Connect with Us

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Sociale

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Publikuar

-

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të jetë në vazhdën e punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

Njoftim për abonentët Tiranë

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 29-30 korrik do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

29 KORRIK

9:30-15:00

rruga “Androkli Kostallari”

9:30-12:00

rruga e Dibrës

09.00-15.00

rruga “Ali Demi”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Tefta Tashko Koco”

09:00-16:00

rruga “Andrea Mano”, rruga “Njazi Meka”

rruga e Dibrës, pranë Spitalit “Nënë Tereza”

09.00-14.00

rruga “Ndre Mjeda”, rruga “Kongresi i Lushnjes”

30 KORRIK

09:30-15:00

rruga “Petro Marko”, rruga “Asim Vokshi”

09:30-12:00

rruga “Haxhi Hysen Dalliu”

09:00-16:00

rruga “Anastas Shundi”, rruga “Njazi Meka”

09:00-12:00

rruga “Tahir Sinani”, rruga “Pandi Dardha”

13:00-16:00

rruga “Riza Cuko”, rruga “Rexhep Preza” rruga “Pandi Dardha”

09:00- 15:00

rruga “Tefta Tashko Koco”, rruga “Rifat Bodinaku”, rruga “Asim Zeneli”, rruga “Dervish Hima”

09.00-13.00

rruga “Gjin Bue Shpata” , pranë Drejtorisë së Tatimeve, rruga “Prokop Mima”, rruga “Ndrek Luca ”

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Priten reshje dhe ulje të temperaturave

Publikuar

-

Nga

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga afrimi i një tjetër sistemi frontal i cili do të rikthejë rreshjet e shiut me intesitet në  territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të  jetë me vranësira  mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu  në pjesën e dytë të ditës.

Era do të jetë me me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale do të arrijnë:

Zonat  malore  4/15°C

LEXO EDHE:  Video-Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë dhe të dehur në rrugë/ Ndëshkohen nga policia

Zonat e ulëta  5/20°C

Zonat bregdetare 10/19°C

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 19 nëntor 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Marsi do ketë ndikimin me te madh tek jeta juaj ne çift dhe do mundohet t’ua përmirësojë gjerat. Edhe partneri do tregohet me i duruar dhe mbrëmja do ngrohet goxha. Beqaret duhet ta kërkojnë dashurinë dhe jo te presin qe ajo t’iu bjere nga qielli. Ne planin financiar do jeni te palogjikshëm dhe ne disa momente mund ta teproni me shpenzimet.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jeta juaj sentimentale nuk ka për te qene e mire sot. Ne shume momente do keni probleme me partnerin dhe as nuk do mendoni te hapni rruge. Beqaret me shume gjase do izolohen dhe as nuk do dalin me personat qe do i ftojnë. Ata nuk mendojnë ende se ka ardhur koha për te bere ndryshime. Buxheti nuk do jete i keq dhe mund te kryeni investimet e menduara prej kohesh.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dite plot energji do jete kjo e sotmja për gjithë ata qe kane një lidhje. Do jeni edhe mjaft optimiste dhe te gatshëm për te bere çdo lloj surprize. Beqaret do jene entuziaste dhe te gatshëm për te bere gjithçka qe mund t’ua ndryshoje statusin. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Do dini ta menaxhoni situatën dhe nuk do keni probleme.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite e magjishme do jete kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbë te dorës dhe do iu beje te ndiheni sa me mire. Beqaret do jene te gatshëm për te hedhur çdo lloj hapi me qellim qe te mos kenë një jete rutine si deri me tani. Për financat situata do jete e pafavorshme, megjithatë nëse nuk i ndërprisni përpjekjet gjerat mund te përmirësohen shpejt.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Gjerat nuk kane për t’iu ecur shume mire sot juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do tregoheni te sinqerte me partnerin dhe kjo do e acaroje marrëdhënien tuaj. Beqaret do jene shume te përhumbur dhe nuk do përfitojnë dot as nga mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë gjate gjithë kohës, por ju do e teproni pak me shpenzimet.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Saturni do jete planeti qe do përkujdeset gjithë kohës për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne përgjithësi pjesa me e madhe e çifteve do kalojnë momente te këndshme. Beqaret do hallakaten kot se koti dhe nuk do arrijnë dot ta fillojnë edhe sot një lidhje. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë me një menaxhim te mire do arrini t’i mbani te qëndrueshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Sot do reflektoni gjate ju te dashuruarit dhe do arrini t’iu jepni zgjidhje te gjitha problemeve qe ju kishin dale me pare. Mbrëmja ka për te qene edhe me e ngrohte. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme për ta ndryshuar statusin, por me mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar yjet do sjellin fat me shumice kështu qe nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Për te dashuruarit, klima yjore do jete shume e ngrohte sot dhe çdo çast do jete tejet emocionues. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do ndihen me te qete. Beqaret do kenë disa njohje, por duhet ta dine qe me ta nuk do ketë asgjë me tepër sesa dashuriçka kalimtare. Me shpenzimet mos u tregoni te pamatur sepse situata do marre tatëpjetën menjëherë.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Mos u tregoni për asnjë çast agresive me partnerin tuaj sepse do e humbni pak nga pak atë. Për çdo problem apo pakënaqësi mundohuni te tregoheni te hapur dhe te matur me ato qe do thoni. Beqaret nuk do jene ne gjendja për t’i shprehur ndjenjat dhe do mbeten me te njëjtin status. Gjendja e financave nuk do jete e shkëlqyer, por as shume e keqe.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dita e sotme nuk do jete perfektë për te dashuruarit, megjithatë po u treguat te matur edhe problemet nuk do jene me gjigande. Beqaret ndryshe nga sa mund ta kishin menduar kane për te pasur një dite te jashtëzakonshme dhe te mbushur me lumturi. Buxheti nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mire është te shmangni investimet e tepruara.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite shume rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit prandaj here pas here do ju duket sikur nuk do merrni dot fryme lirisht. Beni te pamundurën për te dale e për te mos menduar me për problemet e përgjithshme qe mund te keni. Beqaret do kenë një dite tejet harmonike dhe me fat. Sektori i financave do jete konfuz dhe aspak i qëndrueshëm. Beni kujdes!

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj ne çift do ketë goxha probleme sot. Nuk do jeni aspak ne te njëjtën linje me partnerin dhe mosmarrëveshjet shpesh do jene te forta. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për ta kërkuar dashurinë apo për te hedhur hapa. Edhe sot do jete një dite e zakonshme për ta. Ne planin financiar Marsi do sjelle plot turbullira dhe probleme. Ne shume momente do ndodheni edhe ne gjendje vërtet delikate.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Faroni” i piramidës së panairit të librit

Publikuar

-

Nga Alfons Zeneli

Në një stendë tek Panairi i Librit, ka dy grumbullime. Nga njëri krah nën shoqërinë e një numuri modest miqsh, një poet,romancier, studiues, eseist dhe përkthyes i jashtëzakonshëm promovon romanin e fundit. Ngjitur me të është dhe një shkrimtar tjetër brilant. Të dy kavërdisen me të njëjtën audiencë. Në krahun tjetër të së njëjtës stendë, një poliedrik butaforik i pompuar me delir nga politikanë injorantë e servilë të etur për ekran dhe i grimuar nga parukierët e sektit të opinionmakers-ave hedh autografe papushim me shpejtësinë e krahut të një makine qepëse. Rreth e rrotull mizëri njerëzish që presin radhën për foto dhe autograf nga poliedriku tamam si beduinë me enë në duar që presin radhën për të mbushur ujë pranë oazeve. Kudo ka plot botime serioze ku ndrit mendimi i të mëdhenjve të letërsisë, historisë e studimeve kombëtare dhe botërore por sa më serioz të jetë libri aq më pak njerëz i afrohen e ia hedhin sytë. Rrallë e tek ndonjë. Afrohen me hapa të ngadaltë e të matur vetëm pasi ia shohin mirë e mirë kopertinën, citatet e shkruara për të dhe çmimin plot mëdyshje. Tamam sikur i afrohen skajit të ndonjë gremine.
Në Shqipëri ka me qindra shkrimtarë të lindur dhe personalitete të letrave e të mendimit që nuk kanë mundësi financiare, që nuk kanë suporte miqsh, tarafesh e klanesh dhe ekrane televizionesh për t’ua dhënë lexuesve dijen dhe dritën shpirtërore. Janë talente e shpirtëra të cilëve fati ju kanë vënë mungesë. Diku mes trafikut të dendur të zulmësisë autografdashëse, nëpër kalimet e ngushta midis stendave dalloj Xhevahir Spahiun me flokët e shkujdesur e të ngritur përpjetë si fije klithmash të bardha. Më kujtohet kur para ca vitesh takova mikun tim lirikun erotik, të madhin Pano Taçi të veshur keq që sillej nëpër Panair si një masë leckash të gjalla me sytë që i ndrinin sa gjithë dritat e panairit të mara sëbashku.
Ndërkohë, një punëtor me karrocë sjell njëherazi dy arka bananesh të mbushura jo me banane por plot me kopje të tjera nga të librit me kujtime të poliedrikut. Pasi arkat e mëparshme ishin ishin shitur. Jashtë, tek hyrja, trafiku i njerëzve pati një ngërrç. Një tjetër punëtor po ngarkonte një nga ato kamionçinat e vogla të transportit me arka. Thanë që ishin shitur me prenotim dhe po dërgoheshin me urgjencë në destinacion. Mbase kanë qënë dhe me autografe të nënshkruar paraprakisht. Autografi nuk ndikonte në çmim. Ishte libër me receta, pëshpëritej gjithandej. Nuk është e lehtë të mësosh të gatuash. Pa një stomak të kënaqur nuk ka mendime të hajrit. Nëpër stomak kalon dashuria e jo më mendja Qindra palë sy lëpinin ambalzhin e arkave dhe bagazhin e kamionçinës më fatlume në botë që nuk ngopej me arka. Kjo ishte atmosfera, ky ishte ”Faraoni” që zotëronte ajrin brenda Piramidës së Panairit të Librit.
Më ra në sy e m’u kujtua se destinimi fillestar i këtij lloji arkash është transporti i bananeve. Jo se bananet kanë ndonjë simbolikë të caktuar, jo se ato janë ushqimi nr.1 në menunë e majmunëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE