LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Palaço, shisje ilaçe kontrabandë me Ilir Metën"/ Qytetarët i numërojnë skandalet Petrit Vasilit

28 Korrik 2019, 13:33, Politikë CNA
"Palaço, shisje ilaçe kontrabandë me Ilir

Qytetarët nuk i durojnë dot më grabitësit e politikës. Ata kanë shpërthyer tashmë në seri kundër politikanëve të ndryshëm në rrjetet sociale.

Pre e këtyre shpërthimeve ka rënë edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili për hir të së vërtetës dhe ato çfarë shkruan në rrjete sociale në pjesën më të madhe i bën me gabime.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, pak ditë më parë Vasil u bëri thirrje, që të dilnin në mbrojtje të Teatrit.

Sipas tij, koha nuk pret më.

Por përgjigjen e ka marrë nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë kryqëzuar duke i kujtuar bëmat e tij, bëmat e LSI dhe ish kreut të saj, Presidentit Ilir Meta,

Me qindra komente fyese, qytetarët i kanë radhitur skndalet njëri pas tjetrit Vasilit.

CNA.al po sjell revoltimin e qytetarëve, me anë të komenteve. (Shfletoni galerinë, në fillim të lajmit) /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga