LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një mendim për kotec apelin apo Gjykatën e Lartë të narkoshtetit!

29 Korrik 2019, 12:51, Opinione CNA
Një mendim për kotec apelin apo Gjykatën e Lartë të

Nga Sali Berisha

Gjykata e Larte e perkohshme dhe ad hoc si kotec apel i Edvin Mafise dhe ndrikull Llagamit – kukull Mafise, eshte nje dhunim puçist flagrant i turpshem i lgjeve, Kushtetues se Shqiperise, Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut, vendimeve dhe sinopseve te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut!

Te dashur miq, me urdher te krye kreut te meduzes, Edvin Kristaq Mafise dhe ndrikull Llagami, ne nje akt te mirefillte puçist e antikushtetues, shpalli jashte çdo procedure ligjore e kushtetuese, duke marre pushtetin e presidentit te Republikes, dy gjykates apeli si gjykates te Gjykates te Larte.

Ne te gjitha kushtetutat e vendeve te lira, nje akt me te cilin nje dege e pushtetit apo institucion merr pushtetin e nje dege apo institucioni tjeter ne dhunim te Kushtetutes, konsiderohet grusht shteti brenda shtetit.

Ne rastin konkret, de jure, Ndrikull Llagami, por de facto krye kreu i meduzes Edvin Kristaq Mafia, duke emeruar dy gjykates te Gjykates se Larte kane marre ne nje akt puçist te mirefillte pushtetin e presidentit te Republikes. Kjo sepse Kushtetuta e vendit ne nenin 136/26 piken e pare te tij sanksionon:

?1. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.?

Pra vetvetiu del se dy apelantet e shpallur gjykates te larte nga Edvin Mafia dhe Ndrikulla e Kukull Mafia, sipas Kushtetutes dhe ligjeve te vendit nuk jane kurre anetare apo gjyqtare te Gjykates se Larte pasi jane shpallur te tille ne kundershtim flagrant me nenin 136/26 te Kushtetutes.

Gjithashtu me kete vendim puçist eshte shenuar nje rekord i zi turpi dhe i eshte dhene nje goditje fatale parimeve themelore mbi te cilat ngrihet sistemi i drejtesise te vendeve te lira. Pikerisht ne respekt te ketyre parimeve, ligjet dhe Kushtetuta e Shqiperise ne asnje nen, ne asnje dispozite tranzitore te saj nuk njohin, nuk parashikojne, nuk autorizojne ngritjen e nje Gjykate te Larte te perkohsheme apo dhe ad hoc. Te tilla mund te ngrene vetem juntat, diktaturat staliniste siç bente Enver Hoxha ne vitet 1946-1947 dhe siç? ngrene sot ne narkoshtetin e tij Edvin Mafia. Per rrjedhoje, ata dy gjykates te emeruar pa shprehur pelqimin apo refuzimin me dekret presidenti i Republikes, nuk mund te konsiderohen kurre anetare te Gjykates se Larte por thjeshte anetare te nje aneksi apo koteci antikushtetues te Gjykates se Apelit.

Po keshtu kjo Gjykate e Larte e perkohshme dhe ad hoc, e ngritur si precedent tejet i rezikshem dhe i turpshem duke zhgarravitur ne zyre e tij Kushtetuten e vendit me doren e tij te zeze Edvin Kristaq Mafia dhe me peqe lepen e ndrikull Llagamit, nuk mund te konsiderohen dhe pranohen kurre si Gjykate e Larte e ngritur dhe bazuar ne Kushtetuten e vendit.

Me kete akt Shqiperia shkel dhe dhunon detyrimet e saj qe rrjedhin nga firma qe ka hedhur mbi Konventen Europiane te te Dejtave te Njeriut, e cila shpall dhe detyron per vendet anetare te Keshillit te Europes parimet mbi te cilat ndertohet sistemi i drejtesise ne vendet qe firmosin kete Konvente.

Po keshtu, nje dhunim po kaq flagrant i Kushtetutes dhe i te gjitha ligjeve te vendit eshte gjithashu dhe caktimi de juro nga ndrikull Llagami dhe defacto nga krye kreu i meduzes i çeshtjeve qe do gjykoje ky kotec apo aneks i gjykates se apelit i shpallur si Gjykate e Larte.

Ky akt sipas ligjeve dhe Kushtetutes te Shqiperise mund te ndodhe vetem me gjykatat e tjera paralele por nuk mund te ndodhe kurre me Gjykaten e Larte perveçse ne narkoshtetin e Edvin Mafise ku ligji dhe kushtetuta zevendesohen me vullnetin e mafies se droges.

Ndaj çdo vendim i gjyqtareve te apelit te emeruar ad hoc ne Gjykaten e Larte sipas eshte nul et void. Gjykata e Larte eshte nje institucion kushtetues i pazevendsueshem nga asnje gjykate tjeter ne sistemin e drejtesise.

Por per Shqiperine anetare e Keshillit te Europes, qe ka firmosur Karten Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe qe eshte e detyruar t?u garantoje qytetareve Shqiptare nje sistem drejtesie dhe gjykimi ne perputhje me percaktimet e kesaj Karte dhe vendimet e sinopset Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut (GJEDNJ) dhe jo standartet e nje narkoshteti, çdo vendim i kotecit te Apelit per qytetaret e ketij vendi eshte i paligjshem sepse merret ne shkelje flagrante te te drejtave te tyre te garantuara nga Karta Europiane e te Drejtave te Njeriut, pra eshte nul et void!

Kjo sepse me Kotec Apelin apo Apel Aneksin qytetaret shqiptar zhvendosen nga hapsira europiane e Keshillit te Europes ne hapsiren e narkoshtetit te Edvin Krista Mafise. Per rrjedhoje çdo vendim i Kotec Apelit kunder delinkuenteve dhe krimineleve qe presin ekstradim per shkak te procedures jo ligjore dhe mos respektimit nga Shqiperia i detyrimeve qe rrjedhin nga Karta Europiane e te Drejtave te Njeriut dhe vendimet e sinopset e GJEDNJ ndihmon, inkurajon, mbeshtet krimin.

Se fundi, dua te shtoj se do te deshtojne plotesisht te gjitha ata qe mendojne se per efekt te hapjes se negociatave me BE do mund te mashtrojne dhe shesin kete akt puçist antikushtetues dhe ne shkelje te parimeve te misheruara ne Karten Europiane te te Drejtave te Njeriut si ngritjen dhe funksionimin ne Shqiperi te z Gjykates se Larte. E kunderta eshte e vertete.

Ata te cilet kane kerkuar me shume te drejte ngritjen e institucioneve kushtetuese te drejtesise ne Shqiperi, si njerin prej kushteve me kryesore per hapjen e negociatave, kane deklaruar me shkrim se ata gjithashtu se do te vezhgojne nga afer menyren e ngritjes se tyre. Historia e ketyre viteve ka faktuar se kane deshtuar me sukses te plote te gjithe ata qe kane lustruar realitetin e hidhur te Shqiperise ndaj dhe negociatat nuk u hapen dhe datat per hapjen e tyre u anulluan nga dhjetori i vitit 2016 gjer ne prill te vitit 2019 kater here.

?Facta sund servanda? thoshin latinet, ato nuk mund te zevendesohen me fake neës! sb

07:17 Opinione

Brezi i paturp

Sipas fjalorit shqip-shqip, turp do të thotë: “ndjenjë e for...

Lajmet e fundit nga