LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Rama nuk heq dorë!/ Ja çfarë pritet të ndodhë më Teatrin sonte

28 Korrik 2019, 20:35, Politikë CNA
Foto-Rama nuk heq dorë!/ Ja çfarë pritet të ndodhë

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të heq dorë nga shembja e Teatrit Kombëtar.

Siç raportohet nga terreni, por dhe nga vetë  Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në afërsi të godinës së Teatrit ka një prezencë të shtuar policore, çka do të thotë se po përgatitet një tjetër rrethim i godinës.

Për këtë arsye, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ka bërë apel qytetarëve që të ruajnë së bashku Teatrin gjatë natës.

?Sot ka një prani të shtuar të forcave të policisë përreth Teatrit. Ftojmë popullin e Tiranës, të ruajmë Teatrin gjatë natës!? thuhet në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga