Connect with Us

 “Paralajmërova Ramën një vit më parë”/ Basha zgjohet i lumtur

Politikë

 “Paralajmërova Ramën një vit më parë”/ Basha zgjohet i lumtur

Publikuar

-

Kreu i PD-së Lulzim Basha, është kthyer një vit më parë, një deklaratë që ai ka bërë në lidhje me Teatrin Kombëtar.

“Afera Rama-Veliaj e Kullave 200 milionë Euro te Teatri Kombëtar nuk ka të bëjë fare me Teatrin por vetëm me ndërtimin e kullave 200 milionë euro dhe pastrimin e parave të drogës. Debati për Teatrin është loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro:, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Ndërsa në fund shton se është i lumtur për kontratën që ka  nënshkruar brenda Teatrit Kombëtar javën që shkoi.

Postimi i plotë:

Afera Rama-Veliaj e Kullave 200 milionë Euro te Teatri Kombëtar nuk ka të bëjë fare me Teatrin por vetëm me ndërtimin e kullave 200 milionë euro dhe pastrimin e parave të drogës. Debati për Teatrin është loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro.

Më poshtë deklarata ime një vit më parë me 28 korrik 2018:

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron ndalimin e therjes së kafshëve në rrugë

“Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri.”

  1. S. I lumtur që kontratën e nënshkruam brenda Teatrit Kombëtar këtë të enjte!/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama dorëzoi padinë në Gjykatë/ Reagon menjëherë Haradinaj

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama e ka paditur në gjykatë për shpifje.

Harandiaj ka paralajmëruar se do të ketë një përgjigje në padi. Ai e ka akuzuar Ramën se gjithë këtë po e bën për t’iu larguar përgjegjësive.

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, tha Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi e thotë troç/ “Disa politikanë nuk flasin se e kanë emrin me laps”

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi deklaron se Shqipëria është në këtë krizë për shkak të dy marrëveshjeve, ajo e 2008 dhe ajo e 2017.

Patozi tha se prej tyre sot jemi në këtë gjendje, ndërsa theksoi se partia e tij që ka vetëm disa muaj që është krijuar, ka shfaqur platformën e saj për zgjidhjen e kësaj situate.

“Këtë punë nuk e zgjidh sistemi. Ne si parti modeste kemi një platformë, e kemi dorëzuar 4 muaj më parë. Ne themi që ky sistem duhet çbërë, pastaj shikojmë kush është më i përshtatshmi. Pse? Se çfarë provash duhet të japë më shumë, ç’a do arrijmë më shumë sesa kaq. Pra ta çbëjmë këtë”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Koordinatori i BD theksoi se njerëzit kanë të drejtë të mos votojnë për tre persona, por të votojnë atë që duan.

LEXO EDHE:  Koordinatorët e Bashës, dështim me sukses

LEXO EDHE:  Kërcënohet protestuesi/ Berisha-Ramës: Guxo preki një qime floku

Patozi theksoi se ka politikanë që duan të kandidojnë për kryeministër, por nuk flasin se e kanë emsin me laps./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betimi i Bashës për Kishën e Laçit/ Patozi: Është e rëndë, besimtarët mund të ofendohen

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha nuk e mbajti premtimin e tij për të çuar kryeministrin Edi Rama para drejtësisë, ndpnëse u betua për Kishën e Laçit.

Këtë gjë e ka kujtuar koordinatiori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i cili tha se kjo është e rëndë.

“Ka fjalë që thonë se kjo marrëveshje u bë pasi Rama shpëtoi Bashën nga burgu. Ka gjasa, por nuk e di saktë. Ky është fjalor i shpifur. Ka mungesë koherence. Është bërë retorikë për kundërshtarin dhe më pas i ke shkuar për dore.  Basha u betua për Kishën e Laçit se nuk do ulet në tryezë me Ramën dhe e bëri. Kjo është e rëndë. Laçianët mund të ofendohen nga kjo gjë. Atyre gjë besojnë në Kishën e Laçit nuk do i pëlqejë kjo gjë”, theksoi Patozi në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE