Connect with Us

Pastrimi i parave/ Më shumë kontroll mbi zyrat e këmbimit valutor 

Ekonomi

Pastrimi i parave/ Më shumë kontroll mbi zyrat e këmbimit valutor 

Publikuar

-

Klodian tomorri per sistemin financiar

Teksa agjencitë e këmbimit valutor kanë rezultuar si me rrezik të lartë për pastrimin e parave në raportin e fundit të Moneyval (mekanizimi europian për kontrollin e pastrimit të parave), Banka e Shqipërisë ka forcuar kriteret për licencimin e tyre.
Të gjithë subjektet që do të aplikojnë për t’u licencuar në treg për të ushtruar aktivitetin e zyrës së këmbimit valutor do të duhet të paraqesin dokumentacion shtesë sipas ndryshimeve të reja rregullatore që lidhen me masat kundër parandalimit të pastrimit të parave. Kështu sipas ndryshimeve në rregulloren “Për licencimin, organizmin veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor” në rregullore janë shtuar sqarimet që lidhen me aksionerët.

“Aksione të mbajtësit (bearer shares), janë aksione të një personi juridik, pronësia e të cilave i kalon personit që zotëron/mban certifikatën/dokumentin e aksioneve të mbajtësit, pa pasur nevojë për marrëveshje/kontratë për kalimin e pronësisë së këtyre aksioneve. Aksioner përfaqësues (nominee shareholder), është aksioneri i regjistruar i një personi juridik, që mban aksionet në emër të aksionerit aktual (pronarit përfitues), në bazë të një marrëveshjeje” thuhet në rregullore.
Po kështu në dokumentacionin për licencim është shtuar si detyrim deklarata personale e aksionerëve/ortakëve dhe administratorit, për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë.
Është rishikuar kapitali minimal fillestar për një zyrë të këmbimit valutor. Deri dje kapitali fillestar minimal ishte 1.5 milionë lekë ndërsa me ndryshimet e reja ky kapital duhet të jetë minimalisht 2.5 milionë lekë.

Tek shqyrtimi i kërkesës për licencim sanksionuar në pikën 9 janë shtuar dy pika të tjera ku thuhet se Banka e Shqipërisë, për të kryer vlerësimet e parashikuara në këtë nen, përveç shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, bashkëpunon dhe kërkon informacion nga autoritetet mbikëqyrëse homologe dhe institucionet e specializuara për luftën kundër krimit ekonomik dhe krimit të organizuar dhe për parandalimin e pastrimit të parave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Tatim Taksave, etj.
Në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me aksionerët/ortakët e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale ose offshore, njofton dhe kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave nëse ka informacion në lidhje me aksionerët/ortakët e propozuar, si dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit.

LEXO EDHE:  AMF: Primet e shkruara bruto për muajin janar u rritën me 19%

Në nenin 10 rregullorja sanksionon se banka, përveç sa parashikohet në pikën 1 të tij , refuzon dhënien e licencës edhe: a) në rast se vërtetohet se: i) struktura e shoqërisë që kërkohet të licencohet apo burimi i saj i kapitalit lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë; ii) aksioneri/ortaku i subjektit zotëron aksione të mbajtësit (bearer shares), ose është aksioner përfaqësues (nominee shareholder) (nëse është e aplikueshme); ii) aksioneri/ortaku i propozuar i subjektit të propozuar paraqet rrezik të lartë, bazuar në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë; si dhe b) në çdo rast që licencimi i subjektit do të cenonte interesat e publikut.

Në nenin 19 që ka të bëjë me raportimet ndryshimet në rregullore kanë shtuar se subjektet raportojnë, brenda muajit janar të çdo viti, në Departamentin e Mbikëqyrjes, informacionin / dokumentacionin e mëposhtëm: a) vërtetim nga Ministria e Drejtësisë se aksioneri / ortaku dhe administratori nuk është i dënuar penalisht ose formularin e vetëdeklarimit, sipas aneksit nr. 4 të kësaj rregulloreje (dokumenti duhet të jetë i lëshuar jo më larg se 3 (tre) muaj nga dita e paraqitjes); b) deklaratë personale e aksionerit/ortakut dhe administratorit për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë (sipas aneksit nr. 9, të kësaj rregulloreje); c) deklaratë personale e administratorit që subjekti vazhdon të plotësojë kushtet në bazë të të cilave ai është licencuar./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Rrjeti i përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri/ Tërbohet Serbia, ja si reagon zyrtari i lartë

Publikuar

-

Nga

Sikurse dhe pritej, nënshkrimi i marrëveshjes midis shqipërisë dhe Kosovës për një rrjet të përbashkët energjetik, që e shkëput këtë të fundit nga vartësia e Serbisë, ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të Beogradit zyrtar.

Nëpërmet një deklarate publike drejtori serb i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e cilësoi nënshkrimin një “marrëveshje energjetike të Shqipërisë së Madhe”, ndërsa kërcënoi se “Serbia nuk do ta lejojë zbatimin e marrëveshjes energjetike Kosovë-Shqipëri”.

“Shqipëria e madhe energjetike” ekziston vetëm në ëndrrat shoviniste të disa politikanëve në Prishtinë. Serbia është pronare dhe ndërtuese e elektrorrjetit në Kosovë dhe për këtë kemi dëshmi të panumërta”, ka artikuluar Gjuriq në komunikatën e shpërndarë për mediat serbe nga zyra e tij.

Më tej po në të njejtën komunikatë zyrtare thuhet:

“Në sajë të angazhimit të Rrjetit Energjetik të Serbisë (EMS), dhe Elektroekonomisë së Serbisë si dhe të institucioneve përkatëse gjatë viteve të shkuara është penguar dhe ndaluar anëtarësimi i operatorit të Prishtinës, i cili ilegalisht shfrytëzon një pjesë të rrjetit tonë në Kosovë në (ENTSOE), ndërsa paralajmërimi për krijimin e Shqipërisë së madhe energjetike zbulon fytyrën e vërtetë shoviniste të politikës së Prishtinës”.

Sipas Marko Gjuriqit: “Blloku energjetik Kosovë-Shqipëri, që po synohet të krijohet, është i pazbatueshëm në terren ndaj dhe duhet të ndalet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare para se ai të prodhojë pasoja për energjetikën rajonale, madje edhe për stabilitetin politik. Vijimësia e tij vulos perspektivën e dialogut”.

Marrëveshja energjetike Kosovë-Serbi që hyn në fuqi pranverën e ardhëshme, është pjesë e dialogut disa vjeçar ndërmjet dy vendeve, por, ajo asnjëherë nuk arriti të zbatohej. Kjo për faktin që Serbia pretendon pronësi mbi sistemin e transmisionit energjetik të Kosovës.

LEXO EDHE:  AMF nis Javën Globale të Investitorit me aktivitetin me përfaqësues të bizneseve dhe shoqatave të tregjeve

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i AMF: Kujdes ndaj aktivitetit të shoqërisë me emrin FXLider

Në deklarimet e tyre zyrtarë të qeverisë së Kosovës, kanë konfirmuar se që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka humbur mbi 170 milionë euro nga bllokada që Serbia i ka bërë rrjetit të transmisionit të Kosovës.

“Janë nga 10 deri në 15 milionë euro në vit, pa përfshirë edhe transmisionin me Shqipërinë, që nuk është venë në funksion pikërisht për këtë arsye. Pra, në përgjithësi janë mbi 170 milionë euro, që Serbia i arkëton në emër të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, ka deklaruar Valdrin Lluka, drejtuesi në funksion i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, sipas të cilit: Kosova do të kërkojë kompensimin e këtyre humbjeve gjatë negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë dialogut Kosovë-Serbi, në vitin 2013 është nënshkruar dhe marrëveshja energjetike midis dy vëndeve. Në të është rënë dakord të krijohet një kompani e re, sipas kornizës ligjore të Kosovës, që do të furnizojë me energji elektrike konsumatorët në katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Por, kjo kompani nuk u regjistrua kurrë, sikundër që dhe jo pak marrëveshje të tjera.

Po ashtu, pjesa dërmuese e qytetarëve serb të Veriut të Kosovës, për vite të tëra nuk e paguajnë energjinë elektrike duke sjellë si pasojë humbjen që shkon deri në 8 milionë euro, shumë kjo që deri vitin e shkuar u është faturuar banorëve të pjesëve tjera të Kosovës…

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shkëputet nga Serbia/ Kosova, rrjet të përbashkët energjetik me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Kosova do të bashkohet në rrjetin energjetik të Shqipërisë nga muaji prill i vitit të ardhshëm, sipas një marrëveshje të nënshkruar të hënën, duke i dhënë fund varësisë nga rrjeti i Serbisë, autoritetet e së cilës reaguan me zemërim.

Sikurse raporton media amerikane VOA, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST), nënshkruan në Tiranë Marrëveshjen për themelimin e Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.

Në një njoftim të KOSTT-it thuhet se “operimi si Bllok Rregullues i përbërë prej dy zonave rregulluese, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektro-energjetike si nga aspekti teknik ashtu dhe ai ekonomik. Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dy sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve”.

Njoftimi citon kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it Ilir Shala , të ketë thënë se: “kjo është marrëveshje historike për Kosovën meqë deri më tani ne si KOSTT kemi qenë brenda Zonës Rregulluese serbe (EMS), gjegjësisht brenda bllokut rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut)”.

Ndërsa administratori i përgjithshëm i OST-ut, Skerdi Drenova, tha se kjo “garanton sigurinë e operimit për të dy Sistemet Elektroenergjetike dhe krijon kushte të favorshme për shfrytëzimin optimal të burimeve gjeneruese brenda Bllokut”.

Në Beograd, shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, tha se “Shqipëria e madhe energjetike ekziston vetëm në ëndrrat shoviniste të disa politikanëve në Prishtinë”, ndërsa bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare të mos lejojë zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë.

LEXO EDHE:  Të prekurit nga tërmeti/ AMF bën bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Kundërshtoi forcat e policisë/ Ja çfarë u gjet gjatë kontrollit në makinën e 22-vjeçarit

Ai tha se Serbia është pronare dhe ndërtuese e rrjetit elektrik në Kosovë, ndërsa “blloku është i pazbatueshëm në terren dhe ai duhet të ndalet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare para se të prodhojë pasoja për energjetikën rajonale, madje edhe për qëndrueshmërinë politike dhe të vulosë ardhmërinë e dialogut”.

 Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshje në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian sipas së cilës KOSTT-i dhe Operatori i Sistemit të Serbisë ( EMS), duhej të fillonin funksionimin si dy zona rregulluese të pavarura në përputhje me kërkesat e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO). Por, ajo ende nuk është zbatuar sikundër edhe një pjesë e madhe e marrëveshjeve të arritura në bisedimet që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rikuperimi i pasojave të tërmetit/ FMN i akordon 87 milionë euro Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vendosur ti akordoj vendit tonë një kontribut financiar që shkon deri në 87 milionë euro. Lajmin e ka konfirmuar guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e emisionit “Top Talk”, ku ka folur rreth situatës në të cilën ndodhet vendi ynë, pas goditjes tragjike të tërmetit të datës 26 nëntor.

“Kemi një facilitet të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për t’u përdorur në këtë situatë. Është konvertimi i pjesës së SDR, i kontributit tonë, rreth 87 milionë euro, është teknike . Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin si Shqipëri që të tërheqim në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtar dhe ata kombëtar.

LEXO EDHE:  E pranon Edi Rama/ Ja kush e kontrollon Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  200 forca policie në aksion/ Shoqërohen 7 persona, sekuestrohen vula të falsifikuara dhe armë  

Paralelisht me vlerësimin e gjendjes së dëmeve të tërmetit ne duhet të bëjmë një grumbullim sa më eficent të këtyre ndihmave dhe më pas të kalojmë në planin e rimëkëmbjes. Shqetësimi I Bankës Qendrore është si do të ndikojë kjo në parametrat makro ekonomikë, si do të ndikojë në rritjen ekonomike, në nivelin e inflacionit, në kursin e këmbimit, në stabilitetin financiar të vendit. NE kemi filluar të analizojmë, patjetër që ndikimet janë negative, sepse kjo është një faktor rreziku dhe në funksion të këtij faktori duhet të bëjmë analizat tona. Nëse niveli do të jetë plus-minus ne duhet të jemi në gjendje të ruajmë stabilitetin financiar”, ka artikuluar guvernatori Sejko, duke paralajmëruar mbajtjen e një takimi me bankat e nivelit të dytë, ditën e nesërme. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: