Connect with Us

Kontrata me artistët/ Kulluri: Komardare e Bashës për të shtyrë ditën në PD

Politikë

Kontrata me artistët/ Kulluri: Komardare e Bashës për të shtyrë ditën në PD

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka komentuar kontratën e që PD ka lidhur me artistët për mbrojtjen Teatrit Kombëtar.

Sipas Kullurit, marrëveshja në fjalë është komardare e Bashës për të shtyrë ditën në PD.

“Çështja e marrëveshjes së nënshkruar është çështja që më intereson më pak.

PD është në pamundësi për të përfaqësuar asgjë në pushtet e jo më për të marrë në mbrojtje teatrin. Ajo kontratë është një komardare e Bashës për të shtyrë ditën në PD. Nuk mund të ketë një procedurë me një fitues të përcaktuar në ligj, Pastaj nëse duhet bërë një godinë e re ajo duhet diskutuar. Se çfarë kompromisi do gjendet mbetet për t’u parë”, ka thënë Kulluri në Report tv.

Sipas të njëjtit, ndërhyrja e Bashës është krejtësisht e pavlerë dhe në kufinjtë e komikes./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Unë shmanga rrugën e gjakderdhjes”/ Altin Goxhaj, tallet keq me Bashën

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj, ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha cili po jep një intervistë në Syri TV.

Sipas Goxhajt, Luli, live, po tallet me Lulzimsat.

“Lulzimsat kanë të drejtë, kur thonë se Lyli është më i miri në PD. Me kaq Lylzimsa idiotë dhe të metë që kanë mbetur në Shqyp, Lyli është i vetmi i mençëm. Ndaj dhe i mashtron ditë natë. Ma kapni live te Syri çfarë u thotë lylzimsave që e ndjekin (sapo ka ardhur nga pushimet, thonë në Portugali), pasi e nxori PD pa brekë në b.. nga çdo përfaqësim: Unë shmanga rrugën e  gjakderdhjes që kishte planifikuar Rama”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

HAHAHA LYLI TANI LIVE TU TALL MENDEREN ME LYLZIMSAT
Lulzimsat kanë të drejtë kur thonë se Lyli është më i miri në PD. Me kaq lylzimsa idiotë dhe të metë që kanë mbet në SHQYP, Lyli o i vetmi i mençëm 😀 Ndaj dhe i mashtro ditë natë 😀
Ma kapni live te Syri çfarë u thotë lylzimsave që e ndjekin (sapo ka ardh nga pushimet – thonë në Portugali) pasi e nxorri PD pa brekë në b.. nga çdo përfaqësim:
“UNË SHMANGA RRUGËN E GJAKDERDHJES QË KISHTE PLANIFIKUAR RAMA” hahaha
(e ka për rrugën që e nisi dhe e udhëhoqi vetë zvarrë nga 16 Shkurti e deri tani sipas Axhendës Soros për shkatërrimin e Opozitës me qëllim mbajtjen në pushtet të Rilindjes 😀 )

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Basha kyç gojën për Soros-in/ Tenton të justifikojë tradhtinë ndaj Metës

Publikuar

-

Nga

Në një dokument të brendshëm i Partisë Demokratike dërguar të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe ish-deputetëve, të cilin CNA.al e ka publikuar më herët, PD dilte kundër Presidentit Ilir Meta për çështjen e  Sorosit.

Në dokumentin e shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi,  porosia ishte e qartë që të mos thuhet asnjë fjalë për qëndrimin që Presidenti Ilir Meta për akuzat ndaj Sorosit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur për këtë dokument gjatë një interviste në Syri TV dhe për herë të parë Basha nuk e ka përgënjeshtruar.

Por, duke dashur të dalë nga situata ka sulmuar mediat.

“Po, kthehemi në çështje që nuk janë çështje. Teza e vjetër e mercenarëve të Edi Ramës është për të tërhequr vëmendjen nga problemi kryesor. Është një dokument i dërguar përfaqësuesve  tanë ditën e 30 qershorit. Qëndrimet e mi për Sorosin i gjeni në arkiv në shqip dhe në anglisht. Në dokument iu kërkoj që të mbahej vëmendja me 1 korrik te zgjedhjet dhe mos të merreshin me çështje të tjera. Presidenti ishte në të drejtën e vet. Qëndrim më të ashpër kam mbajtur unë më shumë se sa Meta për Sorosin”, është shprehur Basha, duke mos thënë asnjë fjalë për Sorosin./CNA.al

Zbulohen tezat e PD pas 30 qershorit/ Asnjë koment kundër Soros, Basha zhytet në batak

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Basha nuk e “dorëzon” Ramën/ Kreu i PD nuk përjashton një marrëveshje të re

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi i dorëzoi edhe pushtetin vendor në tavolinë Ramës, është shfaqur sonte në një intervistë në Syri TV.

I pyetur se a mund të ketë një zgjedhje paqësore me Ramën, Basha nuk ka thënë as po as jo.

Duke lënë kështu të kuptohet se nuk e përjashton një marrëveshje të re me Kryeministrin.

Ai ka zgjedhur të komentojë vendimet e Presidentit Ilir Meta nëpërmjet dekreteve.

“Të shohim çfarë ka ndodhur realisht. Presidenti veproi sepse realisht gjendja popullore po shkonte drejt një konflikti të hapur, i cili mbarte edhe rrezikun e viktimave. Asnjë fije floku e asnjë shqiptari nuk vlen të sakrifikohet për një satrap të korruptuar si Edi Rama”, ka thënë Basha.

Ai ka përsëritur kërkesën për zgjedhje përmes një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër.

“Kjo është ajo që kërkon opozita e bashkuar. Ka një numër njerëzish të frustuar që flasin se pa gjak nuk ka ndryshim. Pastaj më trego ndryshimin mes meje dhe Edi Ramës më 21 janar”, ka thënë ndër të tjera Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE