Connect with Us

Situata në burgje/ Gjonaj i “përvishet” Manjanit dhe Vasilit?

Politikë

Situata në burgje/ Gjonaj i “përvishet” Manjanit dhe Vasilit?

Publikuar

-

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar sot Masterplanin për Burgjet.

Gjatë fjalës së saj, Gjonaj deklaroi se qeveria ka bërë shumë duke përmendur sistemin ’41-bis’ dhe rekrutimin cilësor, por theksoi se ka ende punonjës që korruptohen dhe që nuk janë të denjë për të shërbyer në sistemin e burgjeve.

“Padyshim sot që flasim, evidentohen përsëri problematika me punonjës policie të cilët korruptohen dhe nuk janë të denjë për të shërbyer në sistem por është një proces i cili do të ndryshojë në të gjitha aspektet e tij, kjo edhe për konsolidimin e vetë sistemit që të mos lejojë korruptimin e punonjësve por njëkohësisht dhe në garantimin e trajtimit financiar të përshtatshëm për detyrën e tyre”.-tha Gjonaj.

Por, më tej Gjonaj ka shigjetuar edhe paraardhësit e saj në krye të ministrisë së Drejtësisë, Ylli Manjanit dhe Petrit Vasili. Ylli Manjani ka qënë ministër Drejtësie në qeverinë Rama 1, prej nëntorit të vitit 2015 deri në shkurt të 2017-ës, kur këtë detyrë e mori Petrit Vasili.

Gjonaj ka shigjetur dy ish-ministrat që vinin nga radhët e LSI-së, ndërsa theksoi se “Më kujtohen fare mirë ditët e para në detyrë, ku krahas ankesave të tjera që më vinin në rrjetet sociale ku zgjedh të komunikoj shpesh me qytetarët, spikaste problemi madhor i ecejakeve që i bëheshin punonjësve te Burgjeve nëpërmjet transferimeve nga një institucion në një institucion tjetër të largët.”.

Më tej, ajo theksoi se në një sistem ku sistemi i karrierës dhe i garancive që duhet të ketë një punonjës me uniformë kanë munguar tërësisht, janë marrë masa me zgjidhje të përkohshme ligjore siç është rasti për ndalimin e transferimit të punonjësve të policisë së burgjeve jo më larg se 45 km.

LEXO EDHE:  Korrupsioni është Komunizmi i ri

“E them në mënyrë të përkohshme janë marrë këto masa, pasi jo vetëm janë parashikuar si masa të qëndrueshme në këtë plan veprimi por nga ana tjetër do të jenë të parashikuara në legjislacionin specifik me qëllim që të gjitha këto mos të vijnë si vullnet i Ministrit të Drejtësisë apo strukturave drejtuese të institucioneve penitenciare.”-tha ndër të tjera Gjonaj.

Gjithashtu Gjonaj, kishte një lajm të mirë për të gjithë policët e burgjeve, pasi deklaroi se do të ketë një rritje pagash me qëllim barazimin e statusit  me policinë e shtetit. “Duke qenë koshiente që nuk është ende e mjaftueshme rritja e pagave që ju bë punonjësve të policisë së burgjeve me 7% në 1 prill 2019, kemi planifikuar si pjesë edhe e këtij Plan veprimi, eskalimin e rritjes së pagave me qëllim barazimin e statusit  të policisë së burgjeve me policinë e shtetit në trajtimin financiar. Por duhet mbajmë në konsideratë që është rritja e parë e pagës pas shumë viteve harresë të punonjësve të sistemit të burgjeve” tha Gjonaj.

Po ashtu ajo deklaroi se “Çështjet e korrupsionit në sistemin e burgjeve kane qënë një problematikë e theksuar që ka passhoqëruar në mënyrë të vazhdueshme sistemin. Por sado njerëz me integritet të shërbejnë në sistem, nëse vetë sistemi nuk do të përmirësohet duke garantuar transparencë, llogaridhënien, sigurinë do të jetë e pamundur të fitosh betejën me korrupsionin.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali-Kandidati në shkelje të ligjit/ Zbulohet CV-ja e “99-shit” që kërkon të drejtojë AMA-n

Publikuar

-

Nga

Gara për kreun e AMA-s po nxjerr në dritë fakte shumë interesante. Kandidati më i përfolur për të marrë drejtimin e këtij institucioni është Maklen Misha. Shumë pak e dinë që ky në fakt është kandidati kryesor për të zënë vendin e babait Pirro Misha, një ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një akuzë kjo e bërë publike prej kohësh, por e pamohuar prej tij.

Pirro Misha bëhet drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe pozicionin në AMA ia trashëgon të birit.

Sot po sjellim të plotë CV-në e dorëzuar nga vetë Maklen Misha në Kuvendin e  Republikës së Shqipçrisë. Siç edhe e ka pohuar vetë, Makleni është një figurë e “përlyer” qartë politikisht. Në CV e tij bie në sy fakti që ai është hartues i  programit të punësimit të Partisë Socialiste.

Maklen Misha, deklaron se është bashkëthemelues dhe anëtar i bordit drejtues të lëvizjes G99, duke e shkelur haptazi ligjin për mediat, që përjashton nga gara anëtarët e partive politike dhe shoqatave politike.

Karrierën politike Misha më pas e ka vazhduar si këshilltar i Niko Peleshit, Erion Veliajt dhe së fundmi i Olta Xhaçkës.

LEXO EDHE:  Inaugurimi i Klinikës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë/ Manjani: Është hapur që në 2016  

LEXO EDHE:  Inaugurimi i Klinikës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë/ Manjani: Është hapur që në 2016  

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Ligji për median Audiovizive është një nga ligjet më të debatuara gjatë hartimit të tij, një ligj që ka zgjatur me vite të tëra për tu miratuar dhe që ka pasur një konsulencë të gjerë ndërkombëtare. Ky ligj është vlerësuar si një nga ligjet më të mira dhe që siguron paprekshmërinë e institucionit që rregullon dhe monitoron veprimtarinë e medias në vendin tonë.

Jo më kot ky ligj në nenin 7 të tij e ndalon në mënyrë kategorike që një person i pozicionuar politikisht të kandidojë apo bëhet pjesë e bordit drejtues të këtij institucioni. Pra, të mos qënit anëtar i një partie politike, është kusht vendimtar në këtë ligj. Mesa duket kjo nuk ka rëndësi për shumicën e vetme në Kuvend, pasi jo vetëm kandidati favorit është njeri tërësisht politik, por edhe garuesit e tjerë, shokë dhe miq të kandidatit, janë gjithashtu njerëz që kanë mbajtur dhe ushtruar detyra dhe funksione politike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Koronavirusi nuk luftohet me politike”/PD i përgjigjet Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, kërkon të fshihet mbas depolitizimt.

Sipas Shehut, kryeministri duhet ta dije se lufta ndaj Koronavirusit, veçanërisht përballja me epidemitë, kufizimi i tyre, lufta me komplikacionet e tyre, është sfida më e vështirë për çdo sistem shëndetësor.

“Kjo është një provë e madhe e gadishmërisë e eficiencës së tij, gjë që realizohet jo me fjalë, por me Politika të qarta Shëndetësore afat gjatë e afat mesëm, strategji, financime adeguate, personel e teknologji të mjaftueshme etj. Kryeministri sot duke tentuar “të largojë” sistemin tonë shëndetësor nga Politikat Shëndetësore, kërkon në fakt të çfajësosë atë e qeverinë e tij, të largojë përgjegjësitë e tyre ndaj gjendjes shumë të rëndë të sistemit tonë shëndetësor, nen finacimit “afrikan” të tij, me mjeket si “specie në zhdukje”, numrin e shtretërve më të ulët në Europë etj etj, duke bërë që sistemi ynë Shëndetësor të klasifikohet i fundit në Kontinent për “Kujdesin ndaj Pacientit”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frika nga koronavirusi anullon kongresin e PS?/ Balla shuan kureshtjen

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar sot se socialistët nuk do të tërhiqen nga mbajtja e Kongresit në datën 29 shkurt, pavarësisht situatës së frikës nga koronavirusi.

“Nuk ka vend për panik. Kongresi i PS do zhvillohet normalisht pa asnjë ndryshim të axhendës ditore. Kongresi do mbahet në një ambient të mbyllur siç është Pallati i Kongreseve. Çdo njeri duhet të ndjekë protokollin e masave parandaluese. Por, ritheksoj se nuk ka vend për panik sa kohë konfirmohet qartë se Shqipëria nuk është e prekur”-tha Balla.

LEXO TE PLOTE