Connect with Us

Ç’po ndodh?/ Vazhdojnë dridhjet e tokës në Greqi

Bota

Ç’po ndodh?/ Vazhdojnë dridhjet e tokës në Greqi

Publikuar

-

Një tjetër lëkundje e fuqishme tërmeti është ndjerë mbrëmjen e sotme në Greqi.

Tërmeti prej e 4.2 ball u regjistrua në orë 19:09 ndërsa epiqendra ishte 21 km në veriperëndim të Athinës.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në shumë zona të Attikës, ndërsa ende nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Kujtojmë që një tjetër tërmet prej 3.9  ballë në shkallën Rihter u shënua sot në mëngjes në orën 05:02 në zonën detare në perëndim të Zakynthos./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Marrëdhëniet tregtare me SHBA/ Kina pezullon tarifat shtesë për disa mallra amerikane

Publikuar

-

Nga

Kina ka pezulluar tarifat shtesë për disa mallra amerikanë që ishin planifikuar të zbatoheshin në 15 dhjetor, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë ranë dakord për fazën e par të një marrëveshjeje tregtare të premten.

Tarifat hakmarrëse të Kinës, të cilat do të hynin në fuqi në 15 dhjetor, do të vinin në shënjestër mallrat amerikane nga drithërat e deri tek automjetet dhe pjesët e këmbimit të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Tarifat e tjera kineze që janë zbatuar tashmë mbi mallrat amerikane do të lihen në fuqi, tha komisioni në një deklaratë të publikuar në faqet elektronike të departamenteve qeveritare.

LEXO EDHE:  I dënuar në Greqi?/ Kryebashkiaku socialist i përgjigjet PD-së 

LEXO EDHE:  “Në këtë datë toka do të çahet nga një tërmet i fuqishëm”

“Kina shpreson, në bazë të barazisë dhe respektit të ndërsjellë, të punojë me Shtetet e Bashkuara, të zgjidhë siç duhet shqetësimet thelbësore të njëri-tjetrit dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me SHBA”, thuhet në deklaratë.
Një deklaratë e lëshuar nga Përfaqësuesi i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara thuhet se Shtetet e Bashkuara do të linin në fuqi tarifat 25% në 250 miliard dollarë të mallrave kineze.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet bilanci i viktimave të vullkanit në Zelandën e Re/ Dy persona të zhdukur

Publikuar

-

Nga

Shkon në 16 numri i viktimave në Zelandën e Re pas shpërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë.

Viktima, e 16-të ndërroi jetë në Australi pasi ishte dërguar në atdhe për trajtim më të specializuar mjekësor.

Rreth 20 njerëz të tjerë ndodhen nën kujdes intensive mjekësor për shkak të pësimit të djegieve të rënda nga llava e vullkanit.
Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit, sot u kthyen në ishullin vullkanik për ta vazhduar operacionin e kërkimit të dy personave të zhdukur, por nuk shënuan ndonjë rezultat.

LEXO EDHE:  Miratohen masat e kursimit në Greqi

LEXO EDHE:  Zbulohen 26 milionë pilula droge në Greqi/ Kishin destinacion xhihadistët

Në kohën e shpërthimit të vullkanit, në ishull ndodheshin 47 persona. Në mesin e tyre kishte turistë nga disa vende të huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Kina dhe Britania e Madhe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpend Ahmeti dha dorëheqjen/ Zgjidhet kryetari i ri i PSD-së

Publikuar

-

Nga

Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, Partia Socialdemokrate në Kosovë ka mbajtur sot zgjedhjet brenda partisë, ku është votuar për kryetarin dhe Këshillin e ri Drejtues.

Mediat kosovare raportojnë se në krye të PSD-së është zgjedhur Dardan Molliqaj me 83.7% të votave.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit, njoftoi vetë partia në rrrjetet sociale.

“Fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë. Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe kuota gjinore e votuar më herët, 50:50”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

LEXO EDHE:  “Në këtë datë toka do të çahet nga një tërmet i fuqishëm”

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Zjarrfikës e grupe shpëtimi nisen nga Italia

Kujtojmë se sot Ahmeti dha dorëheqjen e tij, me arsyetimin se ishte përgjegjës si kryetar i kësaj partie, për rezultatin në  zgjedhjet e 6 tetorit. Dorëheqjen e dha edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE