Connect with Us

Shokuese/ I riu përdhunon kushërirën e mitur

Kronika

Shokuese/ I riu përdhunon kushërirën e mitur

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Divjakë, ku mësohet se një i ri ka abuzuar seksualisht me kushërirën e tij të mitur.

Mësohet se pas denoncimit nga familja e të miturës, i riu është shpallur në kërkim dhe arrestuar.

Report tv, raporton se sipas burimeve nga policia e Divjakës, familja kishte denoncuar se kushëriri i tyre i afërt ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën.

LEXO EDHE:  Policia në "sulm" për Klement Balilin/ 200 forca operacion në Sarandë

Pas arrestimit policia po merr në pyetje të riun dhe po heton ngjarjen, por deri tani nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjyqi për Saimir Tahirin/ Caktohet data e seancës së parë në Gjykatën e Apelit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 12 mars për zhvillimin e seancës së parë të dosjes ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Në orën 09:30 të 12 marsit, Tahiri pritet të përballet me trupën gjykuese të Apelit të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Në shkallën e parë ish-ministri u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”, por dënimi u zëvendësua me lënien e tij në shërbim prove për 3 vjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Ishin kthyer në tmerrin e bizneseve/ Prangosen hajdutët e kasafortave në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Poliklinika”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjes së kasafortave në biznese.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 3 persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në disa qarqe.

Uniformat blu bëjnë të ditur se është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 24 shkurt, ku u vodh një kasafortë me një shumë parash, në një poliklinikë.

Mbi bazën e provave të siguruara, u organizua, zhvillua dhe finalizua operacioni policor “Poliklinika”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve: E. M., 33 vjeç, F. Sh. alias F. L., 37 vjeç dhe E. Ç. alias E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë (F. L. dhe E. Ç., me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë)

LEXO EDHE:  Policia në “sulm” për Klement Balilin/ 200 forca operacion në Sarandë

LEXO EDHE:  Nëntë muaj në arrati/ Policia ndalon korçarin e shpallur në kërkim

Arrestimi i tyre u bë pasi, po sot rreth orës 04:05 të mëngjesit, në vendin e quajtur Rruga e Kavajës, në ambientet e Poliklinikës “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur një kasafortë në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 13 milion lekë të vjetra

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë

-Një automjet Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celular

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shum parash./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me heroinë dhe kokainë në Selanik/ Arrestohet 28 vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj, një shqiptar dhe një grek jan arrestuar pasditen e djeshme në Selanik pasi u kapën me 13 kilogram heroinë dhe 879 gram kokainë.

Sipas mediave greke shqiptari 28- vjeçar ishte ‘shefi’ kurse 19- vjeçari grek ishte vartësi i cili kryente shpërndarjen e drogës.

Raportohet se të rinjtë u arrestuan pasditen e djeshme në një stacion treni./CNA.al

LEXO TE PLOTE