LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Zhduket" pa gjurmë Monika Kryemadhi/ LSI humb busullën

27 Korrik 2019, 09:00, Politikë CNA
"Zhduket" pa gjurmë Monika Kryemadhi/ LSI humb busullën

Prej disa ditësh e ashtuquajtura kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është zhdukur nga qarkullimi.

Se kemi parë më të dalë në media, dhe që prej një jave mungon edhe në rrjetet sociale që të “vajtojë” varfërinë dhe hallet e shqiptarëve.

Shfaqja e fundit e saj në rrjete sociale, ka qenë me datë 22 Korrik 2019, ndërsa në media disa ditë më përpara.

Kryemadhi, po hesht edhe për Teatrin, i cili ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe jo vetëm.

Në fakt, kur është fjala për Erion Veliajn, Kryemadhi gjithnjë ka qenë e kujdesshme dhe e tërhequr, por këtë radhë duket se ka hequr dorë edhe nga shtirja dhe propaganda, duke mos folur fare.

Duket se Kryemadhi e ka hedhur pas krahëve varfërinë e qytetarëve, akuzat ndaj Qeverisë, për t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere.

Ndërkohë që në rrethin e politikës, flitet për një marrëveshje të re mes kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortit të saj Ilir Meta, pavarësisht se ky i fundit i ka quajtur thashetheme plazhi.

Në fakt nuk është ndonjë çudi që Kryemadhin ta shohim në krah të Ramës, duke e lënë kreun e PD-së Lulzim Basha me gisht në gojë.

LSI ka ekskluzivitetin për këto gjëra. Kur bëhet fjalën për pasurinë dhe kur iu kërcasin prangat, atëherë nuk iu interesojnë më akuzat, të thënat dhe të pathënat ndaj kujtdo.

Nuk iu intereson më varfëria dhe hallet e qytetarëve, ndërkohë që vihet në pikëpyetje e ardhmja e tyre ekonomike apo liria e tyre.

Presidenti Meta, më herët i “qetësoi” qytetarët, duke thënë se mos të merren me Monikën, pasi ajo ka një pallat tek Unaza e Re dhe se i ka siguruar fëmijët e saj.

Vetë më pas Monika tha se këtë pallat ia ka dhënë Rama me Bashën në kohën që ata drejtonin Bashkinë e Tiranës.

Madje, ajo ishte e shqetësuar së përse Rama ia ka zvarritur lejen e ndërtimit, gabim që e përmirësoi më vonë Basha.

Pas këtij spektakli, Monika, është zhdukur pa gjurmë, duke “freskuar” jo vetëm veten, por edhe akuzat ndaj Qeverisë dhe Ramës.

Ndërkaq LSI, për të cilën Rama e kishte paralajmeruar Metën se s’do ta gjentë më, duket sikur ka humbur busullën./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga