LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera për Teatrin/ PD zbardh “lojën” 200 milionë euro

28 Korrik 2019, 09:14, Politikë CNA
Afera për Teatrin/ PD zbardh “lojën” 200 milionë euro

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar një video-mesazh ku tregohet se sa m2 grabitet nga prona e Teatrit Kombëtar dhe pronës publike.

Sipas Bashës e gjithë kjo po bëhet për ndërtimin e kullave 200 milionë tek Teatri Kombëtar.

Sipas Bashës kryeministrit Edi Rama nuk i intereson Teatri, por kullat.

?Puna e Teatrit është “loja” 200 milionë euro!

Hajduti psiqik Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla.? – shkruan Kryetari Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga