Connect with Us

“Nesër e pret gremina dhe fundi i tmerrshëm”/ Paralajmërimi i fortë i Spahos

Politikë

“Nesër e pret gremina dhe fundi i tmerrshëm”/ Paralajmërimi i fortë i Spahos

Publikuar

-

Ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama, se sipas tij kërkon të kapë edhe institucionet; Dhomën e Tregtisë dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, Spaho tha se pas presionit me vetting të Ramës, Gjykata Administrative në mënyrë absurde dhe antikushtetuese, ka anuluar fitoren e Elisabeta Katiaj në zgjedhjet për këtë institucion, duke favorizuar kandidaten e përkrahur nga qeveria.

“Mbi 1 muaj më parë institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, zhvilloi zgjedhjet konform rregullave të statutit. Në garë morën pjesë dy kandidatë dhe konform rregullave, fituese u shpall zonja Elisabeta Katiaj.

Gjendur përpara këtij fakti dhe duke pasur frikë nga zgjedhjet si forma e vetme demokratike e përzgjedhjes në krye të një institucioni, Rama urdhëroi një operacion tërësisht kundërligjore. Ai angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të sulmuar procesin me një kërkesë antiligjore në favor të kandidates së tij.”-tha Spaho.

Spaho theksoi se çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik.

Gjithashtu Spaho ka bërë edhe një paralajmërim të fortë, ndërsa theksoi se “Askush nuk do të harrohet dhe as falet në orën e llogarisë që po afron.

Zemërimi popullor nuk do kursejë askënd dhe pasuritë e askujt që sot kalëron me Edi Ramën por nesër e pret gremina dhe fundi i tmerrshëm i çdo bashkëpunëtori me krimin dhe tradhtari të interesit publik.​”.

Deklarata e Spahos:

Babëzia për pushtet e Ramës nuk fal asnjë institucion të pavarur qoftë ai dhe jo i lidhur me shtetin drejtpërdrejt. Veglat e tij qorre veprojnë edhe mbi institucione si Dhoma e Tregtisë si dhe Bashkimi i Dhomave te Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Mbi 1 muaj më parë institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, zhvilloi zgjedhjet konform rregullave të statutit. Në garë morën pjesë dy kandidatë dhe konform rregullave, fituese u shpall zonja Elisabeta Katiaj.

Gjendur përpara këtij fakti dhe duke pasur frikë nga zgjedhjet si forma e vetme demokratike e përzgjedhjes në krye të një institucioni, Rama urdhëroi një operacion tërësisht kundërligjore. Ai angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të sulmuar procesin me një kërkesë antiligjore në favor të kandidates së tij.

LEXO EDHE:  Gazetari: Politika shqiptare si mafja e viteve '80/SPAK te rrafshoje qeverine dhe opoziten

Përballë këmbënguljes të mbështetur në ligje dhe procedura demokratike, insituticioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe industrisë procedoi me shpalljen fituese të kandidates Katiaj.

E gjendur në minorancë votash kandidatja humbëse, dhe natyrisht në mbështetje të kryeministrit Rama, përdori ministren Denaj, e cila në shkelje të Ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, ndërhyri brutalisht në proces.

Nën presionin brutal të personave të lidhur ngushtë me Edi Ramën, komisioni që shpalli fitues dhe vulosi zonjën Katiaj, u tërhoq.

Kjo kthesë e beftë e Komisionit, fsheh në thelb babëzinë për të kapur këtë institucion të pavarur që jo rrallë herë ka shprehur shqetësimet e bizneseve karshi politikave ekonomike të qeverisë.

Këto shqetësime janë paraqitur pranë raportuesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kontrolli qeveritar i kësaj organizate është qëllimi pse Edi Rama po ndërhyn me të gjitha mjetet.

Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë – paditë e zonjës Katija, duke e shpallur fituese, iu anullua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama.

Gjykatësi vendosi që të mos merrte Sigurimin e Padisë duke ia hequr kësaj Gjykate këtë të drejtë.

Një vendim sa absurd aq edhe antikushtetues marrë nga presioni me vetting që Rama i bën tanimë çdo gjyqtari.

E gjithë kjo histori kriminale dhe antikushtetuese zbatohet për të kapur dhe mbytur çdo zë të pavarur nga një njeri që ka frikë dhe dhunon institucionin e zgjedhjeve kudo ku interesat e tij kërcënohen.

Njeriu që zhduku zgjedhjet nga partia që drejton, që zhduku zgjedhjet nga shqiptarët dhe i ktheu në votime moniste, duhet ndalur me çdo kusht e çdo mjet.

Çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik.

Askush nuk do të harrohet dhe as falet në orën e llogarisë që po afron.

Zemërimi popullor nuk do kursejë askënd dhe pasuritë e askujt që sot kalëron me Edi Ramën por nesër e pret gremina dhe fundi i tmerrshëm i çdo bashkëpunëtori me krimin dhe tradhtari të interesit publik.​

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po na gënjejnë”/ Tritan Shehu me bindje: Në Shqipëri s’ka karantinë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha me siguri të plotë se në Shqipëri nuk ekziston asnjë karantinë.

Shehu kërkoi që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ta dërgojë në këto momente tek karantina, ndërsa theksoi se askush nuk e bën këtë, pasi pretendon se ajo nuk ekziston.

“Nuk ka karantinë. Ja ta them unë me siguri të plotë. Le të na marrin këta dhe të na çojnë tani. Është një gënjeshtër. Është një gënjeshtër dhe prandaj këta nuk e tregojnë. Të na çojë ministrja, të na tregojë karantinën. Jam gati ta shoh që në sekond. Do tregoj vendin, do tregoj karantinën se unë jam transparent”, nënvizoi ish-ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili sulmon ashpër deputetët/ Janë rrugaçë e karagjozë!

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në  emisionin“360gradë” ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve teksa i quajti këta të fundit si rrugaçë dhe karagjozë.

“Ne kemi të bëjmë me një Parlament rrugaçësh dhe karagjozësh, që thërrasin Komisionin e Venecias për t’i marrë mendim dhe një ditë para miratojnë ligje.

Në këtë mënyrë i kanë djegur mandatat ata. Këta miratojnë ligj për devidentin, që nuk lejohet që të ketë fuqi prapavepruese, ata e miratojnë, ata e ngrenë kartonin.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shfajësohet për marrëveshjet me Ramën/ “Nuk ishin pakte që cënonin Kushtetutën”

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, është pyetur nëse beson se ka një pakt të dytë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me kryeministrin, Edi Rama.

Meta refuzoi të flasë për Bashën dhe tregoi arsyen se përse ka bashkëpunuar me Ramën apo edhe me partitë e tjera politike.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt, me askënd në Shqipëri kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kundër sovranitetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë në këtë vend. Asnjëherë nuk kam pasur pakt. Për të qenë në pozitë, për të ardhur në pushtet, këto janë histori të tjera. Por kurrë në historinë e Shqipërisë, një pakt në cënim të Kushtetutës dhe të parimeve kushtetuese! Një pakt për të shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe në dëm të vetë Kushtetutës. Asnjëherë dhe për as një gjë!

LEXO EDHE:  U shkarkua me bujë/ Rama “shpërblen” Haki Çakon

LEXO EDHE:  Rama bëri analizën e check-up-it/ LSI zbulon kush e detyroi

Një qëndrim që t’i iki një përgjegjësie për një çështje të rëndësishme kombëtare, e cila është emergjente apo kombëtare apo të merrem me çështje të tjera të vogla apo anësore. Kështu që unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe e kam edhe për detyrën, që kur kam vënë dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe deri më 24 korrik 2022 do ta mbroj atë edhe me jetën time dhe me gjithçka tjetër, duke treguar që jam jo vetëm President i Republikës, por jam dhe do të jem edhe ushtari i parë i Republikës”, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE