LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve/ Zbulohen porositë

26 Korrik 2019, 08:04, Politikë CNA
Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve/ Zbulohen

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Partisë Socialiste, për Rajonin e Veriut.

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se gjatë mbledhjes Rama ka dhënë urdhër se konstituimi i Këshillave Bashkiakë të bëhet brenda datës 15 gusht.

Një tjetër porosi e kryeministrit është edhe vlerësimi që duhet të bëhet për çdo punonjës bashkiak.

Kreu i qeverisë ka theksuar se ?Drejtorët të cilët nuk kapin ritmin do të largohen nga PS. Kryebashkiakët të kenë gati planet deri në fund të gushtit?.

Sipas Ramës, administrata në terren ka probleme dhe në muajt shtator, tetor do të bëhet vlerësimi.

Gjithashtu, sot Rama ka prezantuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj si drejtuesin e ri në qarkun e Lezhës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga