Connect with Us

Policia blindon Bashkinë/ Çfarë po ndodh në Devoll

Politikë

Policia blindon Bashkinë/ Çfarë po ndodh në Devoll

Publikuar

-

Bashkia e Devollit është e para bashki që drejtohej nga PD, që dorëzon pushtetin lokal tek kandidati socialist, i cili doli fitues në zgjedhjet e 30 qershorit.

Por, duket se kalimi i pushtetit tek të majtët duket se do të shoqërohet me tensione të forta.

Ndërkohë, që ditën e premte, kryebashkiaku i ri, Eduard Duro bëri betimin në ambientet e prefektuarës, ndërsa në Bashki shkoi pasdite i shoqëruar nga forca policie, sot Duro ka shkuar në zyrë që në oren 06:30 të mëngjesit.

Ndërkohë që para bashkisë kanë filluar që të grumbullohen edhe mbështetësit e opozitës prej orës 07:30.

Në ambientet e bashkisë ndodhen rreth 30 forca policie. Efektivët janë të pranishëm në ambientet e jashtë institucionit për të shmangur incidentet.

LEXO EDHE:  Vendimi i Bashës/ PD dhuron fondet e pritjes tradicionale të 11 dhjetorit për të prekurit e tërmetit

Nga ana tjetër ish-kryetari, Bledion Nallbati, i zgjedhur nga radhët e PD-së, vijon të deklarojë se nuk njeh kryetarin e zgjedhur dhe se për të sot është një ditë normale pune.

“Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka Forca Speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjedhur nga 59% e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë, 24orë në ditë.

Do të vazhdoj t’iu shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di ç’ka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyrë. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë”, ka thënë Nallbati.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Saliu është lider, Luli kukull që kurdiset”/ Rama: Po tani me kë do të identifikohen tropojanët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën me banorët e qytetit të  Tropojës. Në fjalën e tij Rama komentoi edhe ish kryeminstrin Sali Berisha duke e cilësuar atë si një lider. Sipas tij, Tropojanët u indetifikuan me një figurë si Sali Berisha.

Nga ana tjetër Rama nuk i kurseu ironitë dhe talljet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar atë si një kukull që sillet si ta kurdisësh.

“Me Saliu spo merrem. Ishte si ishte unë nuk e vë në diskutim që Sali Berisha është Lider. Po ky çfarë lideri është ky. E kanë nxjerrë atje si një kukull që kurdiset. E kurdis për Batman ky bëhet Batman dhe hidhet nëpër muret bashkë me ata të tjerët kacavirret nëpër muret e kështjellës do të marrim pushtetin. E kurdin për barbi ky bëhet barbi, si ta kurdisësh. Kështu që për Saliu nuk po e zgjas. Tropojanët u identifikuan me një figurë që është figurë lider.Po tani më kë do të identifikohen tropojanët me Partinë Demokratike, a e imagjinoni jut ë zgjohet Luli të vijë për Tropojë. Tani atij Tropoja do I duket sikur është për të shkuar në Australi”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Partia Demokratike pa kokë”/ Rama tallet me Bashën nga Tropoja

Publikuar

-

Nga

Pas hapjes së aeroportit të Kukësit kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me banorët e Tropojës. Nga atje Rama prezantoi kandidatin për deputet dhe shprehi falenderimin që ditën e sotme kanë qënë më të shumtë në numër se herët e tjera.

“Sot unë ju gjej më të shumtë në numër. Dhe jam i bindur që prezenca nuk ësht ëe lidhur thjesht me ardhjen time. Por me siguri është e lidhur që në këtë zgjedhje Ps ju ka sjellë dikë që është nder ta kesh shok dhe është nder ta kesh përfaqësues”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera kryeministri nuk la pa ironizuar edhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar pa kokë. Sipas Ramës, ai ka bërë më shumë për këtë qytet se Partia Demokratike.

LEXO EDHE:  Protesta e Opozitës/ Ja, çfarë u thotë Ministria e Brendshme pjesëmarrësve

LEXO EDHE:  Makthet e Lulit me Majlinda Bregun

“PD nuk është një shpellë e mbushur me njerëz që i përkasin një bote tjetër. Pd-ja ka plot njerez të mirë. Në Pd është problem koka, ishte koka kur kishte kokë tani nuk ka kokë imagjino. Për Tropojën unë dhe Partia Sociliaste në këto vite që na hyri në mes me dy akte tërmet dhe pandemia. Kam bërë disa herë më shumë se Sali Berisha dhe Partia Socialiste këtë sma mohon dot një tropojan që mban gishtat lart edhe kur fle gjumë. Për mua ishte një rikthim sepse në Barjam Curr kam qenë kur kam qenë student”, shtoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do i japim fund mafies së trojeve”/ Basha ndalet në Vorë, premtime banorëve

Publikuar

-

Nga

“Do i japim fund mafies së trojeve”/ Basha ndalet në Vorë, premtime banorëve

Kreu i PD Lulzim Basha, në vijim të fushatës elektorale është ndalur në Vorë pasditen e sotme.

Basha theksoi se Rama nuk bëri asgjë në tetë vjet, duke shtuar se nuk ka se çfarë të bëjë më.

“Vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, mirë se iu gjej këtë pasdite. E kanë katandisur Vorën në pikë të zezë. Kanë tetë vite dështime, tetë vite premtime që nuk janë mbajtur dhe kanë guxim e kërkojnë edhe katër vjet të tjera.

Rama nuk bëri gjë dhe nuk ka çfarë të bëjë më. Bashkë për ndryshim, duke votuar të dielën e ardhshme numrin 9. Kjo sepse Vora nuk e mban dot më këtë peshë të rëndë të skamjes dhe varfërisë.

Aleanca për ndryshim do të fitojë zgjedhjet për Shqipërinë e shqiptarët. Kjo qeveri është çnjerëzore. Çmimi i naftës është rritur në mënyrë të tmerrshme. Më 25 prill të largojmë Ramën me votën e shqiptarëve të bashkuar, është në dorën tonë t’i shërbejmë fëmijëve tanë dhe të mos i lëmë nënat e gratë tona me zemër të ngrirë.

Me rindërtimin, Rama ndau disa të njerkës dhe disa të nënës. Do i japim fund mafies së trojeve. Më 25 prill votoni numrin 9, bashkë për ndryshim. Vora fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE