Kryesore Show Biz
“Keni vida mangut në tru”/ Alketa Vejsiu “shuplakë” të fortë komentueses

Alketa Vejsiu është një nga personazhet më të komentuara në mediat online. Përveçse një show woman ajo është dhe një biznesmene, ku i duhet të jetë sa më aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e përditshme.
Moderatorja ka publikuar një foto në Instagram, e cila është bërë burim ofendimesh nga ana e fansave, të cilët e shajnë për një nga pjesët e trupit, për gishtërinjtë e këmbës.
Njëra nga ndjekëset i komenton: “Po na hap barkun me ato gishtat të gjithë i mbulojnë defektet ti i nxjerr”, ka shkruar ajo. Alketa nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment, ndaj i është përgjigjur ndjekëses shumë ashpër duke ju mbyllur gojën të gjithë atyre që hedhin baltë përmes rrjeteve sociale.
“Tani po mendoja si t’ja bëj që të mbyll barkun ty se gishtat i kam ashtu siç i kam, të gjatë si gjithë gjymtyrët dhe si gjuha ime e gjatë që s’duhet t’ja përtonte të gjithë atyre që duan të marrin një sharrë e të m’i presin! Gishtat e mi nuk janë dru që pritem për të bërë zjarr zonjë e dashur! Unë s’merrem me pamjen e grave se janë vepra të Zotit të gjitha ashtu siç e ka bërë natyra.
Por merrem me ato vidat mangut në tru që secila mundet t’i rregullojë. Këtë po mund ta ndryshosh! Ndoshta prerja e gishtave të mi do të shërbente si zëvendësim i vidave që ju mungojnë, por dua t’ju them që janë shumë të dobishëm aty ku janë dhe unë kujdesem shumë që të jenë të pastra dhe të bukura siç i sheh në foto”, ka shkruar Alketa.