Connect with Us

“Manipulohen zgjedhjet te Dhoma e Tregëtisë”/ Berisha akuza Ramës

Politikë

“Manipulohen zgjedhjet te Dhoma e Tregëtisë”/ Berisha akuza Ramës

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit kryeministri Edi Rama ndërhynë për interesa mafioze dhe manipulon zgjedhjet te Dhoma e Tregëtisë.

Ndër të tjera Berisha shkruan se kjo ndërhyrje bëhet për interest ë projekteve të përbashkëta me Serbinë të financuara nga BE.

Postimi i Berishës

Manipulohen zgjedhjet ne Dhomat e Tregtise!

Denoncohet Edvin Mafia se nderhyn per interesa mafioze dhe anullon kryetaren e zgjedhur me voten e lire te asmblese te Dhomave te Tregtise !

Kjo do te çoje ne izolimin nderkombetar te ketyre institucioneve!

LEXO EDHE:  350 milionë lekë rryshfet/ Gonxhe rrit stekën, te "Patentat" i japin 20.000 euro, mos i heqë nga puna

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Me 13-03-19 u vendos me vota se kush do te udheqte Bashkimin e Dhomave të Tregtisë, nga te pranishmit me të drejt vote. Dhe fituese dulë z Elizabeta Katiaj, te cilen e besoj kuvendi si organ me i lartë i Dhomes, Kryeministri z Rama nderhyne per interesa te projekteve perbashketa me Sërbin te financuara nga BE esht nje veper nen hije te plotë.Politikanet duhen te jen large Ekonomis, Dhomat duhen te vendosin vet per udheqsit e saj ,kjo esht deshmu…/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rinia shqiptare është më e papërfilluara”/ Zhupa: Qeveria e ka mbyllur ciklin e saj

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se rinia shqiptare është më e papërfilluara nga qeveria dhe politikat qeveritare.

Sipas saj, sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, numërohen rreth 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria.



Më tej, Zhupa thekson se një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.

“Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfilluara nga qeveria dhe politikat qeveritare.
RAMAVIRUSI ka dëmtuar jashtëzakonisht rininë shqiptare: ju shkatërroi arsimin me një reformë të dështuar ku nuk studiojnë dot pa qënë të pasur, ju shkatërroi punësimin me mungesën totale të incentivave për të rinjtë, me mungesën e investimeve të huaja, ju shkatërroi sigurinë me drogën dhe krimin që lulëzon, ju shkatërroi shëndetësinë me koncensione fantazma dhe asnjë shërbim për ta, ju shkatërroi qytetet duke i kthyer në vende që skanë aktivitete kulturore, rinore, por vetëm beton dhe beteja armësh.
Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, ne numërojmë rreth:
– 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Eurostat janë 98 mijë azilant ekonomik dhe më shumë 85 mijë emigrant të paligjshëm. Pa llogaritur këtu ata që kanë ikur për studime, apo për punësim të ligjshëm.
Sipas raportit të fundit i CRCA dhe ANYN Shqipëri : Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore të të rinjve:
– 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional;
Pandemia e rëndoi më shumë gjendjen edhe problematikat e rinisë, po sipas raportit bazuar në anketa me të rinjtë:
– 92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar;
– 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë;
– 88% e të rinjve deklaruan se vajzat dhe gratë ishin viktimat kryesore të dhunës, gjatë pandemisë;
– 63 % e të rinjve konfirmojnë dhunën e shtuar në familje gjatë po të njëjtës periudhë.
Një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.
Ditë të mira do vijnë me një plan të qartë të PD, me një program ku RINIA ka peshën e saj të padiskutueshme për ta ndërtuar të ardhmen europiane në SHQIPËRI”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beso i Taiwanit “dashurohet” me Veliajn pas largimit të Ndroqit

Publikuar

-

Nga

Beso i Taiwanit "dashurohet" me Veliajn pas largimit të Ndroqit

Beso i Taiwanit ka urdhëruar sot furça ndaj Lali Erit, nëpërmjet gazetës së tij të cilën e ka regjistruar në emër të një ish-tatimori.

E pretenduar si gazetë e përditshme pas këshillave të dhëna nga këshilltari multifunksional Baton Haxhiu, sot gazeta e Besnik Sulës njohur si Besoja i Taiwanit ka lëshuar një litar të gjatë, duke emëruar defakto Erion Veliajn në krye të PS.

Me skenarë që s’kanë asnjë zgjidhje tjetër Lali Eri merr PS, prandaj dhe sulmohet nga opozita, thotë Beso në shkrimin e porositur prej tij publikuar në gazetën Fjala. Çfarë halli ka Besnik Sula që fillon me furça me gazetën e tij, duke zgjedhur një strategji ndryshe nga kundërshtarët e Veliajt, nuk e bën me sulme por me përkëdhelje?! Në fakt kështu e kanë bërë të gjithë më parë edhe Ylli Ndroqi që sot shpallet si kundërshtari më i madh i Veliajt.



Është qesharake kur kujton faktin se Veliaj urdhëroi që Besos t’i merrej parkingu i Taiwanit për kënd lojrash për femijët dhe pati një përplasje të madhe ku u përdor edhe Ylli Ndroqi. Në atë rast shërbeu si aleat i Besos për të sulmuar Veliajn.

LEXO EDHE:  Denoncimi: Qytetarët dalin në protestë për fabrikën e ziftit, policia i dhunon

LEXO EDHE:  Berisha kërcënon Ramën/ Po fshihesh si mi! Edhe 300 pash në tokë po u fute..

Ylli, tani është vetëshpallur armik i Veliajt dhe kërkon të shpëtojë pasuritë duke e bërë çështje politike hetimin ndaj tij. Beso nga ana tjetër, dikur aleat i Yllit paska rilindur, duke e treguar publikisht “dashurinë” e tij për Veliajn. Bien e ngrihen një nga një, por tjetër Ylli e tjetër Beso. Pika e bashkimit mund të jetë Lali dhe interesat me bashkinë e Tiranës, por të paktën Beso nuk figuron as trafikant, as i arrestuar dhe as i hetuar për drogë.

Mëgjithse me këtë dashuri publike për Lali Erin duket shumë i “droguar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë “nivelin alarmues”

Publikuar

-

Nga

Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Kjo gjendje ka alarmuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn shprehet i shqetësuar shumë për gjendjen: “Këtu shohim se për shkak të kthimit të atyre që kanë qenë me pushime, por edhe për shkak të party të llojeve të ndryshme dhe festimeve familjare në gjithë vendin, ka pasur shpërthime të infektimeve në shumë rajone”, deklaroi Spahn për Deutschlandfunk. Sistemi shëndetësor i Gjermanisë ende nuk ka probleme të përballet me shifrat më të reja të infektimeve, por duhet të jemi “shumë, shumë të kujdeshëm”, tha ai.

Spahn apeloi edhe njëherë tek qytetarët që të mbajnë rregullat higjenike, të përdorin maskat mbrojtëse dhe të mbajnë distancën në çdo rast. “Atje ku përdoret alkooli në party, gjërat mund të zhvillohen shumë shpejt”, theksoi Spahn, i cili paralajmëron se në rastet e tilla përhapja e virusit mund të jetë edhe më e shpejtë se zakonisht, për shkak të atmosferës dhe humbjes së kontrollit. Në Düsseldorf në fillim të shtator është parashikuar të mbahet një koncert me 13.000 persona, i pari këtij lloji në Gjermani, prej shpërthimit të pandemisë.
1226 infektime për një ditë

Më parë Instituti Robert Koch ka kumtuar se brenda një dite janë regjistruar 1226 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Një shifër më të lartë për herë të fundit kemi pasur me 9 maj, kur ka pasur 1251 raste të infektimeve të reja.



Pika kulmore e rasteve është shënuar në prill, kur brenda ditës regjistroheshin deri në 6000 raste pozitive të COVID-19. Shifrat kanë rënë prej atëherë në mënyrë konstante. Por prej fillimit të kthimit të pushuesve nga vendet e tjera në fund të korrikut, numri i të infektuarve po rritet rishtas. Presidenti i IRK, Lothar Wieler thotë se shkaku kryesor i rritjeve të rasteve është mosrespektimi i rregullave.

LEXO EDHE:  Meta komenton raportin me Ramën, Bashën dhe doktor Berishën

LEXO EDHE:  350 milionë lekë rryshfet/ Gonxhe rrit stekën, te "Patentat" i japin 20.000 euro, mos i heqë nga puna

Ndryshe nga koha e shpërthimit të infektimeve në thertoren Tönnies para më shumë se një muaji, tani kemi të bëjmë me një shtim të numrit të infektimeve në mbarë vendin. Shifrat po shtohen në gjithë Gjermaninë dhe është e pamundur që të kontrollohen të gjitha rastet. Ekspertët kanë frikë se ky zhvillim nuk mund të futet nën kontroll vetëm me disa masa kufizuese.
Në NRW hapen shkollat

Në mbarë vendin me shumë vëmendje po shikohet hapja e shkollave në landin Renania Veriore-Vestfalia (NRW), që është landi me numrin më të madh të banorëve në Gjermnai – 18 milionë banorë. Për rreth 2,5 milionë nxënësit e këtij landi, që mësimet do t’i ndjekin në 5500 shkolla, është futur obligimi i mbajtjes së maskave në shkolla dhe në mësim. Nga ky obligim janë përjashtuar vetëm nxënësit e shkollave fillore. Ata nuk janë të obliguar të mbajnë maska në mësim, por duhet të mbajnë maska në korridore dhe në oborr të shkollës. Në këtë land do të shihet shumë shpejt nëse ky koncept vërtet mund të funksionojë.

Prej shpërthimit të pandemisë në Gjermani janë regjistruar 218.519 persona të infektuar me virusin SARS-CoV-2. Gjatë ditës së djeshme kanë vdekur gjashtë persona. Ndërsa numri i të vdekurve në Gjermani ka arritur ndërkohë shifrën prej 9207 persona. Shefi i Institutit Robert Koch, Wieler thotë se deri të hënën janë regjistruar si të shëraur rreth 198.800 të infektuar. RKI pohon se shifrat duhet të merren me rezervë sepse prej lajmërimit deri tek përpunimi i shifrave kalon një kohë e caktuar, ndaj shifrat edhe mund të dallojnë në realitet./DW

LEXO TE PLOTE