Connect with Us

Basha del hapur kundër Metës/ Asnjë fjalë për 13 Tetorin

Politikë

Basha del hapur kundër Metës/ Asnjë fjalë për 13 Tetorin

Publikuar

-

Kreu i PD-së Lulzim Basha, po kapet degë më degë për të justifikuar dështimet e tij si në krye të selisë blu ashtu edhe në krye të Opozitës.

Po shpik dokumenta dhe strategji për të justifikuar vetëm pasi ia dorëzoi në tavolinë Bashkitë, kryeministrit Edi Rama.

E kemi dëgjuar për muaj të tëra të thotë se nuk do të lejojë që të mbahen zgjedhje me 30 Qershor, por një gjë e tillë  nuk ndodhi.

Tashmë nga Presidenti Ilir Meta, është caktuar një datë e re zgjedhjesh, por Basha për këtë datë nuk flet.

Në disa dokumente, ku në njërën jepen porosi urgjente për degët dhe kryetarët e bashkive  dhe të tjerat në formën e  tezave sqaruese, Basha nuk e përmend askund 13 Tetorin.

Jo vetëm që nuk flet asgjë për 13 Tetorin, por nuk përcakton se çfarë qëndrimi duhet të ketë PD.

Megjithëse Lulzim Basha ka filluar të shkojë nëpër degë, po iu jep shpresë, po u thotë se me 13 Tetor do të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe se do t’i fitojnë,

Thotë dhe çfarë nuk thotë.  Por, në udhëzimin që ka bërë për degët nuk thotë asnjë fjalë  të vetme.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ MBAMËNI, SE DO TË VRAS VETEN!

Dokumenti i përgatitur është mohuar nga Basha, njësoj si në në rastin e parë kur mohoi dokumentin e udhëzimit para  zgjedhjeve.

CNA.al, mëson se dokumenti është përgatitur nga Gazment Bardhi dhe disa  zyrtarë që rrinë me Bashën, si këshilltari i tij, Neritan Sejamini, drejtoresha e marrëdhënieve me publikun Elona Meço, e shumë persona të tjerë që rrinë pas tij.

Kuptohet se dokumenti është një strategji që duhet të ndjekin degët në artikulimin  e tyre në publik si dhe sjelljen me elektoratin, por është harruar 13 Tetori.

Ç’ka nxjerr hapur dhe qartë se jo vetëm kanë tradhëtuar Presidentin dhe jo vetëm nuk e njohin 13 Tetorin, por mesa duket presin marrëveshjen e radhës me Edi Ramën.

Duke pritur të ndodhë ajo, gjithë vemjet që vijnë vërdallë, thjesht dhe vetëm artikulojnë dokumenta dhe teza, ku padashje tregojnë të vërtetën dhe  qëllimin e  strategjisë së ndjekur nga Lulzimsat./CNA.al

Zbulohen tezat e PD pas 30 qershorit/ Asnjë koment kundër Soros, Basha zhytet në batak

Zyrtare/ Basha pranon humbjen edhe pse nuk hyri në zgjedhje

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Meta dekoron me Medaljen e lartë të “Flamurit Kombëtar” ish Kryeministrin Bavarez

LEXO EDHE:  Rama thirrje demokratëve/ Votoni PS, do shëroheni si Luli

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjermani/ Pak frikë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë, aktualisht tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani, njerëzit janë infektuar me virusin mjaft të panjohur. Rastet e para ndodhën në një kompani në Bavari, ku një punonjëse e infektuar nga Wuhani kishte bërë trajnime.

Javën e kaluar, më shumë se njëqind shtetas gjermanë u kthyen në Gjermani nga Kina. Ata i futën në karantenë, në një kazermë. Edhe tek ata u konstatuan raste të veçanta të infektimit me virusin e Koronës. Edhe pse sëmundja te shumë pacientë është e butë dhe kalon shpejt,  shfaqja e virusit ende mjaft të panjohur ka shkaktuar frikë në të gjithë botën.

Gjermanët u besojnë autoriteteve

Në Gjermani, megjithatë, frika është e kufizuar. Tetë nga dhjetë gjermanë besojnë se situata deri tani është nën kontroll. Kjo del nga një sondazh i ARD-së, të cilën e ka realizuar qendra e sondazheve infratest-dimap.

Sa duhet të kushtojnë ushqimet? 

Një temë tjetër, për të cilën i kanë pyetur studiuesit e opinionit shtetasit në sondazhin e fundit janë çmimet e ushqimeve në Gjermani. Sipas statistikave gjermanët nuk shpenzojnë as dhjetë përqind të të ardhurave të tyre për ushqim. Kjo është shumë pak, po ta krahasosh me shtetet e tjera evropiane. Çmimin e paguajnë mjedisi dhe fermerët. Jo vetëm me blegtorinë, por edhe në ara mund të fitosh gjithnjë e më pak para.

Fermerëve gjermanë iu desh të pranonin një rënie të të ardhurave prej 18 përqind në vitin e fundit të llogaritjes. Politikanët nuk duan më të rrijnë duarkryq. Në fillim të javës, kancelarja Angela Merkel foli me përfaqësuesit e tregtisë me pakicë dhe të industrisë ushqimore, për praktikat e tregtisë së drejtë dhe për mundësitë e rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Vetëm një në dy vetë i gatshëm të paguajë më shumë

Por a do t’u pëlqente kjo gjermanëve? Vërtet që niveli aktual i çmimeve për ushqimet nga këndvështrimi i pothuajse gjysmës së të gjithë qytetarëve gjermanë (54 përqind), është mjaft i ulët. Sidoqoftë, 43 përqind nuk pajtohen: ata mendojnë se çmimet ekzistuese të ushqimeve janë të përshtatshme (36 përqind) ose shumë të larta (shtatë përqind).

E rëndësishme për vlerësimin e çmimeve të ushqimeve është situata përkatëse e të ardhurave. Në familjet me të ardhura neto më pak se 1.500 euro, 64 përqind mendojnë se çmimet aktuale të ushqimeve nuk janë aspak të ulta.

Qiratë po bëhen gjithnjë e më të larta

Një çështje që i preokupon njerëzit në Gjermani pothuajse në të gjitha nivelet e të ardhurave është mungesa në rritje e banesave. Gjithnjë e më shumë qytetarë po zhvendosen nga fshati në qytet dhe me kërkesën për strehim po rriten edhe qiratë. Po të mos kesh të ardhura mbi mesataren dhe të jesh në gjendje të shpenzosh një pjesë të madhe të të ardhurave për qiranë, vështirë se do të gjesh banesë me çmim të  përballueshëm.

LEXO EDHE:  Meta dekoron me Medaljen e lartë të “Flamurit Kombëtar” ish Kryeministrin Bavarez

LEXO EDHE:  Shënim/ Pse nuk çudit vota e Agron Shehajt

Vetëm një në shtatë gjermanë (14 përqind) janë të kënaqur me përpjekjet e bëra nga politikanët në Gjermani për të krijuar strehime me çmime të përballueshme. 80 përqind kritikojnë.

Në dekadat e fundit, shteti është tërhequr gjithnjë e më shumë nga banesat sociale. Kjo në një kohë kur ndërtuesit privatë mbështeten financiarisht, por si rezultat ata duhet të angazhohen për mbajtjen të ulët të qirasë  për një periudhë të caktuar kohe dhe për dhënien me qira të banesës qytetarëve me të ardhura të ulëta.

Ndërkohë, nuk ka pothuajse apartamente me çmime fikse të qirasë. Shumica e banesave të mëparshme sociale jepen me qira me çmime të zakonshme.

Në situatën e tensionuar, shumica e qytetarëve janë në favor të ndërhyrjeve më të forta rregulluese  në tregun e banesave, si p.sh, duke vendosur tavane për qiranë, si në Berlin.

Më pak mbështetje për koalicionin në Berlin

Qeveria federale e përbërë nga partitë unioniste dhe SPD edhe në vitin e dytë të periudhës aktuale legjislative e ka të vështirë të mbledhë pikë te qytetarët e saj. Më pak se një e treta janë aktualisht të kënaqur me punën e koalicionit qeveritar, dy të tretat kanë qëndrim kritik. Kjo do të thotë që niveli i mbështetjes për punën e qeverisë është ulur pak që nga fillimi i janarit. Në radhët e partive unioniste (46:53 përqind) dhe te SPD (52:48 përqind) miratimi dhe refuzimi janë të balancuara. Kritika ndaj punës së qeverisë së Berlinit mbizotëron në mesin e mbështetësve të opozitës së Bundestag, më qartë në mesin e mbështetësve të AfD.

Përsa i përket mbështetjes për partitë, ashtu si në muajin e kaluar, CDU dhe CSU aktualisht arrijnë në gjithsej 27 përqind. SPD arrin 14 përqind, Të Gjelbrit 22 përqind. 14 përqind e votuesve vazhdojnë të mbështesin AfD. Ndërsa partia E Majta përmirësohet dhe arrin nëntë përqind, FDP humbet një pikë përqindje dhe arrin në tetë përqind.

Sidoqoftë, demoskopët kujtojnë si gjithmonë se sondazhet me pyetjen e së dielës tregojnë tendencat aktuale të votimit në lidhje me zgjedhjet e Bundestag-ut dhe jo sjelljen aktuale të votimit. Shumë votues e përcaktojnë pozicionin e tyre pak para zgjedhjeve. Një rëndësi të madhe ka fushata zgjedhore, kur u drejtohesh konkretisht votuesve të pavendosur dhe taktikë./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD bashkëpunim me SHBA/ Halim Kosova zbulon projektin

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Halim Kosova deklaron se Komisioni për Etikën dhe Pastërtinë e Figurës, që ai drejton, është një garanci serioze për integritetin e atyre që do të qeverisin nesër vendin.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kosova vuri në dukje se një mekanizëm i tillë, i përforcuar me ndihmën e ambasadës së SHBA, e rrit besimin e qytetarëve tek Partia Demokratike.

“Besimi në një forcë politike vjen nga njerëzit që e përfaqësojnë këtë forcë politike. Duke ditur mirë këtë, PD ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës. Nuk është sekret të them se Ambasada e SHBA-së më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për ta nxitur këtë projekt dhe për të na ndihmuar. Ata janë shumë të gatshëm të ndihmojnë, kur bëhet diçka e mirë kundër korrupsionit apo për ta parandaluar atë. Mendoj qe kemi ndërtuar një pyetësor perfekt sesi të përzgjidhen njerëzit e PD, figura të qeverisjes së ardhshme në pozicionet më të rëndësishme në qeverisjen e vendit. Kështu që nesër, PD ka një garanci më shumë se ata që do të drejtojnë vendin do të kenë figurë të pastër. Duke respektuar dekriminalizimin me detaje, kemi bërë edhe  një vaksinim kundër të keqes për nesër”, u shpreh ai.

Halim Kosova tregoi qëndrimin e tij se idetë dhe njerëzit janë kyç për të ardhur në pushtet.

LEXO EDHE:  Basha i zhgënjyer nga LSI/ Tregon mashtrimet e Metës

LEXO EDHE:  Përplasjet mes Ramës dhe Metës/ Analisti zbulon prapaskenat

“E kam dhënë gjithmonë mendimin tim se përmes protestave të dhunshne nuk mund të vihet asnjëherë në pushtet. Më e rëndësishne se protestat, pa i përjashtuar protestat demokratike është çfarë premton PD dhe me cilët njerëz del përpara popullit për idetë që ka për të nesërmen”, deklaron ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE