LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e Teatrit/ Nishani: Rama sjellje mafioze ndaj artistëve njësoj si ndaj studentëve

28 Korrik 2019, 14:48, Politikë CNA
Shembja e Teatrit/ Nishani: Rama sjellje mafioze ndaj artistëve njësoj

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur e çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Nishani shkruan se loja e pushtetit monist e më okulti në 30 vitet e fundit, me artistët për ti përçarë, ëshë  e njëjtë me sjelljen mafioze të tij ndaj revoltës së fundit studentore. 

Ndërsa shton se  ?Korrupsioni mafioz dhe përdhosja e dinjitetit të shumicës dërrmuese të shoqërisë nuk mund të fshihet më pas maskave të propagandës komsomolase që rilindi për fat të keq ndër ne, por që po shuhet me shpejtësi, për fat të mirë, prej nesh?. 

Postimi i plotë

Loja e pushtetit monist e më okulti në 30 vitet e fundit, me artistët për ti përçarë, e njëjtë me sjelljen mafioze të tij ndaj revoltës së fundit studentore.
Artistët e duan, e kanë kërkuar, e mbështesin dhe e meritojnë Teatrin e ri, në respekt të pacënuar të trashëgimisë së tij historike e arkitekturore siç i rezistoi edhe diktaturës.

Por, të gjithë ata janë kundër vjedhjes së pronës së kulturës sonë, të gjithë ata janë kundër simbiozës pushtet/mafia mbi të drejtën, pronën shtetërore, trashëgiminë kulturore, dinjitetin, ligjin, të drejtën e një shoqërie të tërë.

Korrupsioni mafioz dhe përdhosja e dinjitetit të shumicës dërrmuese të shoqërisë nuk mund të fshihet më pas maskave të propagandës komsomolase që rilindi për fat të keq ndër ne, por që po shuhet me shpejtësi, për fat të mirë, prej nesh.

Vetëdijen humane nuk mund ta blej dot askush!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga