Connect with Us

“Lojë e pistë”/ Ish-deputeti “nxjerr zbuluar” Ministren e Arsimit

Politikë

“Lojë e pistë”/ Ish-deputeti “nxjerr zbuluar” Ministren e Arsimit

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boci ka reaguar sërish pas deklaratës së Ministrisë së Arsimit, lidhur me Paktin për Universitetin, të cilin ai e cilësoi një pakt tradhtie ndaj studentëve.

Pasi MAS theksoi se pakti po ecën në rrugë të mbarë, në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se ky institucion prej kohësh ka nxjerrë nga shinat arsimin e lartë.

Sipas Boçit, Ministria e Arsimit pranoi në deklaratën e saj paturpësisht atë që u denoncua nga opozita për tarifat e pa përgjysmuara për Bachelor e të pa rishikuara për Master.

“TARIFAT MBESIN, përcakton Ministria, duke sfiduar kështu publikisht kërkesën themelore të studentëve dhe duke shkelur me krenari prej budallai, zotimin brenda paktit. TARIFAT MBESIN, sepse nuk ka rritje të buxhetit për arsimin, siç e kërkuan studentët dhe siç shkruante Pakti. TARIFAT MBESIN, sepse Rama nuk vendosi për përgjysmim me VKM, sic e parashikin ligji, të shumës tavan për Universitetet. Përgjysmimi i vjetshëm pra, ishte thjesht LOJA momentale, për të fikur protestën studentore. Ministria mashtron, kur thotë se subvencionoi vjet 2.3 miliard lekë paketë financiare”, shkruan Boçi.

Po ashtu ai thekson se gjendja e ambienteve universitare e konvikteve në tërësi, pavarësisht ndihmës gjermane, mbetet skandaloze dhe Universitetet nuk kanë mundësi financiare ndërhyrëse.
“Ndërkohë, gama e përfitimeve për studentët që mbajnë kartën e studentit është krejt qesharake e tallëse.
Asnjë përfitim për qeranë, shpenzime për libra e mjete mësimore, apo për ushqim.
Në vend të tyre, me ironi studentit i shkruhet si favor: Hyn falas në bibliotekën e lagjes!!!!!
Bordet vazhdojnë të dominohen nga Ministria dhe studentët nuk kanë rol vendimmarrës.
Ndërsa loja e pisët me pedagogët, për t’i vënë kundër studentëve e anasjelltas, u demaskua me emërimet e atyre që akuzohen për plagjiaturë, në postet drejtuese të PS dhe pushtetit lokal.”-shkruan ndër të tjera ish-deputeti demokrat.

Reagimi i plotë:

TARIFAT MBESIN…NË KURRIZ TË STUDENTËVE
Ministria e Arsimit, e cila e ka nxjerrë prej kohësh nga shinat Arsimin e lartë e jo vetëm atë (por dhe Akademinë, Arsimin parauniversitar, Kërkimin shkencor), në deklaratën e saj informuese, pranon paturpësisht atë që ne denoncuam për tarifat e pa përgjysmuara për Bachelor e të pa rishikuara për Master.
TARIFAT MBESIN, përcakton Ministria, duke sfiduar kështu publikisht kërkesën themelore të studentëve dhe duke shkelur me krenari prej budallai, zotimin brenda paktit.
TARIFAT MBESIN, sepse nuk ka rritje të buxhetit për arsimin, siç e kërkuan studentët dhe siç shkruante Pakti.
TARIFAT MBESIN, sepse Rama nuk vendosi për përgjysmim me VKM, sic e parashikin ligji, të shumës tavan për Universitetet.
Përgjysmimi i vjetshëm pra, ishte thjesht LOJA momentale, për të fikur protestën studentore.
Ministria mashtron, kur thotë se subvencionoi vjet 2.3 miliard lekë paketë financiare.

Lekët e vjetshme iu morën me dhunë universiteteve, duke i lënë pa investime, funksione e shërbime, sepse buxheti për arsimin e Lartë as u rishikua e as ndryshoi.
Ekselentët dhe familjet në nevojë janë mbështetur sistematikisht që para 2013 dhe këtu nuk ka asnjë risi nga Ministria.
Këto TARIFA TË MBETURA, do nxjerrin në mes të katër rrugëve mijëra maturantë në pamundësi ekonomike dhe do detyrojnë të marrin rrugët e Europës e rajonit mijëra të tjerë.
Vetëm një fakt tronditës mjafton:
Vjet aplikuan për të ikur jashtë Shqipërisë gati 9 mijë maturantë.
Sivjet numri i tyre ka kapur shifrën 11 mijë. Pra 2 mijë më shumë. Kjo sepse një Bachelor+Master kushton më shumë në Shqipëri se Gjermani.
Gjendja e ambienteve universitare e konvikteve në tërësi, pavarësisht ndihmës gjermane, mbetet skandaloze dhe Universitetet nuk kanë mundësi financiare ndërhyrëse.
Ndërkohë, gama e përfitimeve për studentët që mbajnë kartën e studentit është krejt qesharake e tallëse.
Asnjë përfitim për qeranë, shpenzime për libra e mjete mësimore, apo për ushqim.
Në vend të tyre, me ironi studentit i shkruhet si favor: Hyn falas në bibliotekën e lagjes!!!!!
Bordet vazhdojnë të dominohen nga Ministria dhe studentët nuk kanë rol vendimmarrës.
Ndërsa loja e pisët me pedagogët, për t’i vënë kundër studentëve e anasjelltas, u demaskua me emërimet e atyre që akuzohen për plagjiaturë, në postet drejtuese të PS dhe pushtetit lokal.
Ministria e Arsimit do bënte mirë që sot të heshte dhe të përgatitet për përballjen e rradhës me protestën studentore.

Pakti për Universitetin/ PD: Rama tradhtoi studentët

“Pakti për Universitetin tradhëti ndaj studentëve”/ Reagon ministria e Arsimit

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha ‘zgjohet” me Agim Kajmakun/ Zbulon gruan që ndikoi në kandidimin e tij

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar me deklarata kundër kryeministrit Edi Rama.

Nga rrjetet sociale, Basha ka thënë se Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

Sipas Bashës, ashtu si për Valdrin Pjetrin Rama, e ka dituar edhe për Agim Kajmakun, por nuk ia ka prishur dot ministres Belinda Balluku.

“Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik  #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pazaret me kufinjtë/ Tritan Shehu, “shuplakë” Baton Haxhiut?

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar  idenë e korrigjimit të Kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Shehut, pas jo-së të përsëritur të kancerlares gjermane Angela Mercel, Vuçi shpreh dëshpërim për zbehjen e kësaj ëndërre.

Po ata shqipfolës nga Prishtina pse heshtin tashmë me ”planet” e tyre për të “bindur” Serbinë tu ”dhurojë” territore të tëra, thjesht si “pendesë” ndaj historisë?!

Ndër ndër shqipëfolësit që është lakuar se është pro ndarjes së Kosovës, është këshilltari i kryeministrit Edi Rama, gazetari Baton Haxhiu.  Në media ështe se Haxhiu po zbaton planin Presindetit të kosovës, për ndarjen e Kosovës.

Më tej, Shehu ka përmendur edhe Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, duke thënë se kjo ide lidhet gjithashtu edhe me goditjen vdekje- prurëse, që iu dha Ministrisë sonë të Jashtme së fundmi, mbasi prej 5-6 vitesh e mbajten atë në agoni.

Kujtojmë se Genta Cakaj që drejton aktualisht Ministrinë e Jashtme, thuhet se është emëruar me bekimin e Baton Haxhiut.

Postimi i Shehut:

Vucic vajton, shqipfoles fshihen, shqiptaret te reagojne! Nje vit me pare shqipfoles nga Prishtina dhe Tirana lancuan endren e Serbise se Madhe nepermjet te ashtuquajtures platforme te shkembimit te territoreve.

Keto dite Vucic, mbas Jo se perseritur te Merkelit, por qe duket edhe prej matane Atlantikut, duke e rikonfirmuar ate ender Serbe shpreh deshperim per zbehjen e saj

Po ata shqipfoles nga Prishtina pse heshtin tashme me ”planet” e tyre per te “bindur” Serbine tu ”dhuroje” territore te tera, thjesht si “pendese” ndaj historise?!

Le te shpresojme qe keto teori shume te rrezikeshme per shqiptaret te jene arshivuar dhe qe shqipfoles nuk do te behen perseri “promotore” te ringjalljes se tyre. Sidoqofte e deri kaq demi eshte i pa llogaritshem, gje qe shprehet edhe ne bllokimin e njohjeve te Kosoves, te problemeve me avancimin e saj ne institucionet nderkombetare, ne “forcen” qe ka marre diplomacia serbe etj.

Pa asnje dyshim pasojat e asaj teorie te artikuluar nga shqipfoles jane shume here me demtuese per neve sesa eshte ajo teori vete e mbrojtur nga serbet, duke vene ne dyshim keshtu Paketen Ahtisaari, vendimin e Gjykates Nderkombetare, etj akte thelbesore.

Kjo lidhet gjithashtu edhe me goditjen vdekje prurese, qe ju dha Ministrise sone te Jashteme se fundmi, mbasi prej 5-6 vitesh e mbajten ate ne agoni. Ndersa Vucic po vajton endren serbe e shqipfoles po veprojne si struci, shqiptaret duhet te reagojne per sovranitetin e nxjerre ne treg!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Se ku e kam parë këtë skenë”/ Edvin Kulluri thumbon Bashën

Publikuar

-

Nga

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka thumbuar kreun e selisë blu, Lulzim Basha.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kulluri, ndërsa ka komentuar situatën politike në Itali, ka përmnedur edhe 17 Majin.

17 Maji njihet si dita e marrëveshjes Basha-Rama, me të cilët demokratët thonë se u tradhtuan dhe se gjithçka u bë për interesa personale të Bashës.

“Conti i kërkon ndihmë Merkel për të mposhtur Salvinin. Po italianët çfarë mendojne për politikën e tyre?! Ku janë interesat e tyre?! Ja, pra, ky është establishmenti liberal! Mbajnë njëri-tjetrin përkundër opinionit të qytetarëve të vet. Se ku e kam parë këtë skenë në Shqipëri, me 17 maj apo….. gaboj?”, shkruan Kulluri në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE