LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Robert Ndrenika sqaron qëndrimin e tij/ Kam dashur gjithnjë të ndërtohet Teatri

28 Korrik 2019, 14:23, Sociale CNA
Robert Ndrenika sqaron qëndrimin e tij/ Kam dashur gjithnjë të

Aktori i njohur Robert Ndrenika, ka reaguar sërish në lidhje me nevojën për të pasur një Teatër të ri Kombëtar.

Drenika thekson se ka qenë gjithmonë për një Teatër të ri edhe para se të shtrohej problemi që ka dalë tani.

 ?Unë në deklaratat e mia, gjithnjë kam dashur një teatër të ri e bashkëkohor në Tiranë.

Kam qenë shumë i qartë me kolegët e mi. Dhe atë kam pasur qëllim kryesor. S?më bëhet vonë, le të mendojnë si të dojë qeveria, kam dashur gjithnjë të ndërtohet teatër i ri, e këtë e kam thënë para se të shtrohej problemi që ka dalë tani.

Edhe kur thoshte para 20 viteve ministri Edi Rama se donte të bëhej kulla dhe poshtë të bëhej teatri.

Unë kam qenë gjithmonë që teatri të jetë më vete, teatri duhet më vete si kisha, si xhamia, si shkolla, si universiteti, ndaj kemi luftuar para 20 vitesh?, ? u shpreh Robert Ndrenika për Gazetën Shqiptare.

Ndërsa duke replikuar me kolegët artist ai ka sqaruar se të gjitha deklaratat e tij për teatër të ri i ka bërë për të qenë transparent me komunitetin teatror./CNA.al

Lajmet e fundit nga