Connect with Us

Mbillnin kanabis dhe trafikonin emigrantë/ Arrestohen 3 persona

Kronika

Mbillnin kanabis dhe trafikonin emigrantë/ Arrestohen 3 persona

Publikuar

-

Tre persona janë ndaluar nga Policia, pasi kanë tentuar të kalojnë disa qytetarë në mënyrë paligjshme kufirin si dhe për kultivim të lëndëve narkotike.

P.B., 20 vjeç, u arrestua, pasi në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, u kap duke transportuar me automjetin e tij, 6 shtetas nga vendet e treta kundrejt pagesës, si dhe u ndaluan si të dyshuar për bashkëpunim shtetasit S.B. 26 vjeç dhe A.B, 21 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve S.B. dhe A.B. u gjetën fidanë kanabisit të kultivuar në oborrin e banesës së tyre./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Me heroinë dhe kokainë në Selanik/ Arrestohet 28 vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj, një shqiptar dhe një grek jan arrestuar pasditen e djeshme në Selanik pasi u kapën me 13 kilogram heroinë dhe 879 gram kokainë.

Sipas mediave greke shqiptari 28- vjeçar ishte ‘shefi’ kurse 19- vjeçari grek ishte vartësi i cili kryente shpërndarjen e drogës.

Raportohet se të rinjtë u arrestuan pasditen e djeshme në një stacion treni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika mes një vajze dhe një djali/ 24 vjeçarja bën për spital të riun

Publikuar

-

Nga

Një vajzë 24- vjeçare ka plagosur me thike një djalë, gjatë një sherri.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vdekja e punëtorit/ Arrestohet kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj.

Arrestimi i biznesmenit u bë me urdhër të prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. Ai akuzohet për ndërtim pa leje moszbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm.

LEXO TE PLOTE