Connect with Us

Lirohet nga burgu “i tmerrshmi” i Beratit/ Historia që përgjaku qytetin

Kronika

Lirohet nga burgu “i tmerrshmi” i Beratit/ Historia që përgjaku qytetin

Publikuar

-

Pasi ka përfunduar dënimin prej 25 vitesh në burg, është liruar sot nga qelia Lul Caka, i njohur ndyshe si i tmerrshmi i Beratit.

Caka ishte dënuar me 25 vite burg, dënim ky i dhënë pas masakrave të viteve 97-98 të ndodhura në qytetin e Beratit.

Lulzim Caka u soll në Shqipëri në vitin 2003 pas me një marrëveshje ekstradimi me Italinë dhe pas 16 viteve burgim tashmë konsiderohen të shlyera 25 vitet e dënimit. Ai akuzohet për një ngjarje në të cilën thuhet se sulmoi postbllokun e policisë duke tentuar të vrasë dy zyrtarë të lartë policie, Gani Malushin dhe Ilir Ngresin. Të dy ata janë vrarë në ngjarje të tjera. Njëri u ekzekutua nga miku i Lul Cakës , Kastriot Jaupaj dhe tjetri u vra në Durrës.

Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë akuza për një sërë ngjarjesh të frikshme, të cilat krijuan mitin e një vrasësi gjakftohtë, por edhe hakmarrës.

Ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij Xhevrie Caka, pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Gruaja u rrëmbye në derën e komisariatit të policisë në vitin 1999, dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit.

Lulzim Caka u betua për hakmarrje. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami.

Lul Caka u ngjit në piramidën e krimit në fillim të viteve ’90, për shkak të lidhjes familjare që kishte me një tjetër personazh të krimit, Loshin e Karbunarës dhe banda të Beratit. Por kundërshtarët e tij ishin nga fshati Samaticë e përkatësisht fisi Cami, Bega, Cala dhe Yzeiri. Në vitin 1995 ai u përfol për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë, ndërsa më pas miti i tij friksonte këdo që udhëtonte gjatë 2001 , pasi shpesh postblloqet me njerëz të armatosur sulmonin automjetet.

LEXO EDHE:  Historia shokuese/ Burgosën dhe dhunuan koleksionistin e njohur

Por, ajo që i hodhi prangat dhe e dërgoi në burg ishte pikërisht sulmi ndaj policisë. Ai tentoi të vrasë dy shefat e krimeve të Kuçovës dhe të Beratit në urën e Samaticës.

Oficerët Ngresi dhe Malushi shpëtuan ndërsa në vendngjarje mbeti e shkrumbuar makina e tyre. Pikërisht për këto episode, Lulzim Caka vuajti dënimin në bashkim dënimesh duke përfshirë edhe vrasjen e Pëllumb Eminit, një krim që i kushtoi atij më pas vrasjen e të ëmës. Pas arratisjes nga burgu ku preu hekurat përmes një sharre si dhe kreu masakrën në Berat, Caka u largua nga Shqipëria ku edhe jetoi në arrati në Itali për 15 muaj.

Ndërkohë, në burg po vuajnë dënimin me 75 vite në total tre vrasësit e tjerët të nënës së të tmerrshmit të Beratit. Kundërshtarët e Lulzim Cakës janë Fatmir Emini i njohur ndryshe si Mile Cami të cilit Lul Caka i ka vrarë të vëllain, një krim që solli më pas për gjakmarrje masakrimin e të moshuarës. Në burg për këtë krim janë edhe dy vëllezërit Artan dhe Bledar Yzeiri, të dënuar përkatësisht me nga 25 vite burgim secili.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

‘Fati i Lojërave’/ Lihen në burg 55 të ndaluar, në qeli edhe vëllai i shefes së KPA-së

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 nga 87 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Fati i Lojërave’.

Të ndaluarit dolën sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, në një seancë maratonë e cila nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundoi pas 14 orësh.

Midis 55 personave u lanë në burg është edhe Gramoz Murataj, apo i njohur ndryshe si bosi i basteve. Po kështu Gjykata la në burg dhe Elvis Mulajn, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

LEXO EDHE:  U dënua për shpifje/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Berisha

LEXO EDHE:  Historia shokuese/ Burgosën dhe dhunuan koleksionistin e njohur

Ndërkaq, 27 nga të ndaluarit janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK “rrëzon” OFL-në/ Çliron pronën e sekuestruar të të akuzuarit për pengmarrjen e Prengës

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka hequr sekuestron një banese në Shkodër.

Mësohet se SPAK ka rrëzuar OFL-së, duke e cilësuar sekuestrimin si një akt në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Bëhet fjalë për banesën njëkatëshe, në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, në pronësi të Aldo Manishtës. Kjo banesë u sekuetrua në kushtet e emergjencës dhe sipas SPAK,  nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

LEXO EDHE:  Kur 8 marsi, u bë dita ndërkombëtare e gruas

LEXO EDHE:  U dënua për shpifje/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Berisha

Ndërkohë, kujtojmë se Manishta është një ndër personat që dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trageti kanceroz në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit, gruaja humb ndjenjat gjatë seancës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar pas gjetjes së një sasie të madhe amianti në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Mësohet se gjykata ka lënë në burg tre prej të arrestuarëve si dhe ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për një agjent të shitjes së biletave.

Ndërkohë, për Festim Tafën dhe Elisabeta Çunin është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”
Në burg me afat dy mujor janë lënë Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve; Arbër Çuni dhe Kujtim Xhaferllari.

LEXO EDHE:  Kur 8 marsi, u bë dita ndërkombëtare e gruas

LEXO EDHE:  Dosja e plotë/Prokuroria për Krime të Rënda kërkon 4 vjet e 6 muaj burg për Shukri Xhelilin

Gjatë seancës gjyqësore gruas së Zamir Kormuzi i ka rënë të fiktë pas komunikimit të masës së sigurisë për të shoqin./CNA.al

LEXO TE PLOTE