Connect with Us

Marrëveshja e Bashës me artistët/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar rrëfen historinë e padëgjuar

Politikë

Marrëveshja e Bashës me artistët/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar rrëfen historinë e padëgjuar

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me marrëveshjen që kreu i opozitës, Lulzim Basha ka nënshkruar një ditë më parë me artistët, për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ironizon kreun e PD-së, në një postim në rrjetet sociale, Kulluri rrëfen një histori.

“Dy fjale per marreveshjen e aktivisteve te Mbro Teatrin me Kryetarin e PD! Ishin dy shoke feminije komshij ne Gjirokaster. Memo me Dulen. Memo nje e dy fliste per gruan e Dules se e tradhetonte me burra te tjere. Cdo dite qe kthente ndonje gote, kete muhabet kishte. Pasi i thone Dules kete histori, ky i fundit e merr per kafe. “Po c’ke o Memo qe nje e dy perflet gruan time se shkon me burra te tjere, se jemi dhe shoke e s’vete kjo pune!

Ke te drejte i kthehet, Memo Dules! Gabim kam bere, po ja qe pi ndonje gote e s’me rri goja! Me fal, nuk e bej me”!

LEXO EDHE:  Arian Çani zbulon pazaret që po bëhen me Teatrin Kombëtar

Tek gota e trete, duke u ndare me premtimin se s’do e bente me, i kthehet Memo me nje fjale te fundit: “ o Dule vellai, une s’po flas me se te dhashe fjalen, por kush na garanton qe gruaja jote nuk do veje me burra te tjere”?!”-shkruan Kulluri.

Sipas tij, kështu është edhe kjo puna e marreveshjes per Teatrin!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri”/ Berisha ngre alarmin: Dënoj këtë qëllim kriminal

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministers së Shëndtësisë Ogerta Manastirli, të cilët sipas Bersihës, po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri.

Sipas Berishës, në vend që ata të ndjekin praktikën e qendrimit të shpallur nga qeveria italiane për banorët e këtyre zonave dhe tju bëjnë thirrje atyre shqiptare apo italiane qofshin ata, që të mos vijnë dhe të mos lejojë që ata të hynë në Shqipëri, deklarojnë pa asnjë pikë përgjegjësie se nuk do kufizojmë lëvizjet me Italinë.

“Sigurisht lëvizjet me Italinë në tërësi nuk duhen ndërprerë por të mos kufizosh lëvizjet me zonën e infektuar të Italisë siç bëri dje qeveria italiane, do të thotë se për qëllime politike kriminale je i interesuar të sjellësh sa më parë koronavirusin në Shqipëri.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëllim kriminal të Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë, të cilët refuzojnë me ndërgjegje të kufizojnë dhe mos lejojnë hyrjen në Shqipëri të banorëve nga zonat e infektuara”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Një këshillë për “timonierin”…

Publikuar

-

Nga

Meqë e ke shndërruar prej shumë kohësh në zakon që duhet t’i vësh patjetër notën opozitës dhe shtypit ndaj çdo gjëje, që thonë kundër qeverisë, bëje tamam punën, kur analizon debatin për korona virusin në Shqipëri.

Thuaj, fjala vjen, se qëndrimi i Lulzim Bashës për ketë temë ishte super korrekt dhe i paqortueshëm.

Ishte edhe politik, edhe i përgjegjshëm, edhe qytetar, sepse profesional nuk ka pse të jetë.
Dhe mbi të gjitha shumë larg atyre të nahisë tënde, që thonë se virusi nuk guxon të na afrohet nga masat e forta, që ka marrë qeveria jote, e as atyre të tjerëve, që kanë dalë ta presin me nderime dhe me buqeta me lule në të gjitha pikat kufitare, por ai nuk po ua dëgjon lutjet.

LEXO EDHE:  Rama kreu i narkoshtetit/ Të largohet nga qeveria

LEXO EDHE:  Berisha zbulon arritjen e madhe të Ramës/Nuk do ta bëja kurrë atë që bëri ai!

Duhej ky reagimi yt për ta bërë më të plotë tabllonë e një vendi qesharak, që po prodhon më shumë polemika për korona virusin, se sa të gjitha vendet e prekura të marra së bashku, ndonëse për fat të mirë nuk kemi ende asnjë të infektuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I dashur Tao Tao”/ Presidenca i përgjigjet Ballës: Po keqpërdorni ambasadorët

Publikuar

-

Nga

Presidenca i është përgjigjur kreut të grupit socialist, Taulant Balla teksa shprehet se ata po vazhdojnë t’i keqpërdorin ambasadorët dhe të fshehin të vërtetën e grushtit të shtetit.

Zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi ka ngritur një sërë pyetjesh ndërsa thekson se Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre

“I dashur Tao Tao,
Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s’ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.
Ju po vazhdoni t’i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit.
Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?!
Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat!
Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?!
Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët!
Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?!
Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!
Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.
Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE.
Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar”, shkruan Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE