Politikë
Salianji i bashkohet protestës në Devoll/ Kallëzim penal për Duron

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paralajmëruar se kryebashkiaku i ri i Devollit, Eduard Duro te mbaje pergjegjësi sipas një kallëzimi penal.
Ndërsa i është bashkuar protestës para Bashkisë së Devollit, e cila është blinduar nga policia, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka marrë sot zyrtarisht detyrën, Salianji është shprehur se qytetarët kanë dalë për të mbështetur kryetarin e ligjshëm të Devollit, Bledion Nallbati, që sipas tij, ka fituar gati 60% të kësaj bashkie.
“Qytetarët kanë dalë për të mbështetur kryetarin e ligjshëm të Devollit të fituar thuajse 60 përqind të qytetarëve siç e keni pare nuk po lejojnë instalimin e një junte debilash të cilët flenë nepër institucione, duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para.
E patë si një barkderr i shëmtuar si kryeministri Rama shkallmoi dyert dhe institucionet për të treguar se këtu nuk ka institucione nuk ka ligj dhe vetëgjyqesia është akti që bëri dhe për të cilin do të mbajë përgjegjësi sipas një kallëzimi penal. Personi i veteshpallur si kryebashkiak dhe që zaptoi zyrat do të kallezohet edhe për pervetësim të titullit.
Qytetarët nuk po tërhiqen në mbeshtetje të kryetarit Nallbati i cili eshte i ligjshem por edhe institucionit i cili sot nuk është publik.”, tha Salianji./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Rama duhet thirrur në Prokurori”/ Kryemadhi flet me fakte: Kam videon!
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e “Kjo Javë”, nuk i ka ndalur sulmet ndaj qeverisë, lidhur me menaxhimin e situatës së...

Ngjela flet me emra/ Ja kush janë 4 fajtorët për ndërtesat pa leje buzë detit
Avokati Spartak Ngjela ka përmendur emra, teksa foli për fajtorët e kësaj situate ku ndodhet vendi, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ngjela cilësoi si fajtorë...