Connect with Us

“Do ia fus gishtin në sy”/ Aktori i njohur paralajmëron luftë

Politikë

“Do ia fus gishtin në sy”/ Aktori i njohur paralajmëron luftë

Publikuar

-

Artistët duken të vendosur në betejën e tyre, me qeverinë, kundër vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe aktori i njohur Romir Zalla, i cili paralajmëron se nëse do të shkohet drejt luftës, luftë do të ketë.

Në një postim në rrjetet sociale, Zalla thekson se prej më shumë se një viti artistët po protestojnë kundër padrejtësisë, paligjshmërisë, korrupsionit, vjedhjes dhe propagandës, ndërsa shton se përplasja finale do të jetë ligjore.

Romir Zalla komenton edhe paktin e artistëve me PD-në, ndërsa shkruan se “Ajo “kontratë” është firmosur si një akt publik, ku politika zotohet se nuk do të bëjë si t’i dojë qejfi me Teatrin dhe në dëm të tij. Personalisht nuk besoj te premtimet politike në përgjithësi. Nesër, edhe politikës së krahut tjetër “do t’ia fus gishtin në sy” nëse tallet me teatrin. Një gjë është e sigurt: Qëndresa jonë besoj se i ka bërë politikanët e të gjithë krahëve që të kuptojnë se ka ikur koha kur mund të bësh gallatë me teatrin dhe popullin në përgjithësi.”

Postimi i plotë:

Është bërë një vit e gjysmë që protestohet përpara godinës së Teatrit Kombëtar, për projektin që thuhet se do të marrë jetë. Mëngjesin e së mërkurës, pati përplasje midis forcave policore dhe aktivistëve. Si mund ta përkufizoni ju këtë betejë jetëgjatë?

Preferoj ta quaj qëndresë, megjithëse nëse kjo punë do të shkojë drejt luftës, luftë do të ketë. Është rezistencë qytetare mbi një vit e gjysmë ndaj padrejtësisë, paligjshmërisë, korrupsionit, vjedhjes dhe propagandës. Qëndresë e nisur nga artistët, të cilëve u janë bashkuar edhe aktivistë, intelektualë, studentë, gazetarë dhe qytetarë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nënshkroi mëngjesin e së enjtes marrëveshjen me artistët, se sapo të jetë në mazhorancë do të anulojë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, PD-ja mori përsipër që Teatrin Kombëtar ta shpallë monument kulture, duke e ndalur përgjithmonë prishjen e tij, për t’i hapur rrugë vetëm restaurimit. Çfarë mendoni për këtë pakt me opozitën?

LEXO EDHE:  Pagesat e PD për lobim/ Letërporosi jo vetëm nga SHBA, por edhe nga Skocia  

Ajo “kontratë” është firmosur si një akt publik, ku politika zotohet se nuk do të bëjë si t’i dojë qejfi me Teatrin dhe në dëm të tij. Personalisht nuk besoj te premtimet politike në përgjithësi. Nesër, edhe politikës së krahut tjetër “do t’ia fus gishtin në sy” nëse tallet me teatrin. Një gjë është e sigurt: Qëndresa jonë besoj se i ka bërë politikanët e të gjithë krahëve që të kuptojnë se ka ikur koha kur mund të bësh gallatë me teatrin dhe popullin në përgjithësi.

Një përplasje finale, si dhe kur e shihni?

Unë besoj se me një ligj të paligjshëm të kthyer dy herë dhe të ankimuar në Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, të kundërshtuar nga ndërkombëtarët, dhe që në fund të fundit ka skaduar që në dhjetor të vitit 2018, me projekte plagjiaturë, të kundërshtuara dhe të pezulluara, me konkurse të hapura me urgjencë dhe konflikte interesi midis firmave private, publikes, bashkisë që nuk ka tagër fare dhe mungesës totale të shkresave dhe vendimeve zyrtare të firmosura dhe vulosura në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, përplasja finale do të jetë ligjore. Tregimet e forcës, sikurse ndodhi mëngjesin e së mërkurës, nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë se sa të dëshpëruar, frikësuar, të nxituar janë dhe se sa e paligjshme dhe e padrejtë është kjo çështje. Kush ka sy dhe veshë duhet ta ketë kuptuar tashmë këtë. Neve na ka mbetur veç fjala dhe mbështetja e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve. Koha do ta tregojë kush ka të drejtë.

Ndërkohë tek oborri i Teatrit vijon rezistenca, ku Aleanca nënshkroi dhe një marrëveshje me PD për ruajtjen e godinës ekzistuese. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin special që i hap rrugën shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli”/ Meta bën tjetër paralajmërim të fortë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta vijon të japë mesazhe dhe paralajmërime të forta, kundër mazhorancës socialiste, në lidhje me atë që ai e cilëson si grusht shteti.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli, sepse sikurse e thekson ai sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar.

Po ashtu, ai numëron shkeljet e Kushtetutës, që pretendon se janë kryer nga kreu i KED-së, Ardian Dvorani dhe Kuvendi i Shqipërisë.

“Kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli.

Përse Presidenti i drejtohet popullit?

Sepse sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar. Të gjithë ne të tjerët, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, jemi vetëm ushtrues të përkohshëm të këtij sovraniteti dhe asgjë më shumë.

Sa shkresa zyrtare i ka drejtuar Presidenti i Republikës, Kuvendit dhe Kryetarit të tij, ku i ka kërkuar bashkëpunim për të parandaluar situatën e rëndë që po krijohej për shkak të bllokimeve të qëllimshme të funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe zbrazjes së Gjykatës Kushtetuese? Nuk numërohen.

Po përgjigje nga Kuvendi? Zero në mënyrë zyrtare. Po publikisht? E kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët: Jemi më mirë pa Gjykatë Kushtetuese. Pse? Se bëjmë çfarë të duam e s’na kontrollon njeri.

Sa shkresa zyrtare i ka dërguar Presidenti, Kuvendit vetëm këtë vit për tejkalimin e situatës së rëndë në Gjykatën Kushtetuese? Nuk numërohen. Të gjitha me etikë dhe frymë pozitive për bashkëpunim në respekt vetëm të Kushtetutës dhe ligjit për Gjykatën Kushtetuese. A mori ndonjë përgjigje bashkëpunuese? Zero.

Sa herë e ka paralajmëruar Presidenti, Kryetarin e KED i cili ka zero kompetencë në Kushtetutë që të respektojë radhën kushtetuese dhe ligjin e Gjykatës Kushtetuese për të evituar përplasjet e mundshme midis institucioneve të Presidentit dhe Kuvendit? Nuk numërohen. Po reagimi i tij? Shkeli me të dyja këmbët edhe vendimin e vetë KED-së, e cila respektoi radhën e vakancave në mënyrë korrekte President, Kuvend, President, Kuvend.

Po ky Dvorani që s’ka asnjë kompetencë tjetër veç të qenit korrier i vendimeve kolegjiale të KED, përse nuk i nisi të katër vendimet njëherazi edhe Presidentit edhe Kuvendit në një ditë siç vendosi KED? Kush i tha këtij t’ia niste Presidentit të dy vakancat njëherazi dhe Kuvendit t’ia çonte me kokën e tij 6 ditë më vonë?

Nëse sipas këtij, radha s’qenka e rëndësishme, edhe pse është detyrim kushtetues, lind pyetja e pafajshme e çdo fëmije: Përse xhaxhi Dvorani nuk ia nisi në fillim dy vakancat Kuvendit e pas 6 ditësh t’ia çonte Presidentit? Se ke degjuar ti xhaxhi Dvorani, xhaxhi Gramozin dhe xhaxhi Ulsiun që thonë çdo ditë që Parlamenti është i pari se jemi Republikë Parlamentare, e jo Presidenciale?

Mjafton çdo fëmijë në këtë vend të lexojë vetëm letrën e fundit zyrtare të Presidentit të Republikës drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të KED, Avokatit të Popullit (për dijeni të gjitha ambasadave të vendeve të BE dhe SHBA) dhe po kështu të lexojë letrat që xhaxhi Gramozi me xhaxhi Dvoranin shkëmbejnë në 8 nëntor që të verë duart në kokë për vendin ku po rritet dhe të ardhmen që e pret ketu.

LEXO EDHE:  PD dhe qytetarët protestojnë/ Veliaj betonizoi liqenin, radhën e ka Parku Rinia

LEXO EDHE:  Kush janë 3 Kryetarët e PD?

A nuk ndoqi Presidenti rrugën institucionale duke shkuar vetë në Prokurori përpara 100 ditësh për kallëzimin penal ndaj Dvoranit i cili çdo ditë që rri në atë detyrë përbën një rrezik shtetëror dhe shoqëror? Cili ka qenë reagimi nga “Drejtësia e Re”? Heshtje. Ndërkohë që Prokuroria duhet të niste vetë hetimin prej muajsh edhe ndaj celulës mafioze dhe falsifikatore në krye të Ministrisë së Drejtësisë që kishte botuar në mënyrë të paligjshme një vendim të KED për qëllime mashtrimi të opinionit publik e ndërkombetar me objektiv të vetëm rrëmbimin e shumicës në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Përse duhet shtyrë pafund një hetim kaq i thjeshtë (për shkak të flagrancës skandaloze të shumë veprave penale) që ka të bëjë me vetë Gjykatën Kushtetuese? Sepse mafia thonë nuk e heton veten. Ndaj vendosi të ngutet në panik të miratojë në mënyrë të pabesë ligjin anti-kushtetues “Të betimit buzë Lanës” një ditë para mbërritjes së Komisionit të Venecias duke shkelur çdo kod të sjelljes demokratike e institucionale dhe duke iu lutur përfaqësuesve të Komisionit të Venecias që të mos iu përgjigjen pyetjeve që Kuvendi u kishte drejtuar prej tre muajsh, me argumentin se “ne e votuam mbrëmë atë ligj. Po pse ju duhet me patjetër ky ligji anti-kushtetues këtyre? Që Dvoranin, jo vetëm të mos e ndëshkojë drejtësia për shkeljet e rënda penale që ka bërë, por ta dekorojnë duke e futur përmes këtij ligji anti-kushtetues nga oxhaku në Gjykatën Kushtetuese.

Po kështu edhe atë ngelësen e provimit të Magjistraturës, që Dvorani e nxori të parën në të katër vakancat, si mund ta lenë në baltë, kur ajo për hir të Partisë u betua në Lanë. Dhe kuptohet që kur Gjykata Kushtetuese të mbushet me këta, mos kini asnjë dyshim se Etilda do mbajë një fjalim plot “Etikë” e madje do i dalin dhe lot gëzimi nga kontributi i saj për realizimin e kryeperlës së Ramaformës.”-shkruan Meta.

Më tej, ai iu bën thirrje qytetarëve të ngrihen, pasi sipas tij institucionet kanë rënë.

“Ndaj të dashur qytetarë, zgjohuni dhe ngrihuni se këtu institucionet kanë rënë përtokë. Ngrihuni për të rivendosur sovranitetin tuaj të nëpërkëmbur përmes rivendosjes së rendit kushtetues, demokratik dhe llogaridhënës.

Mirësevini në Manifestimin historik dhe shembullor të 2 marsit. Koha që sovrani të rimarre sovranitetin në duart e tij! E gjithë bota demokratike ta shohe se jemi komb shqiponjash që s’mund të përdhosemi nga një bandë sorrash. #PërKushtetutën #PërShqipërinë #PërKombin”-përfundon postimin e tij Ilir Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po na gënjejnë”/ Tritan Shehu me bindje: Në Shqipëri s’ka karantinë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha me siguri të plotë se në Shqipëri nuk ekziston asnjë karantinë.

Shehu kërkoi që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ta dërgojë në këto momente tek karantina, ndërsa theksoi se askush nuk e bën këtë, pasi pretendon se ajo nuk ekziston.

“Nuk ka karantinë. Ja ta them unë me siguri të plotë. Le të na marrin këta dhe të na çojnë tani. Është një gënjeshtër. Është një gënjeshtër dhe prandaj këta nuk e tregojnë. Të na çojë ministrja, të na tregojë karantinën. Jam gati ta shoh që në sekond. Do tregoj vendin, do tregoj karantinën se unë jam transparent”, nënvizoi ish-ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili sulmon ashpër deputetët/ Janë rrugaçë e karagjozë!

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në  emisionin“360gradë” ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve teksa i quajti këta të fundit si rrugaçë dhe karagjozë.

“Ne kemi të bëjmë me një Parlament rrugaçësh dhe karagjozësh, që thërrasin Komisionin e Venecias për t’i marrë mendim dhe një ditë para miratojnë ligje.

Në këtë mënyrë i kanë djegur mandatat ata. Këta miratojnë ligj për devidentin, që nuk lejohet që të ketë fuqi prapavepruese, ata e miratojnë, ata e ngrenë kartonin.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE