Connect with Us

Makina përplaset me motorin/ Një person në gjendje të rëndë

Kronika

Makina përplaset me motorin/ Një person në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Një aksidenti i rëndë rrugor ka ndodhur para pak minutash në aksin Lezhë-Shëngjin.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Korçë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

‘Fati i Lojërave’/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe vëllai i shefes së KPA-së

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 nga 87 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Fati i Lojërave’.

Të ndaluarit dolën sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, në një seancë maratonë e cila nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundoi pas 14 orësh.

Midis 55 personave u lanë në burg është edhe Gramoz Murataj, apo i njohur ndryshe si bosi i basteve. Po kështu Gjykata la në burg dhe Elvis Mulajn, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Korçë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

LEXO EDHE:  Lagështira provokon një aksident të rëndë/ Shpëton familja shqiptare

Ndërkaq, 27 nga të ndaluarit janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK “rrëzon” OFL-në/ Çliron pronën e sekuestruar të të akuzuarit për pengmarrjen e Prengës

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka hequr sekuestron një banese në Shkodër.

Mësohet se SPAK ka rrëzuar OFL-së, duke e cilësuar sekuestrimin si një akt në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Bëhet fjalë për banesën njëkatëshe, në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, në pronësi të Aldo Manishtës. Kjo banesë u sekuetrua në kushtet e emergjencës dhe sipas SPAK,  nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

LEXO EDHE:  Aksidenti me dy viktima në Korçë/ Zbulohet identiteti i shoferit

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një 18-vjeçar

Ndërkohë, kujtojmë se Manishta është një ndër personat që dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trageti kanceroz në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit, gruaja humb ndjenjat gjatë seancës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar pas gjetjes së një sasie të madhe amianti në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Mësohet se gjykata ka lënë në burg tre prej të arrestuarëve si dhe ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për një agjent të shitjes së biletave.

Ndërkohë, për Festim Tafën dhe Elisabeta Çunin është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”
Në burg me afat dy mujor janë lënë Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve; Arbër Çuni dhe Kujtim Xhaferllari.

LEXO EDHE:  Aksident te mbikalimi i Rinasit/ Makinat përplasen kokë më kokë

LEXO EDHE:  Korçë/ Makina përplas rëndë qytetarin

Gjatë seancës gjyqësore gruas së Zamir Kormuzi i ka rënë të fiktë pas komunikimit të masës së sigurisë për të shoqin./CNA.al

LEXO TE PLOTE