LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja e hapsirave publike/ Denoncimi i banorëve: Po na murosin të gjallë!(Foto)

29 Korrik 2019, 18:46, Denoncim CNA
Grabitja e hapsirave publike/ Denoncimi i banorëve: Po na murosin të

Përkundër show-ve mediatike të kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit, Erion Veliaj, për çlirimin e hapsirave publike nga zaptuesit e paligjshëm, zënia e këtyre hapësirave vijon të jetë problem shqetësues i jo pak banorëve. Madje edhe i atyre që jetojnë në qendër të Tiranës dhe që prezenca e këtij fenomeni po ua ngushton sipërfaqet jetike.

Denoncimin e tyre ekskluzivë pranë CNA.al  një grup banorësh të pallatit nr.14, Rruga “Arianitët” (adresa e dikurshme: Rruga “Mine Peza” 2/1- pranë Kafe Flora) e shoqërojnë me fotot konkrete. Që e tregojnë qartë rrethimin e hapsirave publike dhe bllokimin e kateve të para të pallatit nga  mure sorragato, dyer të hekurta, gardhe me tela me gjëmba e ndërtime pa kriter ligjor.

“Po na murosin për së gjalli. Ju lutem shkundini këta zyrtarët që janë përgjegjës për lejimin e kësaj baterdie. Ku nuk e kemi shpënë shqetësimin tonë por askush nuk don me ja dit. Ja shihini vetë foto. Gjithçka duket është pa leje. Kanë përfituar nga mungesa e ndëshkimit dhe sehirxhillëku i pushtetit lokal për të ngritur këto paçavure që shihni dhe për të na zenë frymën”, denoncojnë banorët e pallatit.

Ndërkohë këtë shqetësim të banorëve e konfirmojnë edhe dy autoritetet përfaqësuese të tyre, respektivisht  administratori i Pallatit dhe Kryetari i Asamblesë së Pronarëve të Pallatit nr.14, me vendndodhje Rrugën “Arianitët” ./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga