Politikë
OMN kërkon apelimin e vendimit për kryeprokurorin e Kavajës

Kryeprokurori i Kavajës Artan Madani megjithëse u konfirmua në detyrë nga KPK më 1 korrik, ende nuk e ka kaluar provën e Vettingut.
Kjo pasi monitoruesit ndërkombëtarë nuk kanë qenë të bindur me vendimin e dhenë nga KPK.
Ndërsa sot, mësohet se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ankimimin në KPA të vendimit të konfirmimit në detyrë të kryeprokurorit të Kavajës, Artan Madani.
Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Sipas ligjit, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shënim/ Pse është “çmendur” Mona
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK duket se është drejt finalizimit. Tashmë janë zgjedhur edhe...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar reagimet e opozitës në lidhje me monologun e mbrëmshëm të Adi Krastës, të cilin e...