LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza e thellë politike, Rama nga Salzburg: Ne s’biem dakord as për kohën, duhet të piqemi!

28 Korrik 2019, 16:34, Politikë CNA
Kriza e thellë politike, Rama nga Salzburg: Ne s’biem dakord as

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një intervistë me moderatorin Hans Ulrich Obrist, Drejtori i Galerisë ?Serpentine? në Londër, teksa po merr pjesë në Forumin Convoco, në Salzburg.

Duke folur për krizën politike dhe zgjedhjet e 30 qershorit Rama është shprehur se politikanët shqiptarë nuk bien kurrë dakord, madje as për kohën.

?Ne kemi një jetë shumtë të vështirë politike. Cilësia e demokracisë nuk varet nga sa biem dakord. Ne nuk biem dakord as për kohën. Duhet të piqemi, sepse demokracia nuk është e thjeshtë.

BE është e rëndësishme dhe integrimi është unik, sepse na jep mjetet për t?u modernizuar, për të ndërtuar institucionet, një sistem drejtësie të besueshëm, mbi shqiptarët duhet të bësh reforma që nuk janë shumë popullore, por ka nevojë për mbështetje e madhe. Për ne rrugëtimi ka më shumë rëndësi se mbërritja. Mund të fitojmë aftësitë që ka Evropa.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga