Connect with Us

Nga Bislim Ahmetaj/ Një pyetje soriozisht serioze për Sali Berishën

Politikë

Nga Bislim Ahmetaj/ Një pyetje soriozisht serioze për Sali Berishën

Publikuar

-

Një pyetje soriozisht serioze për Sali Berishën(!?)

Ka vite që më bren një brengë të cilën s’po e mbaj më brenda vetës dhe tani dua ta bëj publike, kjo është një pyetje shumë serioze dhe e rëndësishme jo thjeshtë për mua, dhe më beso që për hirë të integritetit tim dhe dinjitetit të prejardhjes time familjare se kam të lehtë ta lëshoj në publik, por më shtyn dhimbja për vendin tim, për vendin tuaj, për vendin tonë që është ba siç ishte para 30 vitesh faqja e zezë, marrja dhe “gogoli” i botës demokratike.

Këtë pyetje e kam për Sali Berishën: Mbështetjen pa kushte që i ke dhënë Lulzim Bashës që kur e vune në krye të KOP-it në 2005-ën, pastaj Ministër Transportesh, Ministër të Brendshëm dhe të Jashtëm, më vonë Kryetar të Bashkisë së Kryeqytetit dhe së fundi dy herë Kryetar të Partisë Demokratike e ke pas inspirim të brendshëm përsonal apo “detyrë shpie”?!?

Ps: Si njëri që jam marrë me shkrimin dhe me gazetarinë që në fillesat kur rinisi të shkruhej pa urdhër nga lart ruaj të drejtën ta bëj pyetjen me koment dhe komenti im është ky:

LEXO EDHE:  Imoraliteti i bojkotit të PD

Nqs ke gabuar në zgjedhjen tënde do të isha i qetë për vitet që të kam ndjekur me bindje, nqs e ke pas detyrë shpie “haram” e paç mbështetjen time dhe të gjithë ndjekësve të mi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Koronavirusi nuk luftohet me politike”/PD i përgjigjet Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, kërkon të fshihet mbas depolitizimt.

Sipas Shehut, kryeministri duhet ta dije se lufta ndaj Koronavirusit, veçanërisht përballja me epidemitë, kufizimi i tyre, lufta me komplikacionet e tyre, është sfida më e vështirë për çdo sistem shëndetësor.

“Kjo është një provë e madhe e gadishmërisë e eficiencës së tij, gjë që realizohet jo me fjalë, por me Politika të qarta Shëndetësore afat gjatë e afat mesëm, strategji, financime adeguate, personel e teknologji të mjaftueshme etj. Kryeministri sot duke tentuar “të largojë” sistemin tonë shëndetësor nga Politikat Shëndetësore, kërkon në fakt të çfajësosë atë e qeverinë e tij, të largojë përgjegjësitë e tyre ndaj gjendjes shumë të rëndë të sistemit tonë shëndetësor, nen finacimit “afrikan” të tij, me mjeket si “specie në zhdukje”, numrin e shtretërve më të ulët në Europë etj etj, duke bërë që sistemi ynë Shëndetësor të klasifikohet i fundit në Kontinent për “Kujdesin ndaj Pacientit”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frika nga koronavirusi anullon kongresin e PS?/ Balla shuan kureshtjen

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar sot se socialistët nuk do të tërhiqen nga mbajtja e Kongresit në datën 29 shkurt, pavarësisht situatës së frikës nga koronavirusi.

“Nuk ka vend për panik. Kongresi i PS do zhvillohet normalisht pa asnjë ndryshim të axhendës ditore. Kongresi do mbahet në një ambient të mbyllur siç është Pallati i Kongreseve. Çdo njeri duhet të ndjekë protokollin e masave parandaluese. Por, ritheksoj se nuk ka vend për panik sa kohë konfirmohet qartë se Shqipëria nuk është e prekur”-tha Balla.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lexoni përrallën Dhelpra dhe rrushtë”/ Balla mesazh Metës

Publikuar

-

Nga

Përplasja në distancë mes mazhorancës dhe presidencës vijon të thellohet.

Ndërkohë, ditën e sotme ka pasur një reagim edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një prononcim për mediat, Balla ndërsa është pyetur nga gazetarët në lidhje me mundësinë që Meta të shpërndajë parlamentin, ka zgjedhur ti drejtojë një mesazh ironik presidentit.

“E dini përrallen “Dhelpra dhe rrushtë”? Përgjigjen e keni aty nuk jap asnjë koment kundrejt një presidenti i cili tashmë ka humbur çdo lloj sjellje kushtetuese dhe normale për të vijuar për të qënë presidenti i Republikës”-tha Balla.

LEXO EDHE:  Përçahet opozita/ LSI drejt bashkimit me PS?

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës/ Zbulohet nga frymëzohet Lulzim Basha

Më tej, ai vijoi të ironizojë Metën, ndërsa theksoi se “Problemet e lidershipit të opozitës, le ti zgjidhë pa zhurmë brenda opozitës. Nuk ka nevojë të shqetësojë qytetarët”.

LEXO TE PLOTE