Connect with Us

“Pakti për Universitetin tradhëti ndaj studentëve”/ Reagon ministria e Arsimit

Politikë

“Pakti për Universitetin tradhëti ndaj studentëve”/ Reagon ministria e Arsimit

Publikuar

-

proteste, ministria e arsimit

Ministria e Arsimit ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi, i cili tha se Pakti për Universitetin është një akt tradhëtie ndaj studentëve.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Arsimit informon studentët se qeveria shqiptare do të vazhdojë të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik 2019-2020.

“Tarifat mbesin, por subvencionimi nga ana jonë nuk do të ndalet në mënyrë që t’u vihet në ndihmë studentëve shqiptarë, ashtu sikurse është zotuar në kuadër të “Paktit për Universitetin”.-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Më tej, theksohet se “Që në fillim të tij, “Pakti për Universitetin” solli mbi 2.3 miliard lekë subvencionim pako financiare nga ana a qeverisë shqiptare duke i sjellë përfitim direkt mbi 99 mijë studentëve nga të cilët:

– 75 mijë studentë kanë përfituar reduktim tarife me 50%;
– 5,500 studentë janë përjashtuar nga tarifa e studimit (mesatarja 9-10);
– mbi 10 mijë studentë janë përjashtuar nga tarifa e shkollimit (kategoritë në nevojë);
– rreth 11 mijë studentë kanë përfituar bursa prej 10 mijë lekësh në muaj (studentë nga kategoritë në nevojë dhe ato me mesataren 9-10).” thuhet në reagimin e MASR ku ndër të tjera theksohet se se shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime të tjera në VKM për të përfshirë edhe kategori të tjera që nuk kanë qenë më përpara.

“Rruga e nisur e “Paktit për Universitetin” është në rrugë të mbarë, teksa edhe procese të tjera si karta e studentit, përmirësimi i infrastrukturës së konvikteve etj. janë totalisht në shinat e duhura.” përfundon reagimi i Ministrisë së Arsimit./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Celula terroriste/ Zv. Ministri zbulon detajet: Ja si do kryheshin sulmet

Publikuar

-

Nga

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, nga studio e “Opinion” ka treguar disa detaje referuar sulmit të celulës terroriste iraniane, i cili ishte planifikuar të kryhej gjatë festimeve të Sulltan Nevruzit pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, në mars të 2018, por që arriti të parandalohej në kohë.

Lamallari në emision është shprehur se hetimet për celulën terroriste, sipas tij nisën në mars të 2018-ës nën drejtimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi dhe njësisë së anti-terrorit në Policinë e Shtetit dhe se personat e ndaluar ishin operativëm që mblidhnin informacion.

Ndër të tjera Lamallari deklaroi se personat e ndaluar atëherë kanë ishin informatorët, ndërkohë që emrat e publikuar sot ishin “truri” i asaj organizate që presupozohej të kryente sulmin me eksploziv ndaj muxhahedinëve.

“Deklarata sot nuk kishte të bënte me asnjë atentat, apo episod. Zbuloi një plan, një celulë. Para një viti ne ndaluam dy shtetas iranian, që duke u hequr si gazetarë por ky ishte mbulimi, ata ishin operativë dhe kishin plan të mblidhnin informacion. Ndërhyrja në atë kohë bëri që plani të shtyhej, sot ne kemi zbuluar për publikun një plan dhe një celulë të ngarkuar për ekzekutimin e këtij plani. Ka dhe të tjerë që janë ekzekutorë. Personat që janë shoqëruar më parë janë të tjerë. Atëherë po flisnim për ushtarët. Sot po flasim për “trurin”. Këta do bënin sulme terroriste të kombinuara me armë zjarri dhe me shpërthim eksploziv kryesisht ndaj liderëve të muxhahedinëve. Ne zbuluam në mars informatorët dhe tani zbuluam mendjen”, tha zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

LEXO EDHE:  “Revoltohet” Grida Duma/ Si e durove Ramën?

Kujtojmë se dhjetorin e vitit të kaluar ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës do të dëboheshin nga Shqipëria, ndërsa referuar këtij fakti Ministria e Jashtme shqiptare do të shprehej se: “dy diplomatët iranianë u shpallën të padëshiruar, pasi dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranian si të padëshiruar u mor në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Se kam provuar një herë të hyj në zgjedhje”/ Surprizon Agron Duka

Publikuar

-

Nga

duka

Kryetari i Partisë Agrare Aambientaliste(PAA), Agron Duka, nga tryeza e emisionit “Arena” është shprehur edhe rreth futjes apo jot ë partisë që drejton në zgjedhjet nëse ato shpallen të parakohëshme, por nuk ndërron sistemi zgjedhor aktual.

“Nëse nesër, pasnesër, këta do të bëjnë Reformën Zgjedhore, ku të ketë ndër të tjera depolitizim të komisioneve dhe numëruesve, po sistemin do e lënë po atë, do më pyesësh: A do të hyj në zgjedhje? Do të hyj. Boll më, unë kam tre vjet që e kam bërë këtë parti dhe se kam provuar një herë të hyj në zgjedhje, do të hyj patjetër”, ka deklaruar Agron Duka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Celula terroriste në Shqipëri/ Zvendës ministri i Brendshëm zbulon detaje                                  

Publikuar

-

Nga

Hetimet për celulën terroriste iraniane në Shqipëri kanë nisur në muajin mars të 2018 dhe prokuror drejtues i tyre ka qenë, Eugen Beçi, si dhe njësia anti-terror në Policinë e Shtetit, e cila bëri dhe ndalimin e dy iranianëve, 65 vjeç, F. Z., dhe 59 vjeçarit, S.M. Ndalimi i tyre falë informacioneve të mbërritura nga shërbimet partnere. Në momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto, ndërsa u prezantuan si gazetarë që kishin ardhur në Shqipëri me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Ka qenë zvendësministri i Brendshëm, Besfort lamallari zyrtari që, nga emisioni “Opinion” ka treguar detaje të reja lidhur me lakmin e bujshëm rreth ekzistencës së një cellule iraniane që kishte planifikuar të vepronte me akte terroriste në Tiranë në vitin 2018.
“Deklarata sot nuk kishte të bënte me asnjë atentat, apo episod. Zbuloi një plan, një celulë. Para një viti ne ndaluam dy shtetas iranian, që duke u hequr si gazetarë por ky ishte mbulimi, ata ishin operativë dhe kishin plan të mblidhni informacion. Ndërhyrja në atë kohë bëri që plani të shtyhej, sot ne kemi zbuluar për publikun një plan dhe një celulë të ngarkuar për ekzekutimin e këtij plani. Ka dhe të tjerë që janë ekzekutorë. Personat që janë shoqëruar më parë janë të tjerë. Atëherë po flisnim për ushtarët. Sot po flasim për “trurin”. Këta do bënin sulme terroriste të kombinuara me armë zjarri dhe me shpërthim eksploziv kryesisht ndaj liderëve të muxhahedinëve. Ne zbuluam në mars informatorët dhe tani zbuluam mendjen”, tregoi zvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari./CNA.al

LEXO TE PLOTE