Connect with Us

Pakti për Universitetin/ PD: Rama tradhtoi studentët

Politikë

Pakti për Universitetin/ PD: Rama tradhtoi studentët

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat foli mbi mashtrimin, që sipas tij, k ka bërë kryeminstri Edi Rama studentëve.

Boçi tha se “Pakti për Universitetin” është një mashtrim dhe tradhti që Rama u ka bërë studentëve pasi anjë nga kërkesat e studentëve nuk është mbajtur.

“Tarifat e miratuara për studentët e ciklit të parë dhe të dytë, dëshmojnë qartë mashtrimin e madh të Ramës ndaj kërkesave legjitime të studentëve, të shpalosura në protestat e dhjetorit, për uljen e tyre.

Për këtë vit akademik pra nuk ka as përgjysmim për bachelorin, siç u premtua e as rishikim të tarifave të masterit.

Studentët dhe familjet e tyre do të paguajnë si më parë, pikë për pikë të gjithë mundin dhe djersën e tyre, për shkollimin e fëmijëve, sepse Rama dhe klientët e tij duan të majmen me koncesione e PPP-ra me paratë e qytetarëve  e studentëve.

Për këtë arsye, për arsye të pamundësisë ekonomike, mijëra të rinj, që vijnë nga familje me të ardhura modeste, nuk do të mund të ndjekin studimet e larta, duke iu dorëzuar rrugës e papunësisë.

Qindra të tjerë do të detyrohen të ndërpresin studimet e nisura, për t’iu dorëzuar skllavërisë moderne për të mundësuar pagesën e haraçit që i kërkon Rama.

Mijëra do jenë gjithashtu dhe ata studentë që për arsye të tarifave më të larta se në Gjermani, Itali e kudo në Europë, do të ndërpresin ëndrrat për një master profesional apo shkencor.

Po për shkak të absurdit të tarifave të larta, mijëra maturantë sivjet do ti drejtohen eksodit akademik drejt vendeve të Europës, duke iu bashkangjitur ushtrisë së 50 mijëve që janë larguar në këto gjashtë vite për të mos u kthyer më kurrë në Shqipëri.

Të tjerë bashkëmoshatarë të tyre po për arsye ekonomike por dhe të mesatares antikushtetuese do t’i drejtohen universiteteve më të lira të rajonit.

Pra pakti për Universitetin i Ramës i hartuar me nxitim për të zbutur zemërimin studentor, u dëshmua të jetë një akt tradhëtie, mashtrimi e poshtërsie ndaj kërkesave të tyre.

LEXO EDHE:  Anëtarja e kryesisë së PD/ Disa pyetje për Lulzim Bashën, kryetarin pa parti  

Sot asnjë nga kërkesat e studentëve dhe pikat e parashikuara si premtim, nuk rezultojnë të  plotësuara. Mashtrim është Karta e studentit me shërbime që nuk lehtësojnë barrën ekonomike të studentëve.

Mashtrim gjendja e konvikteve, e ambienteve universitare. Mashtrim vetingu për plagjiaturat që u katandis në emërimin e plagjiatëve deri Kryetarë Bashkie siç ishte rasti i Beratit.

Mashtrim është siç dëshmohet dhe ulja e tarifave. Me Edi Ramën nuk ka të sotme e të ardhme për të rinjtë tanë. Ai duhet larguar një orë e më parë. Partia Demokratike është e vendosur në programin e saj për:

Anullimin e Ligjit antikushtetues të arsimit të Lartë, nga ku burojnë shumë arbitraritete. Dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, nga 36 milionë euro që është për vitin 2019 në 72 milion euro.

Kjo do të bëjë të mundur që:

– së pari të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra të përfitonin subvencionin në masën 100 % të tarifave për bachelor e master.

– Së dyti, për të gjithë të tjerët do të ketë përgjysmim të tarifave për bachelor dhe master.

– Së treti do të akordobe. mjaftueshëm para për 5 mijë bursa sociale për t’i mundësuar studimin me të gjitha shpenzimet atyre që janë në gjendje ekonomike katastrofale.

– Nën drejtimin e vendit nga PD, nuk do të ketë asnjë vajzë apo djalë shqiptari që do të mbeten pa studiuar për shkak se familja e tyre nuk ka mundësi ekonomike.

– Mbeshtetja do vazhdojë me stazhet për 10 mijë studentë me një pagesë 300 mijë në muaj

-Mbeshtetje financiare për deget prioritare e të mbrojtura.

– Mbeshtetje financiare për ekselentet dhe studentet nga familjet në nevojë,”- tha ndër të tjera ish-deputeti Boçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Anëtarja e kryesisë së PD/ Disa pyetje për Lulzim Bashën, kryetarin pa parti  

LEXO EDHE:  A mund ta shohim Jozefina Topallin në një parti tjetër veç PD-së?

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Sorosi, koalicioni, PD dhe “peshqit e mëdhenj”/Flet Edi Rama, ja çfarë thotë

LEXO EDHE:  Sorosi, koalicioni, PD dhe "peshqit e mëdhenj"/Flet Edi Rama, ja çfarë thotë

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE