Connect with Us

Denoncim/ Shoqes së Pandeli Majkos i kërkojnë 8 mijë euro në administratë

Politikë

Denoncim/ Shoqes së Pandeli Majkos i kërkojnë 8 mijë euro në administratë

Publikuar

-

ministri pandeli majko

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një rast korrupsioni në administratën publike, për të siguruar një vend pune.

Sipas Berishës, ka arritur në 8 mijë euro rryshfeti për të siguruar një vend pune duke e detyruar punonjësen që të marrë një kredi për të paguar “gjobën” dhe të mos e shkarkojnë nga puna.

Sipas mesazhit që ka publikuar Berisha në rrjetet sociale, zonja së cilës i kanë kërkuar para për të ruajtur vendin e punë, ka qenë në një klasë me Pandeli Majkon.

Postimi i plotë i Berishës
Arrin ne 8 mije euro ne narkoshtetin e Edvin Mafise ryshfeti per te siguruar vendin e punes!

Punonjesja detyrohet te marre kredi per te paguar narkoshefin qe te mos i shkurtoje vendin e punes! sb
Z.Berisha gezohem jeni mire me shendet!
Te lutem beje Publike edhe me Emrin tim po eshte e nevojshme,
Per ate vend skandaloz qe nuk kam degjuar asnji vend tjeter botes te blihen vendet Punes 🙏🤬🤬
Pra punemarsit e shtetit (eprorat)
I shesh ato… nji fenomen skandaloz!!
Dhe me njoftoi nji njeriu im se I benin presion ta shkurtonin vendin punes se saj ne kembim e gjora mori 8000 € kredi qe tja jepte Eprorit per te mbajtur vendin punes Per saktesi Kjo eshte nji shoqja ime kemi mbaruar bashke ing Mekanke ne 1991 , ne nji klase edhe me Pandeli Majko, shume femer e pregatitur.😢
Respekte per ju, 🤬
Kulmi!!
Respekte.
A.C./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali me vëllain e kryetares së KPA/ Mediat fshijnë lajmin

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, media e Carlo Bolinos nxori një lajm, ku pretendohej se një ndërtues pallatesh në Tiranë, i quajtur Admir Mulaj, vëllai i kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, është përfshirë në një skemë mashtrimi, duke i rrëmbyer një biznesmeni nga Vlora, shumën prej 241 mijë e 600 euro.

Ndër të tjera, në lajmin në fjalë pretendohej se biznesmeni Eduart Dauti, pretendon se ka rënë dakord dhe ka firmosur në prill 2013 një kontratë sipërmarrje me Admir Mulaj. Pikërisht në këtë kontratë, Mulaj garantonte shitjen e një apartamenti me sipërfaqe prej 151 m2 kundrejt një shumë prej 241 mijë e 600 euro. Apartamenti ndodhet në rrugën “Donika Kastrioti” në zonën e ish-bllokut, shumë pranë ambasadës Ruse në Tiranë. Kjo pagesë është kryer e plotë nga ana e biznesmenit Eduart Dauti, duke kryer një transaksion nëpërmjet një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Por koha kaloi dhe apartamenti nuk është dorëzuar tek personi që kishte kontraktuar i pari shtëpinë. Nisur nga kjo situatë Eduart Dauti, filloi të kërkojë shpjegime lidhur me dorëzimin e apartamentit për të cilin ka paguar Admir Mulaj me shumën prej 241 mijë e 600 euro. Por Mulaj jo vetëm që apartamentin nuk ka dorëzuar por njëherësh nuk pranon të kthejë dhe sasinë e eurove, të cilat i ka marrë në llogarinë e tij në muajin prill 2013.

LEXO EDHE:  Ligji për Magjistraturën/ Dështojnë pazaret e Qeverisë

LEXO EDHE:  Skandal/ Zyrtarja e Ramës urdhëron punëtorët e Bashkisë të rikonstruktojnë banesën e prindërve të Agaçit

Lajmi u mor edhe nga disa media të tjera, por disa orë më vonë, lajmi u fshi nga Carlo Bollino, dhe po ashtu edhe disa nga mediat që e kishin marrë lajmin nga Shqiptarja.com.

Nuk dihet nëse lajmi ishte një fake apo fshirja e tij është një qokë ndaj kryetares së KPA, Natasha Mulaj./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin

Publikuar

-

Nga

Ditën e martë me datë 10 dhjetor, në Gjykatën Penale të Tiranës do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, në lidhje me çështjen e audio-përgjimit “Babale”.

Nesër në orën 13.00, Prokuroria do të japë pretencën për çështjen Xhafaj – Babale ku të akuzuar janë dhe ish deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Por, burime për CNA.al bëjnë të ditur se mbrëmjen e djeshme i është shpërndarë një mesazh ish-deputetëve dhe kryesisë së PD-së, që të jenë të gjithë të pranishëm në gjykatë gjatë seancës.

“Të nderuar,

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar të martën më datë 10 dhjetor 2019 në orën 13.00 si ditën kur Prokuroria do të japë pretencën për çështjen Xhafaj, ku i akuzuar nga organi i akuzës është kolegu Ervin Salianji. Me porosi të Kryetarit, të gjithë anëtarët e grupit parlamentar dhe të Kryesisë së PDSH duhet të jenë prezent në seancë, në mbështetje të kolegut Salianji.

LEXO EDHE:  Skandali-Taulant Balla “pushton” institucionet/ Rikthen të dëbuarit e Ramës  

LEXO EDHE:  Berisha uron Merkelin: Ditë e madhe për Europen

Ju përshëndes!”-thuhet në mesazh.

Mesa duket, Basha kërkon të shtanazhojë Gjykatën, në mënyrë që të ketë një vendim në favor të Ervin Salianjit.

Kujtojmë këtu se kohë më parë, Ervin Salianji publikoi një audio-përgjim, në të cilin pretendonte se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj shfaqej duke bërë pazare droge.

Pas mbërritjes së akt-ekspertizës nga Mbretëria e Madhe, doli se audio-përgjimi ishte i montuar dhe për këtë u morën sit ë pandehur gazetari jetmir Olldashi, Albert Veliu, i cili njihet ndryshe si “Babale”, si dhe ish-deputeti Salianji./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ja çfarë bëjnë Prefekti i Vlorës dhe shoferi i tij

LEXO EDHE:  Analiza /Çfarë po ndodh mes Bashës dhe Berishës?

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE