LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Reshje dhe ulje të temperaturave në të gjithë vendin

29 Korrik 2019, 06:22, Sociale CNA
Ndryshon moti/ Reshje dhe ulje të temperaturave në të gjithë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik me qëndër kryesore në gadishullin Apenin, e cila do t?i afrohet edhe vendit tonë duke sjellë reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Moti do të  jetë me alternime  kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga rreshje shiu dhe rrebeshe në pjesën e parë të ditës, në të gjitha qarqet.

Sipas IGJEUM, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 28 °C
në vendet e ulëta: 20 / 30 °C
në vendet malore: 14 / 23 °C.

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.

Lajmet e fundit nga