LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha ngre tonet/ Kërcënon hapur anëtarët e KQZ-së

27 Korrik 2019, 15:33, Politikë CNA
Basha ngre tonet/ Kërcënon hapur anëtarët e KQZ-së

Gjatë një takimi që ka zhvilluar pasditen e sotme më strukturat e PD-së në Përmet, kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar edhe në lidhje me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 30 qershorit, nga KQZ-ja.

Kryedemokrati Basha, gjatë fjalës së tij ka kërcënuar anëtarët e KQZ-së, duke thënë se ata që i shërbyen Ramës i pret burgu.

??Farsa e 30 Qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor?,- tha ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Po ashtu ai u shpreh se ?Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t?i shpëtojë?.

Kreu i opozitës tha se detyra kryesore e Partisë Demokratike është t?i përgjigjet mesazhit të 30 Qershorit, refuzimit të Edi Ramës nga 85 përqind e shqiptarëve dhe thirrjes së tyre për ndryshim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga