Connect with Us

Betonizimi i Tiranës/ Veliaj “ia merr në kthesë” Ramës

Politikë

Betonizimi i Tiranës/ Veliaj “ia merr në kthesë” Ramës

Publikuar

-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës se ka betonizuar kryeqytetin.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se Erion Veliaj në katër vite si kryebashkiak i Tiranës, ka betonizuar kryeqytetin më shumë edhe sesa vetë Edi Rama, në 11 vite që ka mbajtur detyrën e kryebashkiakut.

“Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit. Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate.”-shkruan ndër të tjera Ina Zhupa.

Sa i takon debateve në lidhje me Tetarin Kombëtar, Zhupa shkruan se “Teatri nuk do jetë afera jote e rradhes për tu pasuruar ti dhe Rama Hajduti, në kurriz të qytetit, artit, identitetit, kulturës! Ky është projekti i drogës, jo i kulturës. Edi Hajduti dhe Kryemashtruesi i Tiranës kërkojnë të pastrojnë paratë e pista duke shkatërruar trashëgimine kulturore.”

LEXO EDHE:  Kryeson Erion Veliaj në Tiranë

Postimi i plotë:

Teatri si “bahçja” e re e kullave që planifikon të mbjellë Veliaj për Tiranën!

Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit. Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate.

Në vetëm këto 15 leje që jane paraqitur në video arrin në 630.000 m2 sipërfaqje e volumit të ndërtimit ! Mund ta merrni me mend se sa miliona euro janë në xhepat e tyre dhe se sa dem ka qyteti dhe jetesa jonë nga këto ndërtime pafund!

Teatri nuk do jetë afera jote e rradhes për tu pasuruar ti dhe Rama Hajduti, në kurriz të qytetit, artit, identitetit, kulturës! Ky është projekti i drogës, jo i kulturës. Edi Hajduti dhe Kryemashtruesi i Tiranës kërkojnë të pastrojnë paratë e pista duke shkatërruar trashëgimine kulturore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po na gënjejnë”/ Tritan Shehu me bindje: Në Shqipëri s’ka karantinë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha me siguri të plotë se në Shqipëri nuk ekziston asnjë karantinë.

Shehu kërkoi që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ta dërgojë në këto momente tek karantina, ndërsa theksoi se askush nuk e bën këtë, pasi pretendon se ajo nuk ekziston.

“Nuk ka karantinë. Ja ta them unë me siguri të plotë. Le të na marrin këta dhe të na çojnë tani. Është një gënjeshtër. Është një gënjeshtër dhe prandaj këta nuk e tregojnë. Të na çojë ministrja, të na tregojë karantinën. Jam gati ta shoh që në sekond. Do tregoj vendin, do tregoj karantinën se unë jam transparent”, nënvizoi ish-ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili sulmon ashpër deputetët/ Janë rrugaçë e karagjozë!

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në  emisionin“360gradë” ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve teksa i quajti këta të fundit si rrugaçë dhe karagjozë.

“Ne kemi të bëjmë me një Parlament rrugaçësh dhe karagjozësh, që thërrasin Komisionin e Venecias për t’i marrë mendim dhe një ditë para miratojnë ligje.

Në këtë mënyrë i kanë djegur mandatat ata. Këta miratojnë ligj për devidentin, që nuk lejohet që të ketë fuqi prapavepruese, ata e miratojnë, ata e ngrenë kartonin.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shfajësohet për marrëveshjet me Ramën/ “Nuk ishin pakte që cënonin Kushtetutën”

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, është pyetur nëse beson se ka një pakt të dytë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me kryeministrin, Edi Rama.

Meta refuzoi të flasë për Bashën dhe tregoi arsyen se përse ka bashkëpunuar me Ramën apo edhe me partitë e tjera politike.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt, me askënd në Shqipëri kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kundër sovranitetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë në këtë vend. Asnjëherë nuk kam pasur pakt. Për të qenë në pozitë, për të ardhur në pushtet, këto janë histori të tjera. Por kurrë në historinë e Shqipërisë, një pakt në cënim të Kushtetutës dhe të parimeve kushtetuese! Një pakt për të shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe në dëm të vetë Kushtetutës. Asnjëherë dhe për as një gjë!

LEXO EDHE:  Rama luftë të hapur Metës/ Urdhër strukturave të shkrijnë LSI

LEXO EDHE:  Kërkesa për shkarkimin e rektorit/ Deklarata e fortë e Gjekmarkaj: Dekanët u detyruan nga Rama

Një qëndrim që t’i iki një përgjegjësie për një çështje të rëndësishme kombëtare, e cila është emergjente apo kombëtare apo të merrem me çështje të tjera të vogla apo anësore. Kështu që unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe e kam edhe për detyrën, që kur kam vënë dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe deri më 24 korrik 2022 do ta mbroj atë edhe me jetën time dhe me gjithçka tjetër, duke treguar që jam jo vetëm President i Republikës, por jam dhe do të jem edhe ushtari i parë i Republikës”, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE