana pse PD-ja sot është më e dobët se kurrë? Pse PD-ja sot ka më pak mbështetës? Pse në bazë nuk ka struktura? Pse në degë nuk bëhen zgjedhje? Pse në qendër u mor një elitë nga rruga, u mbajt katër vjet dhe u hodh e gjitha në kosh të plehrave?

-A e ka pyetur ndonjëherë Jemin Gjana për këto Lulzim Bashën?

Apo duke i ditur këto, mjafton që ai të nxjerrë inatet dhe mllefet e tij, pse Sali Berisha në mandatin e dytë nuk e bëri ministër, megjithëse për shumë kohë u bë edhe nënkryetar i partisë dhe kryetar i grupit parlamentar, një post që nuk e meritoi dhe nuk e mori kurrë me votim. Por, iu dha sepse iku dikush tjetër.

Gjithësesi, pa i hyrë më thellë analizës direkte me Jemin Gjanën apo atij hartimi të dobët që një nxënës i klasës së katër e shkruan me mirë, mjafton të ketë lexuar apo të ketë parë një film me politikanë, sot kupton një gjë të vetme. Që sot alternativa politike e Lulzim Bashës është Jemin Gjana.

Sa vlen, sa vota mbledh, çfarë vlere ka për PD-në, Lulzimi le ta kandidojë Jemin Gjanën ku të dojë, kur të dojë dhe si të dojë. Atje ia shohim dhe rezultatet. Le ta vërë gishtin në zonën e tij Jemin Gjana, atje ku do ai të kandidojë dhe të shkojë tek bastionet e PD-së, për të parë sesa vota ka dhe sesa i vlen “lëkura” politikisht.

Megjithëse ndoshta në një moshë të thyer dhe gati një “kufomë” politike, Jemin Gjana nuk ka ctë bëjë tjetër, tani kërkon të mbijetojë, duke na treguar sesa vlen Luli dhe sa të mira janë kauzat e tij.

Megjithëse PD e marrë prej tij në vitin 2013, sot nuk ka as deputetë, as kryetar bashkishë, as këshilltarë, as struktura, as parti. Asgjë prej gjëje. Jemin Gjana këto nuk i shikon. Jemin Gjana shikon sesi t’i bëjë qejfin Lulit apo si të nxjerrë inatin e tij për bëmat dhe gjëmat e djeshme, të cilat e ndëshkuan dhe e lanë pa karrige.

Tani, rrugë të mbarë Lulzim Basha me alternativën tënde Jemin Gjana dhe siç e kë zënë të dy bashkë do të shkoni nga “fitorja në fitore”./ CNA.al

Skandali/ Jemin Gjana manipulon rezultatet

Jemin Gjana çertifikon manipulimin e zgjedhjeve/ Basha fsheh listën

Jemin Gjana e pranon publikisht/ Kryesia e PD-së është jo legjitime

LEXO TE PLOTE

Politikë

Organizata Botërore e Shëndetësisë kazan?/ Vasili “kryqëzon” Ramën

Publikuar

-

Nga

klreu i grupit parlamentar i lsi, petrit vasili dhe kryeministri edi rama

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar sot nga mediat, sipas të cilit Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar qeverisë së Edi Ramës të mos japë me koncesion laboratorët e spitaleve.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama nuk pyet më as për OBSH, e jo me për institucionet financiare dhe i dha laboratorët me koncesion.

Sipas Vasilit, “As vendet me te prapambetura dhe diktatoriale te globit per problemet e shendetesise nuk kane guxuar kurre ta sfidojne e ta kundershtojne OBSH per shkak te autoritetit absolut profesional qe ajo dhe orientimit mbareboteror te politikave shendetesore qe OBSH ben.

I vetmi ne glob qe e refuzon OBSH- në eshte nje i paditur dhe shkollepaket si Edi Rama.”.

Postimi i plotë:

Organizata Boterore e Shendetesise i ka kerkuar qeverise se Edi Rames qe te mos i jape laboratoret e spitaleve me koncesion.

Edi Rama nuk pyeti as per Organizaten Boterore te Shendetesise e jo me per institucionet financiare dhe i dha laboratoret me koncesion.

As vendet me te prapambetura dhe diktatoriale te globit per problemet e shendetesise nuk kane guxuar kurre ta sfidojne e ta kundershtojne OBSH per shkak te autoritetit absolut profesional qe ajo dhe orientimit mbareboteror te politikave shendetesore qe OBSH ben.

I vetmi ne glob qe e refuzon OBSH- në eshte nje i paditur dhe shkollepaket si Edi Rama.

Pyetjet qe shtrohen per Edi Ramen.

1.A mos eshte edhe Organizata Boterore e Shendetesise kazan?

2.Apo mos eshte qeveria e tij grabitqare e paskrupullt e parave te shqiptareve ndaj nuk pyet as per OBSH?

Pergjigja eshte shume qarte per te gjithe shqiptaret: arsyeja e vetme eshte e dyta pra qeveria e Edi Rames si grabitqare e parave te popullit.

P.S Megjithate edhe per kete turp te padegjuar Edi Rama i ka marre masat se nuk ka firmosur vete po ja ka lene zv.kryeministrit./ CNA.al

Koncesionet PPP për laboratorët në spitale/ OBSH jep alarmin

LEXO TE PLOTE